19 - (2013)

227 37 8
                                    

'S'me besohet qe eshte shtepia jone. Me ne fund kemi shtepine tone' gezonte Mei. U leshua mbi shtratin e sapo rregulluar prej tyre, ku me njeri tjetrin mundoheshin te vendosin kuverten e sapo blere.

'Zot, mund ta flakim kete pacavure?' klithi i dorezuar Dantja i lodhur sepse s'ja dilte te drejtonte anen e tij mjeshterisht sic bente Mei qe me kot mundohej ti mesonte atij teknikat e te qenurit nje amvise e suksesshme.

'Jo' kundershtoi e mbylli syte, pa zhveshur buzeqeshjen prej tipareve te saj te fisme.

U shtri krah saj e trupin elegant te Meit e terhoqi prane vetes.

'Me ne fund kemi strofkullen tone' i peshperiti prane veshit perpara se ti dhuronte qindra puthje.

Nje takim i rastesishem ish kthyer ne nje miqesi te sinqerte e me tej ne nje lidhje te rrembyeshme.
Qene pagezuar prej muzikes se saj te bukur, i kish thene nje dite ai teksa i lutej qe te luante gjithmone per te tingujt e saj te magjishem.

E ajo e bente, perkthente cdo kujtim ne muzike. Kish krijuar melodi per ate puthjen e pare pas nje takimi te rremujshem ku Dantja s'dinte si te sillej, per ate 'te dua' te peshperitur nje pasdite ne plazh, per naten qe i qene falur njeri tjetrit pergjithnje.

Cdo cast shkruar mbi pentagram me notezat e zeza qe dukej sikur qendisnin fletoret e vijezuara.

'Luaj dicka' i kish kerkuar edhe ate te paren mbremje ne shtepizen e tyre. Ate apartament qe kishin marre me qera ne qender te Tiranes, pasi te dyve u qe dashur te punonin fort, ngado per te mbledhur para.

I ati kish patur te drejte. Ish tejet e veshtire te mbijetoje si nje artist ne nje vend te vaket si Shqiperia, por kete kurre s'e kish pranuar perpara tij. Prandaj edhe i ati ate dite ish ndjere krenar, kur i biri kish shpallur qe do te jetonte me Mein krejtesisht i pavarur e ndonese e dinte qe ata ishin te gatshem te ndihmonin, sdo pranonte asgje prej prinderve e madje u kish premtuar qe ish koha qe ai ti mbeshteste ata.

Sa keq qe per ta bere i qe dashur te pranonte te punonte edhe si kamarier, ate pune aq te urryer nga babai qe ndoshta do te pesonte infarkt nese shihte te birin duke servirur kafe matufave pertace shqipetare.

Kish aq shume per te treguar, por s'do te perhumbej ne fjale sic perhumbej shpesh ne kujtimet e se shkuares se bukur qe kishin ndare me njeri tjetrin.
Ajo ish gjithcka e shenjte e tij, e shtrenjta e tij. Ish hajmalia fatndjellese ne cdo hap qe hidhte, tashme kurre me i vetem.

'Te dua' i peshperiti teksa i puthte hunden majuce perpara se te zhyste fytyren ne qafen e saj qe kuterbonte me e embel se mijera trendafile petale-kadifenjte.

Ish diplomuar shkelqyeshem e vitet e mundimshme i kish kurorezuar me rolin protagonist te Otellos ne nje produksion. Mei kish qene aty, gjithnje aty per ti buzeqeshur, per ti falur force vetem me frymen e saj.

Ajo ekzistonte ne jeten e tij. E ekzistenca e saj i falte jete. Jete qe pergjithnje deshte ta kalonte vetem me ate...

Ndihej me fat, i perkedhelur prej zotit te cilit shpesh i drejtohej falenderues.

S'deshte asgje me shume. S'deshte fame. Deshironte vetem miliona caste jete per ti kaluar me Mein e tij.

Kishin jetuar per 1 vit ne fllusken e tyre te enderrave ku askush smund ti arrinte. E aty do kish dashur te ekzistonte perjetesisht... Por enderrat kane nje fund...

Edhe i tyre filloi me nje fjali te pafajshme...

'Zemra, te lutem, me bej nje masazh' degjoi zerin e mekur te Meit qe therriste nga dhoma ku prej oresh praktikonte pjesen e saj me te re qe do te performonte ne Teatrin e Operas.

La skenarin hollak te nje shfaqeje, pjese e se ciles ish bere se fundmi per te nxituar tek ajo.

'Me eshte mpire krahu' shpalli kur ai vendosi duart mbi supet e kerrusur te Meit.

'Doemos, ke ore qe praktikon' i kujtoi. Mori violinen prej preherit te saj per tia vendosur ne kellefin e posacem.

'Ndoshta do te prishet koha' kujtonte fjalet e saj te ciltera.

'Zot, me keto teorite e gjysheve' kish rrotulluar syte ai. 'Cili krah?'

'I majti'

'Me mire?' e pyeti pasi prej disa minutash ferkonte krahun e saj hollak.

'Ehe' pohoi mekur e beri te cohej.

'Ti e di qe s'lodhem' i tha. Dukej qe s'ndihej mire. 'Por ti dukesh e rraskapitur' vuri ne dukje Dantja.

'Ndoshta kishe te drejte, kam ore qe praktikoj' e kete here buzeqeshi, si gjithnje.

Si gjithnje vazhdoi te buzeqeshte edhe ne javet ne vazhdim, ndonese shpesh me bisht te syrit e studionte se si levizte e shtrengonte krahun e saj te majte.

'Ende?'

'Dreqin, me bezdis pa fund' kish pranuar nje mbremje. 'Eshte sikur, s'e di... Eshte pjeserisht i mpire. E ndjej me te rende'

'Mos duhet te shkojme diku?'

'Po flet si mami im' ia ktheu e bezdisur. Ajo rralle here sikletohej e bezdisej ashtu.

Por kur mpirja vazhdoi mos ta linte ne qete edhe pasi provoi te niste palestren per te c'tensionuar muskujt e postures se violines me ne fund u dorezua e pranoi te shihte dike. Nje mjek ortoped qe shpallte i bindur qe nuk ishte asgje.

'Asgje per tu bere merak. Pak fizioterapi e do jesh top' fliste me nje zhargon e theks te rende Tironsi te vertete.

POr fizioterapia s'permiresoi asgje e ish terapeuti trup vogel qe Meit i rekomandoi nje vizite me neurologun.

'Mos eshte dicka nervore, shif njehere' kish thene shkujdesshem ai qe nje rast si i saji e kish hasur edhe me pare.

E takimi me nje neurolog e me pas me nje tjeter qartezoi diagnozen e saj - Skleroze Multiple, nje semundje neurodegjeneruese, ku vete trupi sulmon e shkaterron indin nervor duke demtuar neuronet, ato qarqet sinjal percuese qe komandojne gjithcka ne trupin tone. Dhe fatkeqesia - neuronet e demtuara s'mund te zevendesohen me te rinj...

'Ka terapi, por asgje nuk garanton qe semundja nuk do te perparoje' shpjegoi mjekja teksa shkruante nje recete qe kushtonte me shume se qeraja mujore

'Po ilacet?' kish pyetur Dantja qe nen tavoline shtrengonte fort doren e imet te Mejt.

'Kane efekte anesore, por jane e vetmja qe kemi sot per sot kunder kesaj semundjeje'

Dhe cdo dite me pas ish nje sfide me kohen, ose ndoshta ish vec Dantja qe mendonte keshtu, sepse Mei vazhdonte te buzeqeshte.

'Si ia del?' E kish pyetur nje dite, kurioz.

'Cfare?'

'Te buzeqeshesh?'

'Mund te ndryshoj gje nese qaj?'

E ajo kish te drejte - lotet e saj s'do te mund te shperlanin semundjen prej trupit te Meit.
Premtoi ate dite, vetes e heshtazi edhe asaj, qe do te buzeqeshte edhe ai.

'Do doja te rikujtoja cdo dite si te bukur. Edhe keto me krahet e mpire e kembet qe me keputen pas pak hapash'

E kish buzeqeshur edhe diten qe u rrezua sepse kembet s'e mbanin me. Buzeqeshte ende, ulur ne karrigen me rrota sepse semundja kish marre shume prej saj, por ne asnje moment s'ja kish dale ti vidhte buzeqeshjen.

Shpirti i saj i bukur vazhdonte te rrezatonte force, jete..

Ja dhe Mei shkrete... 😔

PlatonicWhere stories live. Discover now