Dera qe hapej nuk e beri te shkepuste syte prej ekranit te kompjuterit e ndonese koka i therrte vazhdonte te shtypte ne tastjeren shkronjat e se ciles vende vende ishin fshire.
Mendohu, perqendrohu urdheronte veten. Duhet te shkruante dicka, cfaredo.'Amantia' ishte Abi qe therriste emrin e saj por vendosi ta injoronte. E bente shpesh se fundmi. As ai s'arrinte ta bente te lumtur. Nje femije, ja c'do ti kthente buzeqeshjen e dikurshme, ate jeten e gelimin qe kish humbur per tu shnderruar ne kalbesiren e tanishme, femren qe urrente.
'Amantia' i foli serisht. C'donte? Ti tregonte rreth nje tjeter dite monotone, t'ja shiste si nje paradite te kenaqshme. Ta genjente serisht per ta ushqyer me nje tjeter farse lumturie qe ajo e dinte qe nuk ekzistonte.
'Po' peshperiti kesaj here e gishtat vazhdoi ti perplaste mbi tastjere. Kish mbushur faqe te tera me bemat e nje cifti te ri - intriga, dashuri, mashtrime, vuajtje, seks te dhunshmem. A s'ishin keto fundja ato c'ka shitnin sot? Klishete pas se cilat njerezit cmendeshin? Le te lexonin dhe plehrat e saj atehere, le ti jepte ate cka donin, ti ngopte me patetizmat qe preferonin ndonese per te cdo fjali ishte po aq e pakuptimte sa dhe ekzistenca e saj boshe. Dikur s'do ta kish bere kurre, s'do te kish tradhetuar artin e saj, s'do te kish perdorur fjalet brenda vetes per nje liber qe do te harrohej. Dikur do te kish qeshur me cdo rresht te pacavures se kish krijuar ndersa tani teksa shkruante qante, e thante lotet per te vazhduar se shkruari serisht.
'Serisht po shkruan?' E ndjeu te ulej krah saj. Ndjeu krahun e Abit qe si dikur hidhej supeve te saj por prekjen e tij qe dikur e mirkpriste tashme i ngjallte vec neveri. U perpelit e vetem kur serisht mundi te mbushej me fryme, kur duart e tij me mbi veten nuk i ndjente pohoi.
'Po'
'Do me lesh te lexoj?' Kerkoi ai. Dikur kish qene i pari qe lexonte gjithcka ndersa tashme prej tij fshihte edhe me te voglat krijime. Tashme ishte gogoli qe perdhoste, qe shkaterronte. Ai qe si te tjeret e bente te ndihej ndryshe, qe si te tjeret e trajtonte si nje te semure.
As ai nuk kuptonte - nuk kuptonte nevojen per tu ndjere nje femer, per te qene nje nene.
Donte nje femije - deshironte krijesen qe kish enderruar gjate kater muajve kur brenda saj rritej nje jete. Donte buzeqeshjen e shkelqyer te Abit, ate gezimin e tejskajshem, perkedheljet e tij mbi barkun e saj te helmatisur. Donte familjen qe zoti i mohonte, qe zoti i vodhi ate mbremje kur u zgjua nga dhimbja mpirese, dhimbja vrasese.
Gjaku i nxehte, ajo mpirja shtrenguese. I kujtonte aq gjalle, i perjetonte si edhe ate nate, jetonte ne makthin e asaj mbremjeje qe s'kish qene e vetmja.
4 aborte, 4 deshtime te njepasnjeshme te Amantias qe s'dinte te ishte femer, qe s'mund te ishte plotesisht e tille.
Mitra jote eshte e paafte te mbaje nje shtatezani. Kish recituar nje mjek. Vetem aq, asnje shpjegim me shume.'Pse?' E kish pyetur e ai kish shkundur koken pa tentuar as te hiqej empatik.
'S'e dime.'
'Une dua nje' kish kembengulur.
'Keshtu thone te tera qe jane ne pozicionin tend. Por do te mesosh ta pranosh, e ndoshta mund te adoptoni' kishte qene zgjidhja e tij e zgjuar e Amantia e kish share, ndoshta edhe e kish goditur. E mjegullt ish kujtimi i asaj pasditeje per te. Abi e kish perqafuar, terhequr jashte zyres se mjekut, puthur e premtuar qe cdo gje do te ishte mire.
E ate pasdite kish nisur te urrente edhe ate sepse ate pasdite tek ai kish njohur fytyren e genjeshtarit qe shihte ngado. Ate dite edhe ai ish transformuar ne nje kopje te te tjereve - te prinderve te saj qe nuk e kuptonin, shoqeve qe kish muaj qe nuk i shihte.'Jo. Jo nuk do ta lexosh' perplasi kapakun e laptopit duke u zgjuar prej kujtimeve qe shtrengonin mbytshem fytin e saj, qe perktheheshin ne ate ankthin qe ushqehej me shpresen e saj.
'Pse sillesh keshtu me mua?' pyeti pervuajtshem. Zhdukma ate cehrrje prej gjynahu deshte ti ulersite.
'Pse me trajton si nje vazo te qelqte? Ke frike se do mendoj serisht te vdes? Te ka mbushur mendjen ajo shushunja psikiatre qe jam suicidale?'
'Jo' shkundi koken tjetri.
'Atehere pse me ushqen ato dreq ilacesh? Sepse beson ate' ngriti pak zerin perpara se grushtat e shtrenguar ti perplaste mbi tavoline.
'Jo, nuk besoj ate' kundershtoi prerazi perpara se te vazhdonte te sqaronte, te genjente 'Por mendoj qe ka qene nje periudhe e ngarkuar. Per te dy. Me se shumti per ty. Dua te jesh e qete e nese ato ilace te ndihmojne...' ferkoi mjekren perpara se ta pyeste i preokupuar 'Te ndihmojne apo jo?'
Ndoshta preokupohej vertete. Ndoshta nuk e kishte humbur mendoi per nje cast prandaj kete here e lejoi qe ai te prekte doren e saj. Mirkpriti ate perkedhelje dhe teksa e shihte me syte e pajete genjeu.
'Po. Me ndihmojne.' tha kur e verteta ishte qe jo, nuk ndihmonin. Jo, ajo ilacet i hidhte ne tualet per mos ti pire sepse ishte e sigurte qe ato pilula e vrisnin edhe me tej enderren e nje familjeje.
'Te dua' i peshperiti dhe e perqafoi. E lejoi ta mbante ne krahe, e lejoi ta perkedhelte butesisht por ato fjale nuk i peshperiti mbrapsht. Nuk donte me askend, donte vetem nje femije.
'E provojme edhe nje te fundit here nese po' I kerkoi.
'Por...'
'Mos me thuaj por mjeku tha. Ai ishte i paafte dhe e di qe dhe ti mendon si une. Vemi tek nje tjeter. Ndjej qe kete here do te jete ndryshe. Ndjej qe kete here do te funksionoje' nuk ndjente ashte. Ndjente vetem frike.
'Eshte e rrezikshme'
'Sepse tha ai?' E rrezikshme sepse monsta me perparesen e bardhe pasi kish marre parate e tyre kish konkluduar qe per Amantian nje shtatezani do te rezultonte fatale?
'Ndoshta dicka ka qe nuk....'
'Nuk ka asgje. Lexova qe jane gjera te ndodhin. Te thashe, e di qe kete here do funksionoje. Do te jem mire. Do te jemi mire. Do te jemi nje familje' shtrengoi fytyren e tij mes duarve te saj skeletike. Kish humbur mbi 10 kilograme per tu tretur e transformuar ne nje kufome te gjalle.
'E mendojme' peshperiti Abi e ajo buzeqeshi sepse e dinte, dinte qe ajo ishte nje po. Ngjeshi buzet ne te tijat duke e surprizuar, e puthi butesisht e ne te njejten kohe eger.
'Faleminderit' I peshperiti kur me e qete koken e mbeshteti ne supin e Abit.
Ajo mbremje ishte ndryshe. Ate mbremje e lejoi te lexonte deshtimin e rradhes qe kish shkruar. Ate mbremje gatoi per te e ate mbremje u pergjumen ne krahet e njeri tjetrit ne divanin e vogel teksa putheshin, ledhatoheshin e shihnin nje film.
Ate nate ne fund te tunelit te erret ne te cilin ecte prej muajsh shqoi nje drite e nisi te rendte me e lire drejt saj. Kete here nuk do te rrezohej....
Lutej, lutej qe jo.Pse mendoni se titulli eshte Platonic? :p Cfare mendoni se do jete e tille? Platonike e kam fjalen :p kush e gjen mund te beje nje pyetje spoilereske e 'mund' ti them ndonje dic :p
Ps: e di qe thashe 1 pjese ne dite, por meqe e shkruajta edhe 1... 😅