Ka nje surprize andej nga fundi, po kjo s'do te thote qe te lexoni direkte vetem fundin :P
'Beson tek perjetesia?' pyeti Dantja pas heshtjes se kendshme qe kish shoqeruar hapat e tyre.
S'e kish menduar. Besonte, deshte te pergjigjej, e ne te njejten kohe ngurronte. Ndonjehere besonte ne shume gjera, besonte e gjithcka e ne te njejten kohe ne asgje. Si mund t'i shpjegonte kete?
'Shpirtrat jane te pavdekshem, po' u pergjigj perpara se te kafshonte lehte buzen e saj te poshtme.
'Por cfare ndodh me ne me pas?' shfryu. Nuk qe nje pyetje. Ngjasonte me shume me nje klithme te deshperuar per te rrokur sekretet e jetes, per te c'kycur dryrin e dijes se paskajshme qe ndoshta mund te shpjegonte e te bente te tolerueshme cdo gje, edhe dhimbjen, edhe zbrazetine.
'Kam frike te mendoj'
Ndoshta rimisheroheshim ne nje forme tjeter - i njejti shpirt ne nje tjeter trup per te jetuar nje tjeter jete si te qe e para. Ndoshta perhumbeshim perjetesisht ne nje limbo ku s'ekzistonte me 'uni' qe na shoqeronte ngado ne te vetmen jete qe na ish dhuruar.
'E frikshme eshte te mendosh se sa te vegjel jemi. Cikerrima fluturuese ne hapesira infinite'
'Eshte edhe fustruese. Te pyesesh vazhdimesisht e mos te marresh nje pergjigje'
E kish bere qe e vogel. Gerrmonte me kuriozitetin e saj per te njohur boten, per te zberthyer edhe te fundit sekret te ekzistences. Por gjithnje dicka me e madhe, kercenuese me pashpjegueshmeri sfidonte logjiken e mendjen e kufizuar njerezore. Jemi kaq te vegjel, kish menduar gjithnje, pa dashur te qe e pafuqishme dhe e pashprese, gjithnje kish kembengulur te mesonte, sfidonte veten pertej atyre qe i quante si kufinj te vendosur prej nje shoqerie mendjengushte. Ish fare normale te mendonte jashte kornizave, te linte shpirtin e etur te fluturonte, te krijonte. Normale edhe te rrokte absurdin.
Por sado i kish ushqyer vetes nje normalitet te paqene, serisht ish mposhtur prej pritshmerive qe bota i vishte njerezve, femrave. Sot, ndihej e deshtuar, jo sepse s'kish pergjigjet e mijera pyetjeve qe gjithnje kish bere - ndihej e deshtuar sepse qe vetem, sepse s'mund te kish kurre ne krahet e saj nje krijese qe ne kete bote te huajsh do te ish krejtesisht e vetja, gjithcka e personifikuar ne nje jete qe mrekullisht niste brenda saj.
'Duhet te rreshtim se kerkuari pergjigje atehere, se gerrmuari per arsyje e shpjegime' sygjeroi Dantja. Dukej sikur i fliste vetes, sikur deshte te pergjumte kuriozitetin e tij. Ndoshta e kish lexuar gabim, ndoshta ai zvarritej ne nje ekzistence po aq te koklavitur sa e saja. Prandaj ne ate cast deshte aq shume ta pyeste: Cila eshte historia jote Dante?
'Beson qe mosdija eshte lumturi?'
'Mendjengushtet jane gjithnje te lumtur me veten e tyre'
Por asnjeri prej te dyve s'qe i tille. Arti qe nje sfide e ndonjehere talenti nje denim. S'mund te rreshtnin, se kerkuari, se menduari pertej kufinjve te tyre. Sepse gjithmone do te kish nje ngjarje, nje person, qe do te ngjallte kuriozitetin pervelues per te perjetuar, jashte vetes, si nje i trete jeten.
'Me pare..' nisi te fliste serisht ai 'Doja te te kerkoja nese mund te me ndihmosh. Me skenen e sotme dua te them. Te diskutoj me ty ma ben me te thjeshte interpretimin. Ndihem me i sigurte te di edhe kendveshtrimin tend, boten qe ti fsheh pas rreshtave'
'Mund ta diskutojme tani' ofroi. S'kish asgje per te bere, perpos teatrit qe gje i vetmi okupim i saj. Cdo te behej me te? Kur edhe perdet e renda te uleshin mbi trupen e aktoreve naten e shfaqes se fundit? Cili do te qe qellimi i jetes se saj me tej?
'Duhet te jem diku per pak. Mendoja neser?' kish ndaluar ne trotuarin e gjere. Nuk pengonin njerezit qe kalonin bri tyre.
'Neser' perseriti Amantia.