27 - (2016)

279 36 14
                                    

Kishe te drejte. Po sillesha si nje i papjekur. I shkruajta dhe Dantes. Me djeg ta pranoj, por eshte i vlefshem per produksionin.
Te kerkoj ndjese dhe te shkruaj me shpresen per te te ripare serisht ne prova neser.

Buzeqeshi, e lumtur per Danten qe meritonte gjithcka e pakez edhe sepse historia e saj do te vendosej ne skene ashtu sic ajo e kish perfytyruar gjithnje. 

E te nesermen serisht u zgjua me nje qellim. 

'Ku po shkon?' e pyeti e ema me merakun qe nuk e zhvishte kurre prej tipareve te saj te lodhura. 

'Ne prova' i dha te njejten pergjigje si muaj me pare. 

Ndihej me mire, pas disa ditesh ndihej sikur mund te buzeqeshte serisht. Gjithnje ndodhte keshtu, merzia vinte ne formen e dallgeve qe e perpinin, rraskapitnin, perplasnin ne breg per ta lene te drobitur kur terhiqeshin. E sapo ajo ringrihej nje tjeter dallge perplasej ne gjymtyren e saj te dobeta. 

Por kete here kish nje arsyje me shume per tu ringritur, per te vrapuar larg atij bregu te mallkuar ku kish qene e denuar te ekzistonte aq gjate. 

Tashme fluturonte, fale Dantes qe kish qene aty per te nepermjet mesazheve te shkembyera, ne anen tjeter te telefonit ne ato telefonatat e perditeshme e ndonese s'e kish takuar ne kater dite e kish ndjere si te qendronte aty krah saj, ne cdo fryme. 

Ate mengjes e priste perpara teatrit, me te njejten buzeqeshje djaloshare ne fytyren e tij, me dy kupa kafeje e nje qese brioshesh nder duar. 

'I kam sjelle edhe une' tregoi perpara tij qesen e perhershme te Mullirit.

'Jemi ne' komentoi dhe e terhoqi ne nje perqafim. 'Me mungove' i peshperiti teksa fytyren e kish zhytur ne floket e saj te dendur. 

Gjeti doren e saj per ta shtrenguar ne te tijen e nuk e leshoi as kur ne te njejten salle te erret e te lagesht provash hyne edhe te tjeret me ne krye Ertonin.

Buzeqeshi kur pa Amantian e shkundi lehtesisht koken, si te qe duke e falenderuar sepse kish qene ajo qe e kish rizgjuar. E ajo buzeqeshja e tij s'u venit as kur syte i ndaluan mbi duart e tyre te nderlidhura. 

'Kemi nje date per premieren' shpalli me krahet qe i hapi anesh vetes. 'Ne 1 jave njerez. 1 jave' 

E me brohorimave te gezimit te stafit u degjua zeri mjaullites i njeres prej aktoreve qe drejt pyeste

'Prit, a sdo te thote kjo qe e jona do te jete shfaqa e pare e sezonit te ri artistik?' 

'Po. E para ne kalendar' shpalli krenar Ertoni qe kete here eci drejt Amantias e tek e veshtronte ne shikimin e tij s'kish asnje grime provokimi por vetem pendim e respektin qe thellesisht gjithnje kish ushqyer karshi saj. 

'E tere kjo fale talentit te pashoq te kesaj femre' pergezoi e syte e te tereve kerkuan e gjeten shikimin e Amantias qe kurre s'qe ndjere me e guximshme per te ndeshur fytyrat e aq te huajve ku gjeti vetem admirim. Kurre me pare dikush s'kish duartrokitur ashtu per te, e ate dite e bene te tere; edhe aktoret qe per te gjithnje kishin peshperitur nenze. 

Bregu ish i bukur kur deti terhiqej ne batice, mendoi... 

Ate dite ne prova Ertoni s'nderpreu askend e per te paren here pa shfaqen te luhej perpara saj sikurse do te luhej edhe per publikun vetem pas nje jave. 

'Te pelqen?' ishte Ertoni qe pyeste, ulur krah saj ne dy prej karrigeve vjeterrake. 

Amantia pohoi. 

'Shpresoj te jesh duke pare ne ate skene ate c'ka perfytyroje teksa shkruaje Amantia.' tingellonte i sinqerte. 

E ajo pohoi serisht, sepse gjithcka kish perfytyruar ish Dantja.

'Atehere jam i lumtur qe disi, ne nje menyre arrita te te lumturoj edhe une' i gjuajti miqesisht supeve perpara se te largohej drejt njerit prej teknikeve te teatrit te cilit i jepte ato keshillat e fundit rreth ndricimit e njemije e nje detajeve te tjera prej te cilave Amantia s'ja thoshte. 

Fundja ajo njihte vec ndjenjat... E syte i mbyllte per tu zhytyr ne mijera ndjesite qe fjalet rizgjonin tek ajo. 

Dantja u gjend menjehere krah saj sapo mbaruan e serisht, familjarisht si ta kish bere nje jete te tere, shtrengoi doren e saj. 

'Eshte fale teje qe jam serisht ketu apo jo?' e pyeti teksa ecnin me hapat e ngadalte te sinkronizuar ne ate ritmin qe ish vetem i tyre rrugeve te Tiranes. 

'Te tere donin qe ti te ishe serisht ketu' iu pergjigj Amantia.

'Por jo te tere mund te ndryshonin mendjen e Ertonit' shtoi pas disa hapash ai qe dicka kish degjuar ne prapaskene. 

'Ertoni eshte nje artdashes.' justifikoi 'Ne fund do zgjidhte ate qe ish me e mira per produksionin' 

Me ai nuk kembenguli e ne heshtje, sepse zhurma e Tiranes nuk mund ti mberrinte ne flluskezen e tyre, shetiten bri parkut Rinia. 

'Je nje mrekulli' peshperiti prej hicit Dantja qe ndaloi perpara Amantias per te mbeshtetur ballin e tij mbi te sajin. 

'Me mungove' pranoi perpara se butesisht ta puthte ne cepin e buzeve. 

'S'isha... s'ndihesha mire' pranoi e turperuar ate qe Dantja e kish ditur tashme. 

'Po tani?' ngrysi lehtesisht vetullat ai e Amantia pohoi, e buzeqeshur. 

'Te premtoj qe do jem ketu, ne cdo moment per te te bere te ndihesh gjithnje mire' foli ngadale. 

Premtim qe ia kish bere edhe nje tjeter femre... 

'Pse une?' pyeti serisht Amantia. Ai mund te kish kedo... 

'Vetem ti. Sepse je ti' i premtoi dhe e mbeshtolli ne krahet e tij. 'Me duket sikur zemra jote i kendon times, sikur shpirti yt ekziston perqafuar me timin. Eshte cmenduri kjo ndjesi, s'di te ta shpjegoj. Une fjalet di ti recitoj por jo ti nderthur per te folur me zerin e qenies time, por me duket sikur mjafton te te shoh e te ndjej ngado,e mjafton te te prek' e serisht nderthuri gishterinjte e tyre 'Ja, te te prek keshtu e eshte sikur te ishim duke bere dashuri'

'Mund te te puth, tani, ketu, e jam i bindur qe do ndjeja te njejtin pasion sikurse ndjej kur te shtrengoj prane.' 

Gjithcka ish aq e thjeshte me te... Gjithcka aq e paster... 
E Dantja gjithnje kish adhuruar thjeshtesine, qe per te ish bukuria sublime... 

E gjithcka platonike e tyre, bertiste thjeshtesi... 

E dinte, kjo qe dashuria! 


PS: dhe 2 pjese ka :D 

PlatonicWhere stories live. Discover now