Ecnin me ngadale. Amantias i pelqente te ndiqte ritmin e hapave te tij. I dukej sikur Dantja dinte te jetonte qetesisht, e deshte aq shume t'i vidhte ate sekret.
Vrulli i Eltonit e bezdiste, sic e bezdiste edhe insistimi i tij karshi saj. Ndoshta kjo qe nje shenje qe duhet te terhiqej, me mos te dukej ne ate teater, shenje per te vazhduar perpara e per te gjetur dicka tjeter per te mbushur kohen zvarritese. Shfaqen do ta shihte. Nje ftese me emrin e saj do tia sillnin me patjeter e naten e premieres, ulur ne rresht te pare, do ti duhej ti buzeqeshte njerezve qe e pergezonin, te lajkatonte sebashku me to.'Po te bezdiste apo jo?' Pyeti Dantja. Kish ndaluar. E kish bere edhe ajo. 'Mendova se po te bezdiste, prandaj edhe erdha ashtu. Ndoshta s'duhet ta kisha bere'
'Jo, jo. Faleminderit' kete here e falenderoi vertete.
'S'dukesh mire, e sigurte?' kuriozonte me syte e tij.
'Me duket sikur se fundmi bezdisem nga gjithcka dhe sikur ne te njejten kohe edhe une bezdis te tere' mblodhi supet. Syte e fiksuar ne pllakat e lageshta te pedonales. Rreshkitje mbi to, nese cdo hap nuk qe i kujdesshem. E bezdiste edhe kjo. S'mundej as te ecte pa stermenduar. Dukej sikur gjithcka detyronte mendjen e saj te punonte, analizonte, kontrollonte.
'Me duket sikur ti mendon gjithnje zymte'
E bente, por s'deshte ta pranonte. Ne jete s'kish nevoje per dike tjeter qe e shihte e priste qe ajo te buzeqeshte, numeronte ato castet kur ndoshta fytyra e saj ndriconte. S'duronte qe rreth saj njerezit te shtirreshin per te vjedhur prej saj nje lumturi, edhe kjo false.
'Duhet te jete koha' pa qiellin gri, si te deshte te personifikohej me te.
Dantja e veshtroi nje hov. Pohoi, por nuk besonte.
'Ndonjehere do doja te dija te shkruaja. Te zoteroja fjalet e te hidhja mbi leter ato mendimet qe dua te perze.' tha si te qe duke kerkuar ndihmen e saj.
'Mund ta provosh ta besh. Fjalet, ato thjeshte vijne' ndodhte keshtu per te. Mjaftonte te ulej e te terhiqte para vetes kompjuterin, qofte edhe ate bllokun me lekuren e rrjepur. Mjaftonte te vendoste nga t'ja niste - me nje pershkrim te natyres apo me ndonje siperfaqesoritet jetesor.
'Te zymta do te qene edhe shkrimet e mia' perplasi kemben e djathte lehte mbi pllaka.
'Do me pelqente ti lexoja' kerkoi Amantia. Dicka per te bere, po kerkonte per dicka per te bere. Dicka per te mbushur kohen e jo nje arsyje per te njohur Danten. S'donte te zhvishte prej tij imazhin e Erosit sepse vetem keshtu personazhi i saj ndihej i gjalle - jeta e saj kish nje kuptim.
'Do te ti sillja, nese do te kisha shkruar dicka. Tani kam vec lemshe te pazgjidhura mendimesh' pranoi e per nje cast syte e tij u pershkruan prej nje trishtimi qe me pare s'kish qene aty.
E pa ndryshe dhe u ndje ndryshe. S'jam e vetmja mendoi. Edhe te tjere luftojne ndjesi e mendime te pakendshme. Por kete e kish ditur gjithnje. S'qe ngushellim per shpirtin e pikelluar qe veten e kish lene te vritej e shtypej prej te tilla mendimesh.'Kur ta besh' u mundua ti buzeqeshte. Mundohej, por buzet e saj asnjehere s'i bindeshin atyre buzeqeshjeve te shtirura.
'Po'
'Mire'
S'kishin me asgje per te thene e ate cast s'mund ta zgjatnin, jo pa e keputur prandaj me nje marreveshje te heshtur hyjne ne sallen e lagesht. Eltoni i shihte, Danten, Amantian. Serisht ate e me pas syte e tij serisht burgosnin Amantian ne ate flakerimen e tyre te mbrapshte. Kete here nuk komentoi serte. Kurseu dhe ironine.
'Kalojme tek skena 3, akti 2' vetem aq. S'qe asnje urdher. Nese aktoret do te kishin kerkuar te largoheshin, Eltoni dukej sikur do te kish pranuar pa bere ze. Ndoshta e tille ish merzia e tij. Por as ajo s'mund te mberthente Amantian, ta mashtronte e zbuste qendrimin e saj.
Prandaj thjesht u ul, ne vendin e saj te perhershem. U zhyt, ne heshtjen e saj.'Skena ime e preferuar' komentoi me zerin mjaullites aktorja kokzeze.
E kur buzet e saj iu versulen te etura atyre te Dantes, Amantia e diti pse.'Stop' urdheroi Eltoni, por kokezeza Dantes me nuk i shqitej, ndonese ky i fundit mundohej ta largonte prej vetes sepse zeri i Eltonit i zhvishte petkat e Erosit, e tek i drejtohej atij, priste, ai ish vec Dantja.
'S'me pelqen. S'me pelqen' dukej sikur fliste me shume me veten.
'Ndoshta duhet te zgjase pak me shume?' Ofroi aktorja.
'S'eshte ajo.' Krroi cepin e ballit sic bente cdo here tek mendohej. Zakonisht, ne te tilla raste, i drejtohej Amantias, kerkonte mendimin e saj. Nuk e beri kete here. Thjesht foli, me ate zerin e derrmuar te dikujt te lodhur prej me shume se thjesht dites se gjate 'Do mendohem. Do mendohem, sonte'
Amantia e dinte qe do e bente sepse ne vetmi kish kohe per gjithcka.
'Do provojme serisht?' pyeti aktorja.
'Dhe nje here. Dhe nje here' foli jo fort i bindur Eltoni.
E kete here dhe Amantia u mundua te shihte me syte e tij, te shihte pertej buzeve qe cakitnin njera tjetren. Pa duart, e vajzes, qe shtrengoheshin pak me fort sec duhej ne krahun e Dantes. E pa trupin e saj qe perdridhej, ato veprimet e teperta te dikujt qe ne ate puthje s'qe me roli qe luante, por vetem nje femer e deshperuar qe prej muajsh kish rendur pas atij casti.
'Serisht jo' komentoi Eltoni. 'Kaq sot' shtoi dhe serisht qe ai qe u zhduk i pari.
'Dante, ishe super' tentoi te niste nje bisede aktorja, por ai e shperfilli sic kish bere prej muajsh.
'Pafshim' ia ktheu thate dhe kerceu prej skenes se larte.
Ndaloi perballe Amantias si te qe duke pritur dicka prej saj.
'Cfare?' e pyeti jo fort e sigurte ajo.
'Ecim bashke? Mund te te shoqeroj deri diku' ofroi. Sic dukej deshte te pyeste dicka: kish kuriozitet e peshtjellim ne syte e tij.
E kurioze qe dhe ajo, sepse pranoi. Pse dreqin pranoi?!