Hyri vrullshem ne apartamentin qe me nuk ndihej si shtepia e ngrohte qe dikur kish qene.
Leshoi canten mbi divanin ku batanija qe lene rremujshem ne nje cep te tij, mbi jastekun e rrudhosur.E Mei s'dukej kerrkund. Fshihej, ne dhomen e saj nga ku shfaqej me pas per ta pyetur rreth provave perpara se te rizhdukej edhe njehere.
Ate pasdite kish shume per ti thene, mendonte i vendosur. Prandaj s'priti per te por trokiti ne deren e mbyllur per ti lene te kuptonte qe ai ish aty, qe do te hynte i paftuar ne hapesiren ku ajo me s'deshte kerrkend.
'Dante...' peshperiti thuajse e frikesuar. U kthye nga ai duke manovruar me veshtiresi karrocen.
'Lerme.' U ofrua ta ndihmonte Dantja. E kish pare, teksa veshtronte violinen ne kutizen qe kish hapur pak. Kish njohur dhe trishtimin e humbjes se nje pasioni ne syte e saj te blunjte qe nuk shkelqenin më me ngjyren e qiellit si dikur.
E ndihmoi deri ne sallonin e vogel e u ul perballe saj.
'Si shkoi?' pyeti si perhere ajo. Dukej ndryshe. Ose ish ai qe ndihej ndryshe.
'Shkoi' anashkaloi pyetjen e saj. Deshti ti thoshte qe Ertoni e perzuri e qe atij as qe i behej vone e Mei do te perqendrohej tek rregjizori e tek roli qe ai s'mund te humbiste aq sa do te refuzonte te degjonte ate qe Dantja deshte ti tregonte me se shumti. Amantian.
'Cfare ka Dante?' e pyeti Mei butesisht. Shihte gishterinjte e nderlidhur te Dantes e kerkonte te ndeshte shikimin e tij. Permbyste syte e duart i shtrengonte ashtu kur dicka e trazonte, e me nuk trazohej prej saj.
'Dua te flasim' shprehu. U mbush thelle me fryme 'Te flasim si dikur'
'Dante, ne s'jem...'
'Si atehere qe ishim vec miq' e nderpreu.
'S'mund te jemi me si atehere' ngriti pak zerin ajo. U mat te largohej duke menduar qe ai kish dashur vetem ti lutej per te rindertuar dicka qe ish thyer.
'Mei. Prit.' kembenguli Dantja qe kurre se fundmi nuk kish insistuar keshtu. Ndaloi e pa nga ai per te kerkuar pergjigjen ne fytyren e trazuar te Dantes.
'Kam njohur dike' foli Dantja e ato fjale qene si nje grusht per zemren e saj te copetuar.
Pse dreqin duhet ti dhimbte keshtu kur ish ajo qe prej tij ish larguar, duke vendosur per te dy qe lidhjes qe dikur kishin patur ti jepte fund? E serisht dhimbte, si dreqi, mendoi teksa vetes i kujtonte te mbushej thelle me fryme.
'Thuaj dicka' i kerkoi Dantja qe s'dinte te lexonte me asgje ne tiparet e saj. Nje person aq i afert qe transformuar ne nje te huaj qe here here i dukej sikur nuk e njihte me.
'Ne rregull' peshperiti me veshtiresi ajo. 'Mund te largohem tani?' shtoi ftohte.
'Mei, une...' ndihej fajtor, packa gjithckaje ndihej fajtor qe zemra kish filluar ti rrihte per dike qe s'ish ajo. I kish premtuar qe do i gjendej prane deri ne fund e ja tek ishin tani - ajo qe largohej prej tij e ai qe deshironte aq shume qe kohen e tij ta mbushte me butesine e Amantias.
Qe larguar, struktur ne dhomen qe ish kthyer ne burgun e saj. U zgjat me veshtiresi per ta kycur ne menyre qe ai te mos mund te hynte. E dinte qe do provonte ta bente. E njihte. Dantja i sinqerte deshte gjithnje te perkthente ne fjale ndjenjat e tij. E kish qene vec buzeqeshja e saj arma e vetme qe e mposhte, por sot s'ia kish dale ti buzeqeshte, jo teksa nje grusht i huaj dukej sikur kish gjetur rrugen per ne shpirtin e saj e kete te fundit e shtrengonte per ti vjedhur te fundit fryme.
C'prisje Mei? deshi ti ulerinte vetes. Medoemos qe do njihte dike tjeter, dike qe mund ti dhuronte nje te ardhme qe skish nje date skadence te shpejte. Medoemos qe nje tjeter do vidhte zemren e tij. E kish ditur e veten e kish pergatitur per diten qe ai do ti thoshte ato fjale, e sot, sot ish ndjere me e papergatitur se kurre.
Mbylli syte per te burgosur lotet qe pervelonin, ngulmonin per te dale. Jo, s'do te qante. Ish betuar qe nuk do te derdhte asnje lot prej kesaj semundjeje te mallkuar e s'do ta bente as ate pasdite qe deshte aq shume te qante per gjithcka kish humbur - violinen, vetveten e tashme edhe Danten.
Kush ishte ajo? Zot, donte te dinte me shume rreth asaj qe kish merituar miresine e Dantes. Kish dashur ta degjonte teksa i tregonte por ish arratisur sepse kish frike se perpara ciltersise se syve te tij do te thyej e kete here as ai s'do te mund ta ndihmonte.
Zot, donte ta linte te lire, por ai ish e vetmja fije shprese. I vetmi qe e bente te ndihej me pak e semure e me shume e gjalle.
E mbremjeve tashme ai mendonte per nje tjeter. Ndoshta nje tjeter ish aty per ta pare teksa aktronte, per ta mbeshtetur sic ajo deshte aq shume ta bente por dukej sikur Meit i kishin mbetur vec fjale.
Ajo s'mund ta ndiqte me nga pas e Dantja ne jete do te vraponte. Jeta ish ashtu, e shfrenuar, nje gare me pengesa ku Mei do te rrezohej ne te paren e ai do te rreshte se jetuari per te ndaluar per te, per ta ngritur.
E njihte, prandaj kish zgjedhur te largonte veten prej tij pa guxuar ti thoshte qe me nuk donte te ishte me te. Do te kish qene me e madhja genjeshter e Mei s'dinte te genjente.E serisht kurre s'ja kish dale te shkeputej plotesisht prej tij sepse s'ish e forte mjaftueshem e forte per te perqafuar plotesisht realitetin e saj e veten e genjente bukur me pranine e tij. Sepse mbremjeve, kur e dinte qe ai flinte, ngadalesisht hapte deren e dhomes per ta veshtruar teksa flinte i qete e Mei, enderronte per krahet e tij rreth saj, per sigurine qe i falnin vec perqafimet e tij, per aromen dehese te lekures se tij.
Deshte te gjente rrugen per ne enderrat e tij sepse nese edhe ai enderronte per te, ndoshta do te ish sikur shpirtrat e tyre te benin dashuri me njeri tjetrin, si dikur...
Sot e dinte, kish qene nje tjeter ne enderrat e tij, nje tjeter qe driten e Dantes po e largonte prej saj.
Krejt papritur ish errur e ne erresire ajo mbytej, ne erresire s'kish me vend per genjeshtra e s'kish me arsyje per t'ju arratisur te vertetes.
Ajo qendronte mes tyre, me trajten e nje tjeter femre.
Prandaj hapi deren e karrocen e shtyu me duart e saj te dobeta per te ndaluar perballe Dantes qe kish fshehur fytyren pas duarve te tij. Floket i binin te pabindur mbi fytyre por si gjithnje ai nuk sikletosej prej tyre.
'Me trego per te' i kerkoi e Dantja shtangu.
'Me trego gjithcka' perseriti e kete here tjetri buzeqeshi.
Ish teper e cuditshme ajo e tyrja...
PS: Ndjese per mungesen dje por isha e rraskapitur pas rojes...
Dhe me ne fund u futem cik dhe ne mendjen e Meit. My poor babies - me dhemb zemra per te tre.
Pjesa ime e preferuar do jete kur te takohet Amantia me Mein :D Can't wait to write it me shpresen qe sdo e dhjes xP