18 - (2009)

268 35 32
                                    

Endej holleve te akademise se arteve kokeulur, refuzuar nga nje tjeter produksion i universitetit. Kish enderruar rolin kryesor por s'ish perzgjedhur as per ndonje nga rolet e kota, te sajuara per ti dhene sa me shume studenteve shansin te ngjiteshin ne skene.
Te ish aq i pa talentuar valle? Nje deshtim, sic kish degjuar ti thuhej sa e sa here prej te atit qe gjithnje i zhgenjyer prej te vetmit djale i drejtonte gishtin e nje bresheri ofendimesh. S'deshte ta nenshtronte, deshironte vetem ta rizgjonte qe Dantja te kuptonte qe per artin s'kish te ardhme.

'C'do besh me nje diplome aktrimi? Do te perfundosh prapaskenave te televizioneve te qelbeta nese je me fat. E nese jo, kamarier ne ndonje bar te Tiranes, e kjo per aq kohe sa je i ri'

Kish qene i bindur qe mund t'ja dilte. Fundja kujtonte levdatat e mesueses se fillores kur i kish besuar rolin e Tom Sojerit ne nje shfaqe te shkolles. 'Je i lindur per te qene nje aktor' i kish perseritur plot here ajo, pas cdo provash gjate ores se gjuhes e leximit.
Kishin qene ato pak fjale e vetmja shtyse qe provimeve te matures tu fuste nje mendje te lehte e te zgjidhte te shkonte ne audicionet e akademise.

I ati i xhindosur s'i kish folur per dite te tera, duke refuzuar ta merrte nga pas ne studion e tij te konstruksionit. Krekohej gjithandej qe i biri do te behej inxhinier si edhe vete ai e gjithnje kish ushqyer ate enderr per te dy, edhe per Danten qe ndonese me formulat qe i mire e tere perllogaritjet mund ti bente me sy mbyllur, s'honepste dot monotonine e te qendruarit kycur ne nje zyre.

Deshironte te rilindte ne nje skene, gjithnje i ndryshem, gjithnje me i forte. Deshironte te perhumbej mes fjaleve te skenareve te mire shkruar e te vishte petkat e personazheve komplekse, aq te ndryshem prej tij.
Deshironte te perqafonte artin, pa enderruar kurre per famen. S'i interesonte te njihej prej masave, perkundrazi, deshironte te ish i njohur vetem per ata pak artdashes qe kishin mbetur ne Shqiperi, ata te paket qe uleshin ne karriget e teatrit te ftohte e ndonese me gishterinjte e ngrire e hundet e skuqura largoheshin prej salles se akullt edhe me buzeqeshjet e ngrohta te atyre qe qene dehur, dehur me te bukuren qe ish arti.

Emri tij kish qene rreshtuar nder te fundit, i disavantazhuar perpara te tjereve qe aktrimin e kishin praktikuar me kohe, ne bankat e liceut. Por serish ia kish dale te behej pjese e te vetmes akademi ne vend.

E cdo dite mirenjohes per mundesine qe i ish dhene, e cdo dite i etur per ti mbushur mendjen prinderve te tij qe mund tja dilte e per ti deshmuar edhe vetes qe kish patur te drejte qe besonte ne nje enderr, punonte fort.

Por puna e tij s'qe shperblyer me asgje perpos vleresimeve te mira qe dukej se s'kishin aspak vlere persakohe emri i tij kurre s'afishohej ne listat e produksioneve te akademise.

Shfrynte e me pas vazhdonte te kembengulte, te punonte edhe me fort, sepse jo, s'mund te kish cuar dem gjithcka per asgje.

Mund t'ja dilte, zysh Vera i kish thene ashtu....

E teksa kapej pas fjaleve te Veres per te rigjetur force, qene tingujt e nje melodie sa te embel e te trishte, sa te forte aq edhe te brishte qe e bene te ndalte capitjen e tij e perhumbtasi te kerkonte violinen qe prodhonte ata tinguj magjike.
Ndaloi pas deres se rende qe qendronte pakez hapur fale braves se prishur... ajo bravez e prishur qe i lejonte atyre tingujve te arratiseshin prej telave te nje violine per te pushtuar korridoret e shkrete, per te mberthyer Danten qe i hipnotizuar vezhgonte gishterinjte hollake te nje dore bardhoshe qe luanin mbi telat tere siguri.

Ajo zotonte artin, mendoi.. Arti ish ajo femer floket e dendur e te zinj te se ciles derdheshin per ti mberritur deri ne zverk.

Vazhdoi te luante gjate e ai vazhdoi ta degjonte, ta veshtronte i burgosur prej notave qe dukej se e kishin mberthyer aty....

Ndoshta kish pak sekonda, ose minuta te tera qe qendronte aty, i perpire prej magjise se muzikes e dehur prej zhegut te asaj pasditeje te lagesht vere... S'i interesonte sepse deshironte qe muziken qe lehtesonte shpirtin e tij te mund ta degjonte pambarimisht, ne perjetesi.

Prandaj disi u zhgenjye kur notat rreshten se ngjyrosuri hollet e zymta me ngjyrat marrosese te artit. Duhet te ish larguar pa ngjare ne syte e te panjohures si nje i marre, por nuk e beri, perkundrazi duartrokiti, fort, teksa hidhte drejt saj disa hapa te guximshem.

S'kish qene kurre i shoqerueshem, e aq me pak me femrat para se cilave kurre s'kish ditur si te hiqej per tu dukur interesant. Madje, ndonese ne pamje terheqes, vajzat gjithnje e kishin tallur e perqeshur per faqet qe i skuqeshin e fjalet qe e braktisnin sa here bisedonte me to.

'Ta shpifte apo jo?' pyeti e pakenaqur vajza teksa vendoste tere delikatese violinen ne mbajtesen e saj.

'Tallesh? Ishte... ishte thjeshte e mrekullueshme' ia ktheu Dantja qe tashme kish ndaluar disa hapa larg te panjohures qe vetem atehere u kthye drejt tij.

Syte e medhenj blu u perqendruan mbi fytyren e Dantes sikur te qene duke kerkuar nje detaj qe tradhetonte ate levdim te tij - ndoshta nje pulitje te qepallave apo nje permbysje te iriseve te tij te kafenjte, por Dantja e veshtronte i sinqerte.

'Faleminderit' buzeqeshi cilter. 'Jam Mei' u prezantua.

'Dante' peshperiti emrin e tij.

'Studion per violine edhe ti?'

Shkundi koken.

'Mos me thuaj je nje nga ato kaposhet e pianos?' vazhdoi te pyeste Mei e buzeqeshur. Hodhi kutine e violines rreth supit e u afrua per te ndaluar perballe Dantes qe ende s'kish thene asnje fjale.

'Aktrim' ia doli te belbezonte me ne fund.

'Pra aktor. E si ta kuptoj une atehere qe ai koment ish i vertete e jo nje fjali e recituar bukur? Thuhet recituar apo jo?' buzeqeshte. Duhet te ish duke e vene ne loje, ose ndoshta ish gjithnje e tille vajza me syte e oqeante. Thjeshtesisht rrezellitese...

'Nuk genjej'

'Thone te tere' luajti doren shkujdesur perpara fytyres se saj.

'Po sikur te te them qe jam nje student i deshtuar aktrimi qe s'arrin te fitoje as nje rol figuranti, do te me besoje atehere?' leshoi supet e permbysi syte, duke rikujtuar edhe njehere nje tjeter mposhtje te tij.

'Jo' u pergjigj bindshem pas disa castesh heshtjeje. 'Vetem me te miret mendojne se jane deshtake. E deshtaket e vertete ato qe mendojne se jane me te miret.'

'E degjon veten? Kjo vlen edhe per ty. Ajo muzike, s'ta shpifte aspak. Perkundrazi.'
Mei buzeqeshi.

'Cilen pjese po luaje?' pyeti menjehere, pa i lene rradhe te pergjigjej, kurioz

'He?'

'Kompozimi, cila pjese eshte ajo?'

'S'eshte asgje. S'ka emer. Dicka qe kam krijuar' u pergjigj e turperuar Mei qe per artin e saj duhet te ish vec krenare.

'Ishte e mrekullueshme'  komplimentoi.

'Faleminderit' e kete here lekura e bardhe e faqeve te saj u ngjyroj prej nje roze te trendafilte...

Perhumbur ne ate bashkebisedim te shkujdesur te dy te panjohurve qe dukej se kuptonin njeri tjetrin, dolen prej klases se vogel per te ecur bashke holleve e me pas bulevardit te gjate te Tiranes.

E koha dukej se fluturonte e perkedhelur nga embelsia e zerit te saj...

Ja dhe Dantja ne te shkuaren, ne koherat e universitetit :p
Dhe Shkurtta , une s'rezistova dhe postova serisht 😅

PlatonicWhere stories live. Discover now