Ndryshim plani, provat sot ne 11!!!!
Mesazhin e Eltonit e kish lexuar, por pa ndryshuar planet e saj, te vetmet qe mbushnin boshllekun e nje tjeter dite te kote, eci drejt teatrit. Here here i pelqente te gjendej ne sallen oshetitese krejt e vetme; te tjera here i dukej e frikshme zbrazetia qe imitonte ate te shpirtit te saj e boshen, ajo e kish zet e prej inat te Amantias, se fundmi cdo gje tingellonte bosh... cdo bisede, cdo shkembim fjalesh qofte edhe nje pershendetje. Zbrazetine shihte edhe ne qiellin pa yje, sepse dritat e qytetit perzinin feneret e shkelqyeshem te nates; zbrazetine zgjidhte te shihte edhe mes zhurmes se rremujshme e te pakuptimte te qytetit kaotik.
Por ate mengjes nuk qe zbrazetia qe e mirkpriti, por prania e Dantes qe mbushte sallen me energjine e tij - energjine e grintes per te sfiduar e tejkaluar veten, per ti vertetuar te tjereve e mbi te tera vetes, qe ai mund t'ja dilte, do t'ja dilte sepse i palodhur rendte drejt perfeksionit qe deshte te mberthente... Ose ndoshta jo, sepse kete do te kish bere Erosi, e Amantias iu desh te mos harronte qe Dantja ne fund te dites nuk qe personifikim i personazhit te krijuar prej saj.
Prandaj puliti syte disa here, per te kerkuar pas karakterit te stisur aktorin qe aq thjeshte, aty mbi skene, transformohej ne te.Ulur ne karrigen e Eltonit, ate pak me te larten vendosur buze skenes, ai lexonte nen ze disa prej rreshtave perpara se ti perseriste serisht ato per tu familjarizuar me fjale qe s'qene te tijat - me fjalet e Amantias qe fshehur pas perdes se rende degjonte melodine e klithmes se saj te heshtur per nje rifillim, per pergjigjet qe me ngulm kerkonte sepse aq fort deshironte te dinte se si mund te linte gjithcka pas, se si mund te rilindte pa barren e deshtimit te saj me te madh ne jete, zbrazetise...
Ai ndaloi se foluri, e syte e tij zhbirilues gjeten ate. Derrasat, mendoi. Kercitja e tyre kish tradhetuar e spiunuar pranine e saj por nuk ndihej fajtore per faktin qe gjendej aty, por as ai s'dukej i bezdisur prej pranise se saj sepse miqesisht i kerkoi te afrohej.
'Hajde' qe fjala e tij e vetme e bindshem ajo eci drejt Dantes, qe shfletonte skenarin si te ish duke kerkuar dicka. Ndaloi perpara Dantes, dhe priti per ate qe te fliste, te thoshte dicka, ti thoshte gjithcka.
'Po mundohem te zbuloj se ku caloj.' u ngrit per tu ulur buze skenes, me kembet e varura jashte saj. Anesh vetes la skenarin dhe shihte Amantian, sikur ajo te qe celesi i munguar ne ate kerkim.
'Pse mendon qe calon?' e pyeti ajo qe pas disa ecejakesh te shkurtera, e dorezuar, u ul krah tij, me skenarin qe qendronte mes trupave te tyre.
'Eltoni eshte dukshem jo i kenaqur. Duhet ti jap me shume. Me shume prej vetes' shkoi doren ne floket e rremujshem pa fshehur konfliktin qe brente persebrendshmi ate.
'Eltoni eshte thjeshte ashtu' foli Amantia qe ne fund te dites Eltonin s'qe se e njihte aq shume.
'Jo me te tjeret' vuri ne dukje Dantja.
'Por eshte roli yt ai me i rendesishmi. I vetmi rol i rendesishem e te tere te tjeret jane ne funksion te personazhit tend. Ato s'mund te gabojne por ti thjesht duhet te perdoresh lojen e tyre per te forcuar tenden' u mundua te shpjegonte pa ditur ne ish e qarte.
'Thua qe mos ti qendroj stoik vec perfytyrimit tim te personazhit dhe te perdor ate cka shohin ato tek Erosi per ta sjelle ne jete?'
Jo pikerisht fjalet e saj por ai kish te drejte, prandaj Amantia pohoi me nje levizje te lehte te kokes.
'Dua tendin' kerkoi ngulmasi Dantja 'Perfytyrimin tend. Dua syte e tu per te pare Erosin, mendjen tende per ta zberthyer ate' kerkoi e Amantia u step perpara lakuriqesise se asaj deshire. U step, sepse nuk ish gati te pranonte qe pas Erosit fshiheshin mijera frikerat e saj. Nuk qe gati te 'shihej' prej syve te nje te huaji per monstren qe ndjente se ishte.
'Ke fjalet e mia'
'Me ndihmo' nje lutje dy fjaleshe qe pertheu qendrimin e ngurte te Amantias qe u zgjat pertej barrierave per tu perhumbur ne syte pergjerues te aktorit te panjohur.
'Pse? Sepse deshiron te afirmohesh si nje aktor? Prandaj mundohesh kaq shume?' pyeti ato qe nuk deshte qe Dantja te ishte sepse ne syte e saj ai qe me shume se nje individ nje dimensional, me shume se nje shpirt i ceket e egoist.
'Sepse nuk dua te deshtoj per mos te zhgenjyer ato qe besojne tek une. Afirmimet e fama disa minuteshe qe zbehet nese nuk shoqerohet prej skandaleve per te mbajtur ndezur zjarrin e saj, s'me interesojne. As qe i dua' foli me neveri e Amantia buzeqeshi ose me sakte, syte e saj e bene duke shkelqyer me respekt.
'Erosi eshte pakez nga te tere ne' nisi te fliste me kembet qe i valeviste papushim e tek e bente, e perqendruar shihte majat e rrumbullaketa te kepuceve te saj.
'Eshte padyshim une' pranoi Dantja e ajo i rezistoi deshires per ta pyetur se ne c'pjese ai gjente veten tekpersonazhi i demtuar e copetuar ne aq shume dimensione.
'Te tere kemi frikera, kemi pyetje. Te tere fshihemi e ajo qe perdorim per tu maskuar prej botes eshte i ashtequajturi 'karakteri' yne qe jo domosdoshmerisht eshte ne. Sepse nese do te ulurinim tere deshirat e mendimet tona, edhe ato me te frikshmet, do te ishim te urryeshem ne syte e te tjereve po aq te urryeshem sa edhe ne. Erosi eshte pikerisht kjo, eshte e shemtuara jone, eshte frika se mos jemi te keqinj dhe deshira per te qene te mire, jane pyetjet pergjigjet e se cilave duam por qe kemi aq frike te pyesim. Eshte gjeneza e mijerave karakteristikave qe kacafyten per te udhehequr mendjen tone'
'Erosi eshte rremuja e bukur, e shemtuara terheqese' nderpreu monologun e saj Dantja. Serisht terhoqi skenarin e nisi te kerkonte fleteve te tij per nje fragment. 'Doja te te pyesja per kete' tha por ate cast te tyre e vodhen hapat qe afroheshin zhurmshem te Eltonit. Kish nje ritem ne menyren se si secili prej nesh ecen, nje muzikalitet qe tradhetonte pranine edhe te atyre qe donin te mos njiheshin e Amantia qe ne jete ndihej e deshtuar ne aq e aq dimensione, dinte te degjonte...
'Eltoni' peshperiti emrin e rregjizorit e Dantja pohoi sepse degjonte edhe ai... Sepse shpirtrat e tyre ndoshta ekzistonin ne te njejten frekuence...