'Dua te te tregoj per ate' nisi te fliste ai. Puliti disa here qepallat qe kornizoheshin prej atyre qerpikeve te gjate. Dukej i vrare e njekohesisht i vendosur per te treguar prandaj ajo s'e ndali.
Ish shpirti i Dantes ai qe shprehej mes fjalesh.'Quhet Mei' buzeqeshi kur shqiptoi emrin e saj.
'Te thashe qe eshte dikush arsyeja pse jam sot ketu. Pse erdha ne ate audicion te mallkuar pa me te voglen shprese se ky rol do behej i imi. Me shume erdha per ti treguar asaj qe te rreshte se ngulmuari, qe kurre s'do zgjidhesha si protagonist. Isha i lodhur Amantia.' Ferkoi syte me gishterinjte e gjate.
Dukej i rraskapitur.'Jam i lodhur' pranoi.
'U njohem krej rastesisht ne akademi.' nisi te rikujtonte. 'Ishte violinistja me e mire.'
S'i shpetoi perdorimi i se shkuares prej Dantes por s'deshi ta nderpriste me pyetjet e saj. E ndjente veshtiresine me te cilen fliste, si te deshte te thoshte aq shume ne aq pak, ne pak minutat perpara provave te mengjesit.
'E doja shume'
'E dua shume' korrigjoi veten. 'Por ndryshe''Jetova me te vitet me te bukura. Isha i lumtur, ndihesha i plote pa patur asgje. Betohem, me mjaftonte Mei per tu ndjere budallai me me fat ne bote. I propozova atehere. U rropata lart e poshte me tre pune per te mundur te blija nje unaze nga ato me diamante' ndihej cuditshem qe Amantias i rrefente kete, por deshte te ishte i sinqerte me te.
'S'e kam genjyer asnjehere. E vetmja genjeshter ato dite kur s'doja qe te dyshonte per planin tim e i thoja qe qeshe ne prova gjate. Bleva dicka. E dija qe ajo s'lexonte vlere ne gjerat materiale por une desha qe te kishte me te miren sepse ajo eshte unike. Vrava mendjen edhe per propozimin e perfundova se beri pyetjen ulur ne nje dhome te akademise teksa e degjoja ti falte tinguj krijimeve te saj. Tha po'
buzeqeshi hidhur.Dicka kish ndryshuar. Dantja s'qe me i lumtur.
'U diagnostikua me skleroze multiple pas disa muajsh. S'mundi me kurre te luante ne violine pas disa te tjeresh. U ul ne karrocen me rrota para 1 viti.'
'Zot' psheretiu kete here ajo. Me vjen keq, i vinte keq por ato fjale te urryera s'ja serviri atij. Kujtonte se si dikur kish dashur te perzinte e gjuante kedo qe i shprehte keqardhjen ashtu.
'E kam pare vetem njehere te qaje Amantia. Ajo vetem buzeqesh. Ende, vazhdon te buzeqeshe edhe sot' shkundi koken. Ndihej krenar per forcen e saj.
'Jetojme bashke' mbylli syte tek pranoi. 'Por... s'jemi me bashke' shtoi.
Kerkoi i frikesuar syte e Amantias. A do ta kuptonte valle? Si mund te ishe me dike pa qene me dike? Si mund te nisje dicka te re tek ende jetoje nje te vjeter?
Lexoi vec dhimbje e mirekuptim ne to.
'Ishte pasi s'mundi te ecte qe gjerat ndryshuan. Kurre s'me tha qe s'donte te ishte me mua. Kurre s'ja thashe as une. Sepse ajo ka nevoje per mua e une kam premtuar qysh atehere qe do jem aty per te.'
Dreq, e kuptonte pse luftonte aq shume...
'Nje mengjes u zgjova ne divan e pashe diamantin qe shkelqente mbi tavoline. S'e leviza ato dite por ajo kurre se rivendosi ne gishtin e saj. E hoqa pas nje jave. S'e dha kurre veten. As une.'
'Refuzon te kthehet ne shtepine e saj. Dhe une e di pse. Sepse s'do te ndihet si e semure. Une s'e trajtoj ashtu. S'mund ta perze'
'E kuptoj' pohoi Amantia.
'E kupton?' pyeti me syte pergjerues te nje femije.
'Mendoj qe po' s'deshi te genjente.
'Faleminderit' mbertheu doren e saj me dy te tijat.
Pse e kish puthur. Amantia ende s'kuptonte pse ai kish puthur ate.
'Falemin...' faleminderit ti, deshi ti thoshte. Per sinqeritetin qe se fundmi ish i rralle, nje virtyt i humbur prej njerezve qe me s'dinin te flitnin pa dorashka, me zemren nder duar.
Por zilja e telefonit te saj e nderpreu. Ish emri i Ertonit qe ndriconte celularin qe kishte lene mbi tavoline.
Dantja terhoqi prekjen e tij e u mbeshtet ne karrigen e ngushte. E pa ti pergjigjej, e degjoi te shqiptonte pak fjale e ndrojtur.
S'e di ne do vi ne prova, i qe pergjigjur fteses se tij.'Me fal' kerkoi ndjese teksa rivendoste telefonin ne tavoline.
'Hajde' i kerkoi pergjerues 'Te lutem'
'Pse?' pyeti ajo.
'Jo per Ertonin' kundershtoi i ngrysur. 'Hajde, per mua'
Pse, deshi te perseriste serisht. Pse ajo, pse ish e rendesishme qe te ish aty ajo...
'Amantia...' shqiptoi ndrojtur emrin e saj. 'Per te njejten arsyje pse desha te te takoj, te te tregoj gjithcka.'
'Te ndjej' shtoi Dantja pas nje pauze.
E kish pranuar ate qe s'kish dashur ti pranonte deri para pak ditesh vetes.
Por e kish puthur, sepse e ndjente.
Deshte te kalonte sa me shume kohe me te per te njejten arsyje.S'kish me arratisje nga kjo ndjenje qe s'dinte ta shpjegonte as vete.
Dashuria i qe shfaqur ne trajten e Meit vite me pare, e tani ne mendimet e tij transformohej ne nje tjeter femre.
Si?'Thuaj dicka' peshperiti pergjerues karshi Amantias qe e veshtronte e surprizuar.
'Une....' nisi te belbezonte por ish serisht telefoni i saj qe e nderpriste, serisht emri i Ertonit ne ekranin e tij.
'Mos...' kapi doren e saj. Ish casti i tyre e Ertoni s'mund ti vidhte edhe aq, ato pak minuta, vemendjen e saj.
Amantia s'ju pergjigj. S'do ta kishte bere edhe nese s'do ish dora e Dantes qe shtrengonte te sajat.
Po luftonte me veten ne kerkim te fjaleve qe te ishin po aq te sinqerta sa te Dantes.
E ish e veshtire te dilte jashte zhguallit ku ish fshehur aq gjate.'Pse mua?' Arriti te pyeste me ne fund 'Une jam... e kalbur' perseriti serisht te njejtat fjale qe kish perdorur kur i kishte treguar rreth vetes. Ate epitet qe mendonte se e personifikonte me se miri.
'S'e arrin ta shikosh qe je shume me shume. Je e talentuar, e bukur ne shpirt ndonese fshihesh pas ndrojtjes.' E pasi u mendua pakez shtoi 'Je e forte Amantia'
E forte, e forte ajo s'ish ndjere kurre e ndoshta do e kish pranuar per Danten po mos te kishte qene serisht nje telefon qe i nderpriste, serisht emri i Ertonit. Kete here tek i tij.
'Dreq' shfryu Dantja.
'Duhet te shkojme' plotesoi Amantia qe kish zgjedhur qe ne prova te shkonte me te.
Per të...Thoughts, thoughts 💭?
Wanna hear - si mendoni se do e marre Mei kur ta marre vesh?