Nje ndjenje...

810 89 37
                                    

'Mund ta kastrojme, e di kete apo jo?' tha Aria ne anen tjeter te telefonit pasi Ana i shprehu dyshimet e saj qe Laerti e kishte zevendesuar tashme me nje tjeter.

'Nuk jam e sigurte dhe u be 2 muaj tashme qe nga ndarja, eshte mese normale. Dhe ti je ne anen tjeter te botes' i kujtoi shoqes se saj.

'Per ty do vija qe tani.' Ishte bukur te kishe nje mike si Aria, me shume se shoqe, nje moter.

'Me gjej vec nje bisturi dhe i zgjidh vete gjerat une'

'Tani po qe po flet Ana qe njoh. Kisha frike se mos ai Marko te kishte shnderruar ne te embel sherbet si veten'

'Xheloze per Markon.' E vuri ne loje Ana.
Ai ishte i dyti qe e njihte vertete, prane te cilit mund te ishte po aq e lire sa edhe me Arian.
Ne fund te dites kishte gjetur nje mik te mrekullueshem qe kishte bere edhe periudhen me te veshtire te saj te pranueshme. Kishte qene prane saj cdo dite. I sillte torten e saj te preferuar pas pune kur ajo ankohej qe ate dite ndihej vecanerisht e merzitur.
Nje dite i kishte sjelle nje zambak te bardhe me aromen e mire. 'Per te zevendesuar lulediellit. Kjo nuk do te thote qe nuk do kete me diell per ty' i kishte thene teksa e terhiqte ne krahet e tij.
Edhe vetmia kishte qene e kendshme me Markon prane saj.

'Pff e vetmja gje qe ka ai dhe se kam une eshte dicka mes kembeve' shfryu Aria. 'Sjam aspak xheloze.'

'Amerika te ka bere perverse. Apo Kevini? Ate qe se bera une dot ne tere keto vite e beri ai kokqepa.'

'Dhe une qe mendova qe njehere te vetme ja hodha pa u permendur ai.'

'Prape eshte rekord, 43 minuta. Duket qe nuk jam mire.'

'Do ikje ti apo jo? S'u bere vone?' I kujtoi Aria.

'Tani tani.' Dhe pasi u pershendeten, pershendetje qe ne telefonatat e tyre ndiqeshin nga ndonje thashethem i ri dhe zgjatnin edhe 10 minuta te tjera mbylli telefonin dhe duke pare edhe njehere te fundit veten ne pasqyre, terhoqi canten dhe doli nga apartamenti i vogel duke lene pas portretin e paperfunduar te Markos.
Kalonte mbremjet e te premtes ose te shtunes tek Folie. 'Do jem zyrtarisht orientuesja jote ne perzgjedhjen e gocave' i kishte propozuar nje mbremje kur ai i ishte afruar me dy shotsa ne dore. Premtimi per mos te pire ishte thyer sebashku me lidhjen e saj me Laertin. Zoti s'do e merrte inat, fundja e kishte permbushur me dinjitet premtimin per 3 jave te plota. Vertete s'ishte purifikuar per parajse por ama purgatorin e kishte te merituar.
'Kush thote qe dua vajza nga keto ketu une.' Kishte shpallur Marko pasi kishte rrekellire shotsin.
'Po s'gjete vajza ketu per 'hmm hmm' sdi se ku mund ti gjesh tjeter'
'Cfare eshte kjo hmm hmm, ma shpjego pak mua trashaluqit?' e kishte ngacmuar ai.
'Me çerdhe je ti? Edhe ato te kopeshtit e dine' kishte thene Ana.
'Ndoshta tani se une ne kopesht vetem kukullat e Italia Unos dija' vazhdoi ai teksa i buzeqeshte.
'I trashe qenke me verte athere. Te besh dashuricka pra.' Shpjegoi. Marko shkundi koken dhe qeshi pa thene asgje. Qe ate nate mundohej cdo mbremje ti gjente nje shoqeruese te denje, por ne fund te nje tjeter fundjave ishin serisht vetem ata, ai dhe ajo...

*
Thonin qe edhe dhimbja me e madhe zbehet, harrohet si cdo gje tjeter ne jete. Sic do te harrohemi edhe ne vete nje dite.
Zbehet jo sepse rresht se ekzistuari ai stilum dhimbje shkaktues, zbehet sepse qenia jone mesohet te bashkejetoje me te. Nje proces pershtatjeje per tu pasur zili mendonte Laerti. Krahasonte ate bashkejetese te sukseshme te tij me dhimbjen me ate te deshtuaren me Anen.
I mungonte? Do te genjente nese thoshte qe jo. Deshironte ta kishte prane serisht? Jo. Jo kur ne trupin e saj do shikonte gjithmone gjurmet e duarve te atij tjetrit. Ajo nuk ishte me Ana e tij e paster. Ajo tani me ishte nje e huaj, po aq e huaj sa femra e dyte qe fuste ne ate qe dikur kishte qene shtrati i tyre.
Pse e ben kete Laert? Pyeste veten kur hapte syte per te ndjere nxehtesine e nje tjeter trupi prane vetes. Pse? Sepse deshperimisht mundohej te rikrijonte ate rutinen qe dikur ndante me Anen. Nje puthje e vjedhur teksa ajo ferkonte syte, kafeja e nxehte qe pergatiste me aq dashuri, sfida per pasqyren ku shtynin njeri tjetrin duke qeshur.
Ishte aq e thjeshte te rikrijonte keto caste me nje tjeter zbuloi. Nuk kishin qene valle aq unike sac mendonte ai?
E thjeshte, por dhe e pamundur ne te njejten kohe. E pamundur qe te ndihej njesoj pas asaj puthjeje dhuruar buzeve te huaja, buze qe kurrsesi nuk imitonin butesine e atyre te Anes. Floke me te ashper, sy me te ftohte, kende trupore me c'proporcionale.
Mund te imitoje cdo gje por nuk mund te imitoje ndjenjat zbuloi. Prezenca e nje tjetre nuk mund te mbushte boshllekun e lene prej Anes sepse asnjera nga dy femrat pas pas nuk zoteronin zemren e tij.

'Mos u mundo ta fshish Anen duke perdorur te tjera, duke me perdorur mua. Eshte e padrejte'
Rikujtoi fjalet e Marles ate mengjes kur i lenduar ishte zgjuar ne shtepine e saj. E kishte terhequr drejt vetes per ti rrembyer nje tjeter nga ato puthjet pasionante si te New York por ajo e kishte shtyre tutje.
'Me fal' kishte thene pa kuptuar gabimin e tij. Ajo e deshironte, e kishte pranuar edhe me pare, ndersa Laerti deshironte te harronte.

'Vertete me pelqen por do zgjidhja te isha mikja jote perpara femres qe do ta urresh pas nje apo dy neteve ku shfryn ne trupin e nje tjetre inatin ndaj Anes' kishte shtuar para se ti zgjaste nje ilac per koken dhe nje tjeter gote me uje te ftohte.

*

'Syte te hyrja te ngelen plako. Do vi apo jo sonte ajo 'shoqja' sexy qe ke.' Ishte banakieri, ai qe sa e sa here i gjuante supeve per ti terhequr vemendjen kur perhumbej me shikimin nga dera ne pritje te Anes.
I referohej gjithmone Anes si sexy, dhe ai epitet e bezdiste ne nje menyre te cuditshme. Kishte dashur qe Lea te ishte e bukur edhe per te tjeret, kishte deshiruar aq shume qe ta admironin dhe xheloze te drejtohenin gishtat nga ai,'biri fatlum i buces' sic do thonin djemte me situata te tilla.
Ndersa me Anen ishte ndryshe, deshironte qe ajo te ishte e bukur vetem per syte e tij.
Sjellje prej shpellari na ke dhe ti Marko, kritikonte vetem. Ajo ishte vetem nje shoqe e mire. Nje shoqe qe edhe sonte do te vinte me Folie per ti gjetur nje 'nuse per shtepi', sinonimi i saj per nje femer te ulet sa per nje nate. C'mund te gjeje tjeter ne nje klub fundja? Te vetmet te gatshme ishin te deshperuarar per vemendje dhe kurvat.

'Se di.' Genjeu Marko.

'Akoma s'keni bere gje e?'

'Jemi shok.' Insistoi serisht Marko.

'Pirdh pirdh. Pastaj kur eshte bere ndonjehere shoqeria pengese per seks?' Banakieri qeshi sikur te kishte thene gjene me te zgjuar. MRko mblodhi vetullat i nevrikosur, por zgjodhi te injoronte serisht ato kunjat e tij rreth Anes.
'Nese se ke nder mend ti plako, te pakten ndaje me ne te tjeret. Eshte kokrra pjeshkes ajo, duket.' I kishte thene nje dite, por fytyra e vrenjtur e Markos dhe ai grushti i shtrenguar perpara turinjve te tij kishin bere punen e tyre dhe komente te tilla nuk ishin perseritur me.

'Eshte shoqja ime' i kujtonte vetes sa here ai mashkulli pervers brenda tij e zhvishte Anen nga rrobat e saj te bukura, mendonte per te nen vetem, per prekjet, renkimat e saj.
'Eshte shoqja ime me e mire' kembengulte me veten sepse ndoshta vertete miqesia nuk ishte nje pengese per dicka me shume, por ishte kjo 'dickaja me shume' qe behej nje pengese e pakapercyeshme per shoqerine, shoqeri qe ishte i vendosur per mos ta humbur.
Ndoshta Ana kishte te drejte, ai 'hem hem' qe ajo sygjeronte ishte cka i nevojitej per te kthjelluar mendjen. Fundja eshte shkencerisht e njohur, apo jo, qe djemte mendojme me byce dhe me disa gjera te tjera. Ndoshta ishte mungesa e seksit arsyeja se pse pertej portretit te 'mikes' se tij kishte filluar te shikonte femren terheqese, femren epshndjellese qe ndizte deshirar e tij, qe zoteronte enderrat e tij.
Ndoshta, por ai ishte mjaftueshem i forte per te luftuar ato hormonet pise dhe per te zgjedhur shoqerine, gjithmone shoqerine...
Nuk mund te humbiste Anen, te emblen, te cmenduren Ane... Te vetmen qe dinte ta bente te qeshte vertete, vajzen qe e para i kishte dhuruar pakez lumturi, nga ajo qe Lea kishte vjedhur dhe harruar te kthente.
Te paren qe pas Leas e bente te ndjente dicka, nje ndjenje te cuditshme me te embel se miqesia dhe me te forte se deshira e fizikes, nje ndjenje qe si nje filiz i njome kishte ngritur koken e dobet me shkretetiren qe ishte zemra e tij e rrenuar, nje ndjenje qe ushqehej me Anen per te ribashkuar me rrenjet e saj ato copezat e asaj zemre qe ai kishte menduar se e kishte humbur pergjithmone...
Ai ndjente...
Nje ndjenje e frikshme, e bukur, e njome, e shtypur... Nje ndjenje...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now