13 - (2016)

324 66 23
                                    

C'dreqin po ben me jeten tende? perseriste fjalet e te emes. E priste si gjithnje mbledhur krruspull ne divanin e vogel, mbuluar me ate batanijen e vjeter. Ndjente celesin qe rrotullohej ne braven kercitese e menjehere ngrihej, shihte oren e gjithnje Amantian e priste me ato fjale, si te deshte te zgjonte arsyjen e te bijes, ate qe ajo e kish humbur sebashku me grinten per te jetuar. 

Sec po bente me jeten e saj s'dinte te thoshte as vete. Sorrollatej vendnumero, ne ato rrathet vicioze prej te cileve as qe deshte te shkeputej sepse ne te vertete, qe mese e bindur, qe ne jete s'kish asgje me kuptimplote se asgjeja per te bere. 

Jeta kish nje qellim, nje vijueshmeri qe i sherbente nje objektivi te vetem - riprodhim, sepse ne fund te dites dhe njerezit s'qene vecse kafshe te emancipuara, por serisht te tille, kafshe rober te nje skenari me te madh se vete ata. E Amantia kete qellim s'do ta permbushte kurre. Ndihej si nje e deshtuar, qe jeta kish harruar ta spastronte - nje defekt i makinerise perfekte qe kur kish ardhur rradha e Amantias kish gabuar sepse asgje s'ish aq perfekte. Sepse perfeksioni nuk ekzistonte.... 

Atehere pse dreqin vazhdonte te ngulmonte per te perqafuar te pamunduren kur fare mire mund te niste duke pranuar realen? S'e dinte ose s'deshte ta pranonte. I pelqente te vuante. Rende pas dhimbjes, e uritur per te ndjere sepse vetem ne plaget gjakosese gjente frymezim. 

I qe perkushtuar artit - ja sec dreqin po bente me jeten e saj, por e ema nuk ekuptonte e aq me pak i ati qe nuk rroknin kuptim pertej dy dimensioneve te perditshmerise se tyre te zhveshur prej te bukures, te zhveshur prej artit. 


'C'behet nga teatri?' e pyeste e ema mengjeseve bute. Mundohej, por serisht pertej syve te picerruar Amantia e kuptonte qe ajo deshte ti bertiste per ta shkundur e zgjuar prej asaj te cilen e ema e perkthente si humbetire. 

'Hic. Prova' 

'Kur eshte premiera?' 

'Data mund te shtyhet' i pergjigjej thate tek pertypej e kafshatat e medha i percillte me ndonje gellenke te madhe qumeshti. 

'Te pakten tani po ha' komentonte e ema. 

'Te pakten' perseriste Amantia ironikisht. 

'Mendoj qe po humb kohen ne ato prova ku nuk ben asgje' kritikoi. 

'E nga e di ti qe s'bej gje?' e pyeti e mendoi per Danten qe disi e bente te ndihej e nevojshme, me shume se nje spektatore e padeshiruar, me shume se nje hije e padukshme qe bertiste per tu pare. 

'Ma merr mendja. Kohe e cuar dem kur mund te besh ndonje pune. Te dalesh me shoqe fundja.' 

'Me ke?' 

'Kam kohe qe s'degjoj me per Tean, Lorin, Egesten? C'u be me to?' rreshtoi emrat e shoqeve te saj te ngushta; ato qe telefonit te Amantias s'i kishin rene prej kohesh. 

'S'e di.' genjeu sepse e dinte. Qene martuar, fejuar. Kishin ndertuar jetet e tyre duke lene Amantian e deshperimin e saj infektues jashte fasadave te bukura qe u tregonin botes. 

'Gjej te tjera. S'te shoh dot me keshtu. Te derrmuar' 

'Te jetoj vetem atehere. Keshtu sdo te te duhej te me shihje' u ngrit dhe beri drejt deres. 

'S'ishte ajo c'ka doja te thoja dhe ti e di. Ti as qe mundohesh. S'te shoh te perpiqesh per as me te voglin ndryshim' 

'Sepse me pelqen keshtu' dhe doli pa nje mirupafshim. Edhe ajo fjale ndihej e genjeshtert sepse me nuk shiheshin 'mire'. 

U verdallis qendres se rremujshme, ku punimet qe kishin nisur prej kohesh as qe kishin ndermend te bitisnin. U ul ne shkallet e piseta te pallatit te kultures dhe s'bente asgje. Refuzonte edhe te shihte jetet qe sfilonin, marshonin para saj ne formen e qindra profileve ku asnjeri s'qe i njejte, ku asnjeri s'hidhte syte drejt femres se dorezuar e gjunjezuar qe ndoshta, perpos gjithckaje, uleriste per shpetim. 
Ne teater nuk i behej te shkonte, por qe e kote te qendronte edhe aty. Me mire se asgje, justifikohej tek ecte e pasigurte drejt godites se erret e te ftohte. Hyri e menjehere ndjeu ajrin e lagesht e te rende qe mbushi mushkerite e saj. Bezdisese, ashtu si edhe kjo rutine patetike te cilen vazhdonte ta perseriste e palodhur. Nuk lodhej se qenuri e padukshme. 

Lodhej se munduari ti falte nje kuptim jetes ne te cilen kish humbur gjithcka. E lodhte genjeshtra, e lodhte gjithcka farse. E lodhnin aktoret qe lajkatonin, e lodhnin dritat e nxehta, e lodhte edhe Eltoni syte e te cilit hera heres i ndjente mbi vete. Ai s'dorezohej. Serisht e ftoi te pinin nje kafe ne ato pushimet qe kerkonte sipas qejfit te tij. 

'Hajde pijme dicka. Si miq' shtoi sepse lexonte ngurrimin e Amantias. 

'Mendoj....' nisi te kundershtonte por ndryshoi mendim. 'Mire' pranoi te humbiste disa minuta qe ne pafundesine e casteve te humbura s'qene asgje. Keshtu te pakten ne darke do te kish dicka per ti treguar se emes, e ndoshta do ta shihte fytyren e saj te ndriste pakez, sic bente dikur. 
Mendon se s'jam e nevojshme? Epo, sot dikush do bjere te flere me imazhin tim qe vervitet mendjes se tij perverse. Do mbylle syte e do me shohe mua. Do renkoje tek me ben pjese te imagjinates se tij. Jam e nevojshme, per ti falur nje mashkulli plakaruq disa caste kenaqesie qe veniten shpejte. 

U ulen ne te vetmen kafe aty prane, te njejten ku dite me pare kish rrekellire lengun e erret e te hidhet perballe Dantes qe e mahniste me pasionin e tij artin, deshiren per te njohur. 

E Eltoni? Ai e mahniste me zbrazetine e tij qe sfidonte edhe vakumin. 

'Mendoje per suksesin tek shkruaje kete skenar?' e pyeti e Amantia shkundi koken lehte. S'ju desh as te mendonte, suksesin se kish dashur kurre sepse per c'dreq do ti hynte ne pune. 

'Ne asnje cast' u pergjigj. 

'Atehere pse shkruan?' pyeti i hutuar Eltoni. S'kuptonte, qe ekzistonte nje bote ndjesish ne te cilen suksesi s'bente pjese. 

'Jo per sukses' i dha te vetmen pergjigje qe ai do te mund te kuptonte. 

'Por do te arrish edhe kete' i premtoi e Amantia u mundua ti buzeqeshte sa per tu dukur mirenjohese. 

'Mund te bashkepunojme gjate bashke. Nese ky projekt rezulton fitimprures. Mund te jemi nje dyshe e pamposhtshme' 

'S'kam asnje skenar tjeter. Asnje ide' sepse atij njeriu s'deshte ti jepte as edhe nje copez me shume prej shpirtit te saj. 

'Por mund te shkruash. Fundja, sa kohe mund te te duhet' 

Shume kohe, shume dhimbje. Por qe e kote e serisht nuk iu pergjigj. 

'He si thua?' insistoi serisht Eltoni qe kete here Amantias syte ia kish ngulur cuditshem, si te qe duke i pyetur edhe me shume, duke i kerkuar edhe me shume se nje bashkepunim profesional. 

'S'dua te mendoj per kete. S'di' u mbeshtet ne karrige per te qene sa me larg tij. 

'Je 30 vjec apo jo? Dicka e tille. A s'mendon per vetmine si nje semundje?' 

'Je 45 dhe i vetmuar. Si te duket ty?' ia ktheu.

'Nje barre. Jeta s'eshte per tu kaluar vetem' kryqezoi duart. 

'Mua me pelqen, vetmia' pranoi Amantia. 

'Dikur me pelqente edhe mua. Mund ta mbushja me kedo, me cfaredo. Por me pas asgje s'dilte te qe e mjaftueshme' 

'Asgje, asnjehere s'eshte e mjaftueshme' peshperiti. Asgje, sepse njerezit gjithnje kerkonin me shume. Me shume para, me shume femije, me shume se mishi i zbutur prej moshes i gruas me te cilen ndanin shtratin qe per te ngopur deshirat e tyre s'qe me ushqim i mjaftueshem, me shume dite, e ne fund me shume jete sepse te tyren e kishin shpenzuar duke rendur pas kenaqesive boshe e drejt fundit ecnin te huaj, krejtesisht te huaj per veten. 

'Mua tani do me mjaftonte nje....' 

Ndaloi, e vetullat i ngrysi me shikimin ngulur diku pertej supeve te Amantias. U kthye edhe ajo, e njohu Danten qe me floket e rene rremujshem mbi ball, ecte shkujdesshem drejt tyre. Hiqej sikur s'i kish pare, por Amantia e dinte qe e kish bere. 

'Hej' pershendeti Eltonin e po me te njejten grimase u kthye drejt Amantias. 

'Mund te bashkohem?' kerkoi e pa pritur pergjigjen e Eltonit terhoqi nje karrige te trete per tu ulur sepse pse dreqin do duhej te refuzonte. Ishin te tre pjese e te njejtit produksion, e vetmja gje qe i lidhte. 

'Kur fillojme me provat?' nisi te pyeste Eltonin e tek tjetri i pergjigjej pyetjeve te tij te shumta hera heres veshtrimet i hidhte drejt Amantias eq Danten e shihte me syte kurioze qe dukej se me ate shkelqimin e tyre te zbehte e falenderonin. E ai ate 'faleminderit' te heshtur e kish lexuar, sepse kur u ngriten dhe Eltoni i bezdisur marshoi para tyre, Amantias iu afrua per ti peshperitur aq shkujdesshem 'Nuk ka perse'. 


Ta shpifin keto te parat, por beni edhe pak durim :P 

PlatonicWhere stories live. Discover now