Dilema

808 90 39
                                    

Hapi syte pas atij makthi, me djerset e ftohta qe i kishin pushtuar trupin. Po, kishte qene vetem nje enderr e keqe i kujtonte vetes por nuk mund te largonte nga mendja e tij Anen dhe ate palacon e saj teksa putheshin, prekeshin sic benin sebashku dikur. Ndiente se po cmendej,nje cast ishte i sigurte qe ishte gati per ta harruar dhe ne tjetrin ajo shfaqej ne enderrat e tij per ti kujtuar qe nuk do te c'rrenjosej aq lehte prej Laertit. U ngrit ndenjur ne ate shtrat te huja dhe ktheu koken per te pare Marlen qe vazhdonte te flinte e qete duke perqafuar jastekun e bardhe me krahet e saj te zhveshur. Nuk deshironte ta zgjonte, nuk deshironte qe ajo te ishte deshmitare e nje tjeter prej atyre casteve te dobesise ku ai mendonte per Anen, jo pasi i kishte premtuar qe kete here ishte gati per ta hedhur pas ate dhe te shkuaren e tyre sebashku, kete here ishte gati per nje fillim te ri. Dhe kishin qene pikerisht keto fjale arsyeja pse ajo nuk kishte refuzuar puthjet e tij apo prekjet, pse nuk e kishte rezistuar kur Laerti e kishte shtyre mbi shtratin e bute per te vazhduar maratonen e tyre te puthjeve pasionante. Marla e mire flinte e qete, duhet te vazhdonte te fliste sepse nuk deshironte qe me paaftesine per te kontrolluar mendjen e tij bredharake te lendonte edhe Marlen, qe gjate ketyre dy muajve kishte qene prane tij ne cdo cast, qe ate mengjes kur me koken bucitese ishte zgjuar ne apartamentin e saj duke mos ditur si kishte perfunduar aty.
'Harroje Laert, harroje ashtu sic te ka harruar ajo ty' urdheronte veten, i sigurte qe Ana nuk mendonte per asnje cast per te, per jeten e tyre perpara se ai horri te futej ne skene. Mallkoi diten qe iu desh te largohej, mallkoi naten ne te cilen i ftohte e la te vetme ne shtratin e madh per te bere nje dush. Por cdo gje kishte patur nje shpjegim, nje arsyje, gjithmone kishte qene puna e tij, kishte qene frika qe e paralizonte qe nje femer si ajo, shperthyese mund te plaste ne cdo moment si nje bombe per te rrafshuar ate cka kishin patur, per te kthyer ne hi zemren e Laertit. Duhet te ishte i kujdesshem me te, dhe ndoshta kishte qene pikerisht kjo ajo cka kishte vulosur fundin e tyre. Kujdesi, te mendonte dhe te analizonte cdo fjale, cdo hap. Kjo kishte qene pikerisht ajo cka Ana kishte urryer, ishte i sigurte tashme. Ajo deshironte te jetonte spontanisht ndersa ai i kishte ofruar disa ekuacione precize matematike per jeten kur ajo ne vetvete perfaqesonte artin; artin e paforme, te paparashikueshem.
'Perzije nga mendja jote Laert, mos e ler te shkaterroje te ardhmen, mos i lejo te fitoje serisht' vazhdonte insistonte ajo pjese e mendjes se tij qe ishte e vendosur per ta urryer Anen, ajo pjese e mendjes se tij qe ne cdo cast dobesie, ne cdo cast kur ai terhiqte telefonin per ti shkruar dicka, nje 'Hey' apo 'Ckemi' te thate, i rikujtonte djalin qe qendronte ne studion e saj, djalin qe ajo e kishte fshehur aty. Ndersa zemra insistonte qe ajo ishte e pafajshme dhe kishte qene ai i verbuar nga xhelozia qe nuk e kishte lejuar te shpjegohej, qe nuk e kishte degjuar. I kujtoheshin lotet e saj te kripur qe rridhnin papushim ne faqet e Anes, buza e saj e poshtme qe dridhej teksa pergjerohej qe ai ta degjonte. Ato lote nuk ishin te genjeshtert, ajo nuk ishte nje genjeshtare e rendomte.
'Boll, boll me, boll' kritikoi veten per ate tjeter cast dobesie, ate tjeter cast ku i lejonte vetes te pushtohej nga ndjenjat qe ende ushqente per Anen, qe i lejonte atyre ndjenjave te mashtronin dhe te helmonin gjykimin e tij. Ajo kishte tjetrin dhe ai tanime kishte Marlen. Te miren Marle qe nuk meritonte te tradhetohej qofte edhe vetem nga mendimet e tij rrugaceske.

*

U shkeput prej Markos duke e shtyre larg vetes, sikur te ishte ai fajtori per ato mendimet e saj te palogjikshme, sikur te ishte ai fajtori per deshirat e saj mekatare. Jo, nuk mund ti lejonte vetes te ngaterronte shoqerine e tyre ne qorrsokaqet e dickaje fizike, dickaje qe kurre nuk mund te ishte dashuri sepse zemra e saj kishte dashuruar vetem dike, Laertin, dhe gjithmone do te adhuronte vetem ate. Marko ishte miku i saj, shoku i ngushte qe nuk e kishte patur kurre, ai qe e mbeshteste, degjonte, kuptonte, ai qe nuk mund ta humbiste, ai qe deshironte ta kishte krah saj ne cdo hap. Marko nuk mund te shnderrohej ne gabimin e nje nate vjeshtarake per te cilen do te pendohej ne vazhdimesi vetem sepse ne ate mbremje te lagesht nuk arrinte te mbante nen fre deshirat e saj. Ishte konfuze, mungesa e Laertit, boshlleku qe ai la pas kerkonin te mbusheshin nga prania e nje te huaji qe do te largohej serisht per te lene pas te njejtin boshllek.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now