Ritakim

643 71 16
                                    

Rregulloi per here te fundit floket duke futur tere kujdes ondet e medha pas veshit te majte. Kur me ne fund u ndje e kenaqur me pamjen e saj, doli nga dhoma e vogel per te trokitur fort ne ate te te vellait.

'Cfare?' bertiti ai nga brenda dhomes pa denjuar te conte bycen per te hapur deren. Ana uli vete dorezen, duke lene menjeane etiketen dhe respektin per mos tu futur ne dhomen e tij pa leje. Ne fund te fundit ishte e motra.

'Do me cosh deri tek folie.' njoftoi ajo.

'C'thua moj? Une jam me pizhama e kush nxjerr makinen.' u ankua i vellai qe si pasha qendronte shtrire mbi shtratin e rremujshem per shtate pal qejfe.

'Te lutem. S'kam nder mend te eci ne maje te takave.' u ankua Ana.

'Merr taksi e zgjuar.' ia ktheu ai.

'Sa ta gjeje taksisti kete shtepine tone fshehur neper rrugica gdhiu e nesermja. Cohu, do te te kem nje borxh te madh.' iu lut ajo.

'Vetem meqe qenke bere nje pjeshke e vertete. Te lejohet tani fundja, je single' komentoi i vellai teksa ngrihej tere pertese nga shtrati vogel.

'Une gjithmone e mire kam qene' u pergjigj ajo tere modesti.

'Mendon ti, gje e mire qe genjen e ushqen vetebesimin tend' e ngacmoi i vellai.

'Je thjesht nje çiloz'

U ngacmuan me njeri tjetrin gjate tere rruges deri ne clubin e famshem. Ne te vertet shtepia e saj nuk ndodhej larg qendres, por e fshehur mes rrugicave te paasfaltuara e te pushtuara nga balta ishte nje makth me vete te ecje deri atje.
E falenderoi te vellain kur ky i fundit ndali ne fillimin e pedonales, madje edhe iu afrua per ta perqafuar por ai i shpetoi shtrengimit te saj duke i thene qe mos ta zgjaste shume. 'Te solla deri ketu, minimumi meritoj te trajtohem si i rritur' kish thene ai i qeshur.
'Per mua gjithmone do mbetesh nje cerr' ia kishte kthyer Ana perpara se te perplaste fort deren e makines se vjeter. Madje per nje cast u frikesua qe pas asaj perplasjeje ajo do te cmontohej dhe do ti mbeste ne dore.

*
Eci me hapa te ngadalte drejt hyrjes se kinemase, jo vetem prej takave te larta qe e benin te pamundur te ecte shpejte, por edhe sepse per here te pare ate mbremje u ndje e sikletosur. Ne fakt e sikletosur nuk ishte fjala e duhur, u ndje e emocionuar, qe pas aq shume kohesh do te rishikonte Markon. Dhe e frikesuar, e trembur nga reagimi i tij.
Mund te hiqej sikur nuk e njihte aspak, dhe kjo do te ishte nje sjellje mese normale. nese do te kish qene ne vendin e tij sdo te deshironte tja shikonte bojen vajzes qe e kishte genjyer e braktisur per te vrapuar ne krahet e nje tjetri.

Ose ndoshta do te ecte drejt saj, per ta share, per ta ofenduar, shtyre nga urrejtja qe ushqente kundrejt Anes por e flaku tutje kete mendim. Marko i saj nuk ishte i tille, ai kurre nuk kish thene nje fjale te keqe rreth Leas, jo, ai nuk do te ndryshonte dhe te niste krejt papritur te shante Anen.
Marko i saj... Marko i saj qe ne fund te dites nuk ishte dhe nuk kish qene kurre plotesisht i saj.

'Cme ecen si kermilleshe plake?' ishte zeri i njohur i Kevinit ai qe e zgjoi nga stupori i mendimeve ne te cilat ishte zhytur.

'Takat.' u justifikua Ana.

'Leri keto ti leri, por thuaj qe ke frike.' e ngacmoi Kevini dhe per here te pare, nuk ndjeu nevojen te shtirej si e forte dhe pranoi ate cka ndjente. Frike.

'Po, kam' belbezoi ajo teksa Kevini i zgjaste krahun e tij per ta ndihmuar te ecte distancen e fundit drejt hyrjes se klubit. Ishte aty duke e pritur sepse vetem pak me pare i kishte telefonuar duke e njoftuar qe ishte aty dhe po ecte drejt Folie.

'Do nje tjeter keshille?'

'Brenda apo jashte 5 minutshit tend prej gjeniu?'

'Vleresoje vete. Une mendoj qe eshte goxha e zgjuar edhe kjo'

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now