Miremengjes me nje pjese fringo te re :p
'Mirëmëngjes Dante' e përshendeti aktorja emrin e së cilës nuk e dinte, ndonëse tjetra hiqej si të qenë miq për kokë prej kohësh.
'Miremengjes' ia ktheu thate asaj, qe kerciste takat mbi dyshemene e mykur te teatrit per te ndaluar perballe pasqyres se keq ndricuar ne dhomen e aktoreve.
'Gati per provat sot?' mundohej te vazhdonte biseden tjetra, qe gjithnje nderpritej aty, me nje pohim te mekur te Dantes. Kur vajzat vinin preferonte te dilte prej dhomezes qe transformohej ne nje central thashethemesh e pergojimesh.
Me kupat e kartonta te kafese ende ne njeren dore e me skenarin qe vazhdonte ne shtrengonte nen sqetullen e krahut tjeter u nis drejt skenes qe kish braktisur pak me pare, kur Ertoni paturpesisht i kish kerkuar te largohej sepse 'duhet te bisedonte rreth detajesh te skenarit me autoren'. Me Amantian. Amantian qe disa momente me pare e kish puthur, i dehur, prej fjaleve qe I lexonin njeri tjetrit, fjale te krijuara prej saj, I dehur prej artit qe dukej se i lidhte te dy, e me se shumti, dehur prej dhimbjes qe fshihnin syte e saj gjithnje aq te trishte.
Kish qene nje gabim, ajo puthje e çilter... Nje gabim qe do ta kish perseritur serisht e serisht, ish i bindur.Shkoi duart ne floket e dendur e duke gelltitur riperjetimet e asaj puthjeje u ngjit ne skenen ku Ertoni qendronte ulur kembekryq, me nofullat e shtrenguara e me telefonin qe godiste fort me gishtin e tij tregues nder duar.
'Dante' neperdhembi emrin e tjetrit pa shqitur syte prej ekranit qe shnderriste ne gjysem terrin e salles se lagesht te teatrit.
S'ja ktheu. S'ja kish enda te permendte emrin e tjetrit pa patur gje per ti thene sic nuk kish deshire te niste ndonje bisede te kote me te.
Ish rregjizori i shfaqes, por nuk ndante te njejtin vision me Danten e qe mese i bindur, ndonese mundohej te kuptonte, ekzistonte ne nje galaktike te vecante mijera vite drite larg Amantias.Amantias qe me nuk ish aty. E dinte, sepse krejt pafajesisht syte e kish kishin skanuar sallen ne kerkim te siluetes se saj te brishte, te perulur.
'Amantia me tha qe kishit provuar te lexonit pjese te skenarit bashke' shtremberoi tiparet e vyshkura tjetri. S'e fshihte bezdine sic nuk fshihte pelqimin qe ushqente karshi Amantias.
Pohoi.
'Nese ke nevoje per ndihme, mund te me drejtohesh mua. E nese ke nevoje te besh prova pertej orarit zyrtar, ka nje aktore qe luan krah teje' tha pasi u ngrit nga skena e pluhurosur.
'Une jam rregjizor i kesaj shfaqeje' rikujtoi kercenueshem, sic bente shpesh. Mund te te shporr nga ky produksion qene fjalet qe fshiheshin pas asaj fjalie.
'Amantia eshte ketu per te me ndihmuar mua' theksoi e gishtin e perplaste si nje maço ne kraharorin e tij. Dukej sikur kish nevoje ti ushqente egos se tij pak krenari mashkullore, gje qe i venitej pas atyre tentativave te deshtuara per te shpene Amantian ne shtrat, qe i kishin rene ne sy te tereve e jo vec Dantes.
'Qarte' ia ktheu shkurt e dukej sikur ato pergjigjet nje-fjaleshe tjetrin e nxisnin edhe me.
'S'jam aspak i kenaqur me ty. Performanca jote le per te deshiruar. Mendoj qe as fizikisht nuk I pershtatesh personazhit qe luan. Le te themi qe s'ishe aspak ne preferencat e mia per te veshur kepucet e Erosit' vazhdoi te kercenonte Ertoni.
Ne nje tjeter situate do te kish perplasur skenarin mbi skenen e vjeter e do te qe larguar pa kthyer koken pas. Ne djall te venin Ertoni dhe trupa e tij e aktoreve, ne djall edhe enderrat e tij per tu bere dikush ne skenen e artit shqiptar.
Do ta kish bere, nese s'do kish aq nevoje per para sepse ndryshe s'mund te jetonte i pavarur ne nje qytet kaotik e te marre si Tirana, nese s'do ish dashuruar aq shume pas cdo fjale te shtypur ne fletet e bardha te shpupuritura prej leximeve te shumta, nese s'do ish apasionuar cmendurisht e krejt cuditshem prej autores se heshtur e te nenshtruar.
Do ta kish bere, nese s'do ekzistonte Mei qe besonte aq verberisht tek ai.