Janar 2014
Femren me syte e skuqur e te enjtur, ato rrathet e zinj te ngjyrosur nen sy, buzet e cara nga dhembet qe zhyteshin eger ne masen mishtore te buzes se saj te poshtme, faqet e tretura e ato nofullat e mprehta tashme aq te dukshme - jo, ate femer nuk e njihte ndonese prej nje viti ishte ajo e mallkuar qe e perqeshte permes pasqyres.
Edhe ate mbremje, ishte ajo qe dukej se e sfidonte, trazonte qetesine qe nje dush i gjate i kishte krijuar - qetesi e rreme e genjeshtare.'Zhduku' levizi buzet por asnje tingull nuk buroi prej tyre.
'Me ler te qete. Ti nuk je une. Une nuk jam ti.' E ndonese ate reflektim e urrente po ajo zgjidhte te lendohej sepse kur avulli vishte pasqyren duke fshehur ate, me doren e majte fshinte avullin per te pare serisht ata sy makthesh.
'Zemer, je mire?' nje e trokitur ne dere. Abi i saj. Ai, ai ishte i vertete. Ai qe gjithnje perkujdesej e shqetesohej per te.
'Po.' U pergjigj mbyturazi. Me robdershamin e peshqirte rreth trupit te saj te tretur doli nga tualeti. Ajri i fresket e jo i lagesht i dhomes shpoi lekuren e saj duke mpire ato mbaresat nervore. Me mire keshtu, me mire kur nuk jam vetem.
I buzeqeshi Abit qe ne bisht te syrit ndiqte veprimet e saj e shkoi te ulej ne anen e saj te shtratit. Gjeti me veshtiresi ndezesen e llampes mes rremujes se komodines qe prej javesh, ndoshta muajsh nuk kish marre mundimin te rregullonte.'Amantia, flit me mua. A je mire? ' ndjeu shtratin qe levizi nen peshen e Abit kur ai u ul prane saj. Ndjeu edhe doren e tij qe tere delikatese ndaloi mbi gjurin ende pak te njomur. Nuk do thyhem deshiroi ti bertiste Me prek si me perpara, me sfido si me perpara donte ta urdheronte pergjerueshem. Une jam e njejta, duhej ti kujtonte. Ajo ishte e njejta ndersa ai jo. Dhe ai si te tjeret ishte aq i matur e mekanik rreth saj. Stermendonte se cfare duhet t'ja thoshte e ne fund zbukuronte ato fjale qe ia drejtonte tere frike. Dhe vazhdimisht i perseriste ate pyetje te urryer - a ishte mire? Ai e dinte qe jo, e dinte qe ajo vuante e serisht hiqej sikur besonte apo 'po-te' e saj te genjeshterta.
'Mire jam'
'Me trego. Mos me mbyll jashte'
'Mos me trajto si nje kukull qelqi'
'Nuk po e bej' genjeu. E bente, e bente edhe ai e dinte.
'Ta provojme edhe njehere atehere' gjeti syte e tij, u perqendrua ne to. Mos me thuaj jo, te lutem mos thuaj jo.
'Zemer, e degjove se c'thane. Nuk, nuk eshte....' nuk ishte nje ide e mire... ja cdo te thoshte prandaj e nderpreu.
'E di se c'thane dhe s'me intereson. Eshte nje ide e mire per mua. Dua ta provoj serisht. E fundit here'
'Gjithmone thua keshtu' nuk largoi doren e tij prej kembes se saj. Nuk tentoi as ta rreshqiste ate me larte.
'Te lutem. Dua, dua kaq shume ....' lotet nuk i luftoi me. I la te rridhnin lirshem ne fytyren e saj te fresket.
'Po sfidon veten dhe trupin tend.'
'Po perserit fjalet e tyre. Boll e bere. Dua Abin tim' Goditi gjoksin e tij, e shtyu fort por nuk largoi doren e tij qe qendronte e mpire mbi gjurin e saj.
'Jam Abi jot'
'Nuk je. Je si ata. Me sheh tere, tere frike. Ke frike prej meje, ke frike per mua'
'S'eshte e vertete. Te dua'
'Po luan ate kaseten e xhiruar. S'me do me. Askush s'me do me. S'dua as veten' Mbuloi fytyren me duart e saj dhe qau.
'Shtt zemer. Do te behet mire. Do e zgjidhim, do ia dalim' e mbeshtolli me ngrohtesine e kraheve te tij e kete here ajo e lejoi.
'Edhe vetem njehere.' iu lut serisht teksa trupi i dridhej prej ngasherimave.
'S'kemi para' argumentoi kete here ai. Po zbutej. E dinte, edhe ai donte, e donte po aq sa edhe ajo ate femije - femijen qe zoti po i mohonte.
'Do shkruaj serisht dicka. Do e shesh diku. Do ti gjejme' foli shpejte. Peprara se ai te ndryshonte serisht qendrim.
'Skenari i fundit ishte nje deshtim. Fertilizimi in vitro kushton e kush na siguron qe kete here nuk fo deshtoje, serisht'
Tre here, tre here te mallkuara as mjekesia e modernizuar nuk kishte arritur te mposhte zotin.
Nje femer e vdekur, ja c'ishte. Nje femer qe s'ish e tille.'Dua te jemi nje familje' i peshperiti.
'Jemi, jemi nje familje' duart e tij mberthyen fytyren e saj, e detyruan ta shihte. E ledhatonte, madje edhe e puthi - serisht butesisht e tere frike. C'dreqin kish bere me pasionin e tij prej artisti? A e kishte vrare ajo edhe ate?
'Kujdesu per veten Amantia, te lutem. Te dua. S'dua te te humbas. Femije, femije mund te adoptojme me vone'
'S'eshte njelloj'
'Me mjafton ti per te qene i lumtur. Do udhetojme, do realizojme tere ato enderrat tona.'
'Enderra jote me e madhe eshte nje familje me shume femije. Une s'mund te ta realizoj ate' e serisht qau. Qau sepse e dinte, e ndjente - nuk mund ta bente te lumtur.
'Jo, je ti. Je ti' fytyren e saj se leshoi. Vazhdoi ta puthte por asgje, asgje nuk arrite te treste frikerat e saj, te pergjumte ato demonet qe e torturonin, te c'rrenjoste ato idete qe kishin zene rrenje ne mendjen e saj.
'Fleme atehere' u shkeput prej tij dhe fiku ate llampen e vogel.
'Ilacet. I ke pire?' E ndihmoi te mbulohej, e puthi ne balle si te ishte mamaja e saj.
'Po' genjeu. Nuk i pinte prej nje muaji tashme. I flakte ne tualet e shkarkonte ujin. Ato helme qe shkaterronin edhe me tej trupin e saj te pajete nuk i donte. Donte nje femije - femijen e saj.
U shtri edhe ai, e terhoqi prane vetes. Puthi qafen e saj, zhyti doren nen robdershamin qe kishte harruar te hiqte per te prekur gjoksin e saj te vogel por as ato prekje nuk zgjonin dot deshiren e saj.
'Jam e lodhur' genjeu me syte qe i shtrengonte mbyllur.
'Mire' terhoqi doren por vazhdoi ta perqafonte, si per ti kujtuar qe ai ishte aty, gjithnje prane saj.
not for the faint of heart! :p
(1 pjese ne dite, mgjths deri te 16 i kam publikuar njehere dhe mgjths deri tek 22 i kam gati 😅)