'Gezuar Ana' murmuriti nen ze me goten e whiskyt te ngritur ne ajer per mos ta cakitur me askend. Nje dolli vetmitare per ditelindjen e dashurise se tij te humbur. Nje nate vetmitare per te perqafuar alkolin qe dinte si te pergjumte ato ndjenjat e pakendshme te dites. Ne anen tjeter te oqeanit ku ora shenonte vetem 6 e pasdites pinte ne cepin e hotelit, larg kolegeve qe ndoshta e shikonin te habitur. Si kurre me pare, me mjekren e parruar dhe floket e lemshta mengjesore nuk e vriste mendjen per paraqitjen e tij. E cuditshme qe gjithmone kishte quajtur qesharake meshkujt qe pinin dhe refuzonin te ruheshin si nje revolte kunder zemrave te thyera, planeve te parealizuara, shpresave te vjedhura. Tani qesharak ishte vete, qe ishte bere nje prej tyre.
Dy ditet e fundit ne Tirane i kishte kaluar ne nje hotel te rendomte, shtepia shume boshe dhe pajete pa Anen prane.
Pse kishte pranuar ate pauze idiote kur e dashuronte cmendurisht? Pse e kishte pare teksa shkonte pa levizur asnje muskul te fytyres se tij? Sepse ajo kishte te drejte, diku gjate rrugetimit drejt suksesit kishte harruar te balanconte jeten poshe profesionale me ate te pasuruaren me dashuri. Diku gjate rruges e kishte humbur duke ecur me hapa te medhenj, pa pritur, pa kthyer koken per Anen.
Duhej te rigjente ate kthese te gabuar, te rigjente ekuilibrin perpara se te shtrentonte serisht doren e saj.
Ajo ishte ndryshe, ajo ndihej ndryshe, ajo e la...
Zgjidhte te besonte qe edhe ajo si ai e dashuronte, te dy kishin nevoje per te menduar. Besonte tek dashuria por trembej, frikesohej, jo, tmerrohej nga ideja qe dikush tjeter mund ta rrembente ate.
Humbiste ne ate vorbull mendimesh, ku mijera skenare suleshin drejt tij njeheresh.
'Je mire?' kishte pyetur kolegia bishperdredhur teksa imbarkonin avionin drejt tokes amerikane.
'Po' nje genjeshter e thene bukur eshte po aq e besueshme se e verteta, por femra si ajo nuhatnin. Nuhatnin aromen e deshperimit, perfitonin nga ato caste dobesie. Jam ketu per te bere merzine tende me te kenaqshme dukej se thoshte shikimi i saj provokues. Ne ato caste i neveritej me shume se kurre qe syte e saj te poshter shihnin plaget e tij te njoma.
Ishte po ajo qe iu afrua ate pasdite veshur me nje fustan te ngushte qe e kishte kombinuar me takat e larta.
'E dija qe nuk je mire. Mund te flasesh me mua.' Kerkoi, jo, urdheroi teksa ulej krah tij dhe porosiste serisht te njejten pije si Laerti. Nje femer e veshur me rroba klasike, te cilat i ndoste me vulgaritetin e saj, nje femer pa imagjinate, pa karakter. Ana e tij do te kishte porositur vere edhe nese nje tavoline e tere do te ishte duke pire uje, Ana e tij i qendronte besnike deshirave te saj, Ana e tij qe nuk ishte me e tija. Piu nje gllenke tjeter dhe u kthye nga femra qe mundohej te pershtatej duke porositur te njejtat pije. Kishte nevoje per Anen qe ishte ndryshe, qe ishte ngjyra ne mes te peisazheve bardh e zi.
'Per cfare po pin? Ti nuk pin kurre?' Luante si disa jave me pare me goten, e njejta loje e shemtuar. Duhet te provonte dicka te re nese deshironte ta bente te sajin, e njejta loje e felliqur nuk do funksiononte.
'Per ditelindjen e Anes'
'Vajze me fat Ana.' Tha neperdhembe. 'Gezuar' ngriti goten e saj ne forme dollie. Nuk beri te njejten gje, ajo ishte nje e paftuar ne festen e tij vetmitare...*
'Gezuar ditelindjen Ane' uroi veten teksa terhiqte ne dyshemene tere njolla boje te studios dyshekun e ri me krahet e mpire nga gjumi i parehatshem kruspull ne te voglin divan.
Vendosi dyshekun ne dyshemene ne qender te dhomes dhe u hodh mbi te.
Kishte dite qe jetonte ne studion e vogel. Hynte dhe dilte per ne pune, per te bere blerje te vogla, zakonisht ne marketin e vogel te lagjes.
'Je transferuar tani?' kishte pyetur nje dite shitesja e shendoshe teksa i zgjaste buken e ngrohte te sapodale.
'Perkohesisht.' Ndoshta pergjithmone, kush e dinte fundja sec i servirte e nesermja. Gjerat ndryshonin sa hap e mbyll syte. Koha kalonte aq shpejte sa dukej se kapercente dite e muaj.
I dukej si te kishte ndodhur dje ai takimi i saj i pare zyrtar me Laertin, ku ne nje nga kafete e vogla prane Petro Ninit sfidonin njeri tjetrin ne nje loje qe Ana kishte shpikur.
'Meqe ke kaq qejf te pergjigjesh me nje fjale luajme nje loje. Qe tani e tutje sna lejohet te themi me shume se nje fjale.'
'Kaq?'
'Po. E kuptove mrekullisht lojen'
'Nga te lindin keto ide? Pa filluar loja ende po te pyes.'
'I kam spontane, kam mendje pjellore une.' Kishte genjyer sepse ne te vertete kishte menduar ore te tera per dicla origjinale. Deshironte qe edhe sikur ajo te ishte kafja e fundit qe pinin, ai ta mbante mend gjithmone.
DU LIEST GERADE
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!