4 - (2016)

619 96 60
                                    

Gjithmone ka nje zgjim, nje cast qe trondit rrjedhen e pergjumur te jetes, shtyn njerezit te ndalojne per te pare perreth e per te pyetur veten: Cpo bejme?
Gjithmone ka e per te ish ajo pasdite e rendomte teksa capitej e lodhur pas ecjes se gjate neper Tirane.
Aty, ne pedonalen pak hapeshe qe ne fakt s'meritonte as te quhej e tille njohu ate. Profilin e Abit, pak me i venger se me pare. 2 vite kuptoi, mund te te ndryshonin prandaj ndaloi se ecuri e permbysi syte. Nuk donte ta takonte e nuk donte qe ne syte e tij te shihte se si kish ndryshuar edhe vete ajo. Ose se si nuk kishte ndryshuar - se si ne ate nje vit e gjysem kish ekzistuar boshe me qellimin e vetem per te qendruan ne siperfaqe te ujerave te trazuar, pa notuar drejt bregut apo drejt infinitit.
Donte te fshihej mes njerezve, por mes tyre gjithmone kish stonuar e rene ne sy. Qofte kjo prej atyre flokeve aq te dendur e te shkelqyeshem edhe pa i kuruar me asnje krem apo prej faktit qe ne nje popull mesatarisht te shkurter ajo ishte e gjate.
Dhe ate pasdite Abi e pa. Ajo e pa teksa e shihte, e kuptoi qe ende dinte ta lexonte ate qe ai donte te fshinte - si ajo nuk deshironte te shihej.
Dhe pa ditur pse, eci drejt tij krejtesisht shkujdesshem, per te paren here pa ndjere frike. Per pak sekonda u ndje e forte, si dikur.

'Abi. Ckemi?' i peshperiti dhe u mundua te buzeqeshte. Nuk ia doli. Te qeshte nuk dinte me.

'Amantia' shqiptoi emrin e saj por syte i vertiste ngado si te kerkonte dike, dicka.

'Kohe pa u pare' u ngrit ne maje te gishterinjve per tu leshuar serisht.

'Si ke qene?' pyeti ai. Nuk donte ta dinte por ishin ato rregullat e pashkruar qe e detyronin te sillej keshtu.

'Mire. Ti?' Genjeu. Nuk ishte mire e pyeste veten ne Abi ndihej ndopak bosh si ajo.

'Mire. Amantia, une...' nisi te thoshte dicka por ajo se la te fliste me tej.

'Degjo Abi. Me fal. Per gjithcka.' Shqiptoi jo per te kerkuar nje rifillim krah tij por per te sheruar sadopak plaget e se shkuares shkaktuar prej saj.

'Mos me kerko ndjese. Cdo gje eshte mire tani. Ato i perkasin te shkuares' e syte e tij ndaluan diku pas saj, e shkelqyen te qeshur sikur me ne fund te kish gjetur ate c'ka kerkonte.
Kurioze pa edhe ajo - nje femer imcake, kacurelat e dendura te saj kornizonin ate fytyren e bardhe. Nje vajze qe i buzeqeshte atij, i buzeqeshte edhe asaj sikur ta njihte prej kohesh. Nje grua, barku se ciles i rrumbullakosur ushqente nje jete per ti dhene Abit ate qe ajo vete s'do kish mundur ti jepte kurre - nje familje.
Sy shqyer serisht pa drejt tij per te memorizuar ate lumturine ne syte e tij, ate qe ajo kurre s'do ti kish dhuruar.

'Kete doja te te thoja' u shfajesua.

'Jam e lumtur per ty. Vertete' Foli shpejte e nisi te terhiqej pas perpara se vajza ti arrinte.

'Amantia?' Shqiptoi emrin e saj, ndoshta per ti kerkuar te qendronte por ajo nuk e beri. Ajo vrapoi drejt apartamentit qe dikur ndante me te, ne te cilin tashme bashkejetonte me vetmine.

U leshua mbi dysheme me te mbyllur deren pas vetes dhe qau, ndjeu shijen e kripur te loteve mbi buzet qe i dridheshin.
Kam bere zgjedhjen e duhur kishte menduar sa e sa here e ne ate moment e dinte plotesisht e sigurte qe po. Abi ishte i lumtur.
Ndersa une jo.
E ndoshta s'do te ish ndonjehere. 'Sepse nuk i jep mundesi vetes te jesh' i thoshte e ema por ajo s'kuptonte e Amantia as qe e degjonte.

Abi ishte i lumtur e ajo vazhdonte te qante. Sepse per nje cast kur mbylli syte ne vend te kacurelses projektoi veten e ne ato pak caste ndertoi jeten qe kurre sdo kishte. Cast i paprekshem qe smundte mberthente. Cast qe e roberonte ne ligeshtim.

S'mund ti jepte askujt dicka me shume se veten e saj, e vete ajo s'ishte vecse nje guacke boshe qe askush s'do donte.
Nuk kishte te ardhme, sdo kish sy te lumtur te nje mashkulli qe e shihte tere adhurim. Vetem.

Piu edhe ate mbremje, thau shishet qe ne mengjes kish blere ne marketin e nje tjeter lagjeje ku askush nuk e njihte, ku askush nuk e ndeshte rrugeve apo shkalleve te pallatit per ti drejtuar gishtat vrastar 'gruas qe s'ishte e tille'.
Piu e me cdo gote ndihej me e vogel, me e parendesishme ne boten e madhe. Pinte per te shfrenuar mendjen qe e pabindur i arratisej burgut te veteviktimizimit per te rrokur idete e medha, per te udhetuar ne skutat e te nenvetedijshmes abstrakte e per te vallezuar me iluzionet e dehura.

E ate mbremje dicka kuptoi. Qe te tere jane njesoj, njerezit - makineri emocionesh te egra. Te tere ndoshta pak veteshkaterrimtare. Te tere te njejte, te tere pupeta te nje cirku te perjetshem, te tere marshues te nje marshi pjese e se cilit ishin pa deshire, pa vetedije. E vazhdonin te ecnin... ecte edhe ajo, ndonese bosh.

*

'Zgjohu' dikush bertiste e Amantia vec shtrengoi syte. Drita e vriste.

'Zgjohu' njohu zerin e te emes.

'Me ler' iu ankua dhe ndoshta do te ishte fshehur nen jorgan nese do te kish patur nje te tille. Kish fjetur ne dyshemene e apartamentit te saj, perqafuar me shishen e zbrazur te veres. U mundua te ngrihej, tere veshtiresi me kockat qe dhimbnin, me koken e rende qe therrte.

'Prape? Prape me alkolin dhe kete mesele?' vazhdoi te bertiste e ema.

'Ul zerin.' i kerkoi ngadale por tjetra ndoshta as qe e degjoi.

'Do ti japesh fund.' buciti zeri i saj. E Amantia e la te fliste teksa tere pertese ecte drejt frigoriferit per te mbushur nje gote me ujin e akullt.

'Me degjon?' Bertiti me fort. Ishte ps saj, e doren e perplasi fort mbi banakun e bufese 'Do vish me mua. Do vish ne shtepi.'

'Jo' Kundershtoi.

'Do i japesh fund kesaj orgjie alkoli e vetmie. S'ke bere asgje me keten tende ne 2 vite.'

'S'kam asgje per te bere. Jeta ime ka marre fund. Harrove?' Ishte rradha e saj te ngrinte zerin.

'Ne jete ka shume mundesi te tjera' U mundua deshperimisht e ema.

'As qe dua tja di per to kur sdo kem kurre nje familje'

'Por e ke nje. Na ke ne.' Vazhdoi gruaja e moshuar pertej viteve, ndoshta nga trishtimi i Amantias qe si nje hije kish infektuar te tere.

'Nuk do vi tek ju' Peshperiti e kur e ema u mat te fliste serisht bertiti pak me fort 'Nuk do vi' dhe goten si te ishte fajtore e gjithckaje e flaku drejt murit perballe saj. E qelqi zhurmshem u therrmua per te rene mbi dysheme sikurse edhe ajo qe qau, serisht qau. E krahet e te emes rreth vetes nuk i donte sepse i kujtonin Abin. E nese kujtonte ate, syte e tij te lumtur si nje shurplake i perplaseshin ne fytyre e thyenin zemren e saj qe skish ditur se mund te thyhej edhe me tej. E nese thyhej, zhytej edhe me ne ate felliqesi ku donte te mbytej e vetme.
'Nuk do vi. Nuk dua te shpetohem. Nuk dua te shpetoj' mermeriste mes ngasherimash.

PlatonicWhere stories live. Discover now