Mos...

780 78 66
                                    

'Kam bere nje pune te mire apo jo?' nuk degjoi hapat e saj te bute, nuk kishte degjuar as perplasjen e deres se tualetit. Ato fjale te ftohta si copeza akulli e bene te ngrinte, te frikesohej. Ato fjale te peshperitura aq bute e ne te njejten kohe te bertitura te nje shpirti qe burgoste ndjenjat e tij pas nje petku ftohtesie e bene te shtangte.

'Po' ishte pergjigja e sinqerte e tij teksa vazhdonte te shikonte fytyren e tij mbi nje pikture shume i frikesuar per te ndeshur syte e Anes qe me zerin e akullt po e mbeshtillte me petkun e nje parandjenje te keqe qe me aq zell kishte luftuar; madje ne nje cast kishte menduar se kishte triumfuar mbi frikerat e dyshimet e saj por ato kishin ngritur kryet serisht. Ndoshta mund te fitonte zemren e Anes por kurre nuk mund te mposhte mendjen e saj, nuk mund ta zoteronte plotesisht ate.

'Ashtu mendoja edhe une, e di.' kete here e ndjeu, teksa afrohej ngadale drejt tij per te qendruar krah Markos, syte e saj te fiksuar ne portretin perballe tyre ndersa te Markos kerkonin medoemos te takonin ato te Anes.

'Por mendoj qe kurre nuk do te zoteroj plotesisht syte e tu. Ka aq shume ngjyra dhe ne te njejten kohe aq pak. Shume pak ngjyra per te ngjyrosur tere ndjenjat qe ti mbart ne ata dy sy.'

Ti zoteron zemren time deshironte ti pergjigjej ne ate cast. E c'ishin syte fundja, vecse nje pasqyre e shpirtit, e zemres qe rrihte per Anen. Syte e tij ishin te saj, tere ngjyrat e tyre i perkisnin vetem Anes, Anes qe e verber refuzonte te shikonte qe nje zemer rrihte per te; Anes qe ate cast u kthye per te ndeshur shikimin e Markos me syte e saj te larget, po aq te ftohte sa edhe zeri i saj; ftohtesi qe ngriu ate mbremje te nxehte qe ndane me njeri tjetrin vetem pak caste me pare.

'Mos e bej kete Ane' neperdhemi Marko teksa i afrohej per ta terhequr drejt vetes, per ta perqafuar. Jo, nuk do te trembej nga syte e saj te enjtur e te skuqur, syte e nje femre qe kishte qare teksa ai buzeqeshte perpara nje cope te pikturuar me fytyren e tij.

'Te bej cfare?' u step per ti shpetuar prekjes se tij, te njejtes prekje qe deri pak me pare e kishte mirkpritur tani e shperfillte, e urrente. Deshironte aq shume ti arratisej atij casti te mallkuar, atij realiteti te makthte.. Deshironte te arratisej larg Markos, Laertit, asaj studioje te mallkuar qe ishte e tere jeta e saj, ti arratisej Tiranes me ajrin e saj te rende, qytetit ku kish shkruar deri me tani historine e saj. Deshironte te arratisej, te largohej per mos te qene deshmitare e lendimit te Makos, lendim qe kete here ajo vete do ta mbillte ne shpirtin e tij.

'Kete.' u pergjigj Marko. NJe pergjigje absurde, por ajo e kuptonte, e kuptonte qe fjalet ishin te pamjaftueshme per te peshkruar cka ndjenjin dhe ata ndjenin, te dy ndjenin dashurine qe ajo mohonte, frikerat qe ajo perqafonte, dyshimet qe ajo i lejonte ta udhehiqnin.

'Mos me shty me tutje.' plotesoi ai. 'Mos, mos fshi me lot ate cka ndame me njeri tjetrin. Te lutem, mos Ane.' mori fryme thelle perpara se te vazhdonte 'Une, une te...'
E donte, ishte i sigurte, i vendosur per ti falur jete atyre fjaleve te pathena. Nuk nguroi, por Ana u tregua me e shkathet duke e nderprere

'Mos ti Marko. Mos i thuaj ato fjale' kercenoi ajo teksa shtrengonte edhe me fort robdershamin e bardhe rreth trupit te saj nga i cili kishte fshire prekjet e puthjet e Markos me nje dush te gjate.

'Eshte e verteta. Pse i fshihesh te vertetes?' pyeti me zerin qe i dridhej.

'E di kush eshte e verteta?' ndeshi serisht shikimin e tij prites me syte e saj vrastar, te eger, hakmarres. Per cfare deshiron te hakmerresh Ane? Cte kam bere per te merituar ate shikim? deshironte ta pyeste por e la te fliste, te shfryhej... I papergatitur per te verteten e genjeshtert qe ajo i servirte vetes, per genjeshtren qe ajo e besonte marrezisht, per ate te vertete te rreme qe do ta thyente edhe njehere zemren e tij.

'E verteta eshte qe une dua nje tjeter. Dashuroj nje tjeter qe nuk je ti, nje mashkull qe neser ne 10 do te jete ulur pas nje tavoline te mallkuar kafeje duke me pritur sepse une ia kerkova. Une.' tregoi me gisht drejt vetes per te perforcuar ate cka thoshte. 'Dhe une do te kthehem me te, une dua te kthehem me te per te pire cdo kafe mengjesore ne tavolinen e apartamentit tone dhe jo ne lokalet e qelbura te Bllokut. Une dua jeten time mbrapsht' tha me zerin e plote 'Jeten ku ti nuk ben pjese, ku nuk ka Marko dhe nuk ka dyshime dhe nuk ka me pije e shotsa tek Folie. Une dua Lajen.'

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now