Te lire

867 97 62
                                    

'Kush eshte marre me klientin e Voskopojes?' perplasi deren fort pas vetes dhe me telefonin qe shtrengonte ne dore si te ishte nje arme e ftohte, me shikimin e egersuar sfidonte te tere qe punonin ne studion e vogel arkitekturore, imobiliare dhe me pak doza financiare.

'Une' tha Ana pa shkeputur syte nga ekrani i ndricuar i kompjuterit ku po merrej me perfundimin e nje projeki.

'Pse vendosja e ndricimit nuk ishte si kishte kerkuar zoteria?' iu hakerrye teksa afrohej per tu mbeshtetur ne tavolinen e Anes duke afruar gjoksin e saj te ekspozuar ne fytyren e kesaj te fundit.

'Sepse i shpjegova zonjes qe kerkesa e tyre ishte absurde dhe jo ekonomike dhe i parashtrova idene time per nje ndricim me qendror, dhe gjithashtu qe i peshtatet stilit te shtepise. Ajo ishte dakort'
Ana i kishte shpjeguar vertete por zonja dukej se ishte me e interesuar ne telefonin e saj, qeshte vend e pa vend teksa Ana fliste per detaje teknike dhe kerkonte ndjese duke thene me qindra here qe ishte nje bisede grupi ne Whatsapp. I kishte terhequr vemendjen dy tre here, duke e pyetur nese ishte e qarte dhe ajo gjithmone kishte pohuar. Kur ne fund i kishte kerkuar te zgjidhte mes dy opsioneve ajo kishte zgjedhur ate te Anes dhe ishte larguar me syte qe nuk i ndaheshin telefonit. Ishte e cuditshme si femra si ajo nuk thyenin qafen rrugeve mendonte Ana.

'Atehere pse zoteria me kontakton i acaruar me rezultatin e punes tone?'
Punes tone? Mos me bej per te qeshur kucke deshironte ti thoshte per ti kujtuar qe puna e vetme e saj kishte qene te sfilonte dhe te acaronte nervat e Anes dhe kolegeve te saj qe vertete punonin me kercitjen acaruese te takave te shtrenjta.

'Sepse mesa duket zonja dhe zoteria nuk u merrkan vesh aq mire me njeri tjetrin. C'rendesi paska fundja ndricimi romatik i dhomes kur ato nuk komunikonkan as per keto gjera' Zoteria me idene e tij te nje ndricimi sa ekzotiko oriental deshironte te impresiononte dashnoret e tij te shumta.

'Mos bej karagjozen me mua.' bertiti 'shefja' teksa afrohej edhe me prane Anes.

'Degjo, fare thjeshte mund ti rikthehemi projektin fillestar. E kam te ruajtur, por besoj se dhe ti e kupton qe nuk eshte faji im, kur une i shpjegova gjithcka.'

'Nje pakenaqesi nga nje klient i tille eshte shume problem. Ti nuk ja ke idene ndoshta sepse je nje punonjese e thjeshte por jam une qe me duhet te duroj tere peshen e gabimeve tuaja mbi supe. Jam shume e pakenqaur nga performanca jote Ana.' 

'Po tallesh besoj? E pakenaqur? Kur kam dy vite qe punoj per ju dhe nuk mungoj asnjedite, madje edhe pertej orarit.'

'Paske ankesa?' mllefi ne zerin e saj ishte i dukshem.

'Ne fakt kam, nese e paske kaq te veshtire te duronke peshen e gabimeve tona pse nuk i ben vete projektet? Pse nuk ulesh me ne dhe te diskutosh rreth tyre? Ndoshta do ta ndjeje vertete peshen dhe jo sa per nje llaf goje, nese do punoje me djersen tende'

'Mblidh gjerat e tua, je e pushuar' shpertheu ajo. 'Nuk dua te te shoh asnje moment me gjate ketu me sjelljet e tua joprofesionale, duke filluar qe nga pantallonat e grisura'

'Nuk me ke punesuar ti, me ka punesuar bashkeshorti yt dhe vetem ai mund te me perzere. Dhe c'rendesi ka ca vesh kur qendroj ulur pas kesaj tavoline' Nuk ishte Ana ajo qe sfilonte sa lart e poshte fundja por ishte shefja qe shfryu e nervozuar perpara se te dilte duke perplasur deren pas vetes.
Nje dite me shume, i kishte fituar vetes vetem kaq mendonte sepse ajo pas nje nate seksi me burrin plakaruq do ti mbushte mendjen qe ta flakte Anen nga vendi i saj i punes. Nje dite por ishte krenare qe ne ate dite te fundit kishte arritur te bente qe nje emocion te shfaqej ne fytyren e botoksuar dhe silikonosur te gruas me unazen e diamantit.

'Si shkoi dita laluce?'

Lexoi mesazhin e Markos vetem kur gjate pushimit te saj te drekes shkoi per te blere nje nga ato lengjet e shendetshme tek FunkyMustache.
Kishin krijuar nje shoqeri te lezetshme se fundmi, ku kujdeseshin per njeri tjetrin. Ishin bere si ato jasteqet qe mund te grushtoje, qe perthithnin tere streset e dites. Ana nuk ishte e vetmja qe punonte, ne ate takimin e tyre te pare i kishte treguar qe Folie ishte vetem nje pune e dyte qe paguante mire, qe e bente ne fundjava duke mos patur dicka me te mire per te bere. Puna serioze ishte ajo e ekonomistit prane Infosoft, nje prej bizneseve te medhaja te kryeqytetit. Nuk mund te thoshte qe nuk ishte impresionuar, surprizuar madje qe ai djale ne dukje si nje harrakat me kohe te plote ne te vertete ishte aq serioz per punen dhe i perkushtuar ndaj saj. A nuk duhet qe njerezit qe dashuronin punen te ishin te tere si Laerti? Te ngurtesuar, me lidhjet e keputura me jeten mondane, me kafenete e qytetit? E kishte justifikuar ate aq gjate qe ishte puna qe e kishte distancuar nga realiteti, por perballe saj ate dite kishte qendruar nje djale qe e kishte bere te kuptonte qe ishte e mundur, te punoje madje edhe me shume sec bente Laja saj, dhe ne te njejten kohe te jetoje.
Marko ishte si ajo... Te dy punonin, okay Ana kishte mundesi te mos punonte me por crendesi kishte. Te dy kishin punuar dhe ne te njejten kohe gjenin serisht kohe per te shijuar jeten. E ku eshte e bukura e punes nese nuk i krijon vetes mundesi per te buzeqeshur?

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now