24 - (2016)

229 40 15
                                    

E ditet vraponin pas njera tjetres e ai jetonte per ato buzeqeshjet e embela, per duart e tyre qe gjenin njera tjetren per tu perqafuar ne nje shtrengim, per bisedat teksa cdo pasdite teatrin e linin se bashku. Edhe shikimet e vengerta te Ertonit merrnin nje tjeter kuptim.
Po kur e tere kjo te mbaronte?

Brengosej prej kesaj pyetje qe roberonte mendimet e tij. Kur kuintat te uleshin pas shfaqes se fundit, a do ish gjithcka e njejte?

'Dua te vazhdojme te jemi keshtu' i shprehu nje mengjes e ajo buzeqeshi. E pas cdo buzeqeshje drejtuar vetem tij zemra e Dantes rrihte cmendurisht. Cmenduri, mendonte, se si i mjaftonte nje buzeqeshje per tu ngazellyer.

'Si?' pyeti ajo.

'Te dy. Te dy edhe pertej kesaj drame, pertej teatrit' shprehu ate deshire te tijen.

Amantia heshti, por syte e saj flitnin me shume se ajo, tradhetonin zemren e saj te cilter qe Dantja e dinte, deshironte te njejten gje.

Ish i lumtur, mendoi nje dite. Ndihej serisht i ri, pas aq kohesh qe kish harruar si te ish nje i tille. Ndihej serisht i gjalle. Ndihej njemije e nje gjera e njekohesisht ndihej i denuar sepse s'mundej plotesisht te shijonte lumturine. Sepse per te lumturia kish shijen e hidhet te tradhetise. Sepse ndihej sikur pas cdo buzeqeshje tradhetonte Mein.

Kthehej ne shtepi dhe ne ato bisedat e tyre te shkurtera rreth provave provonte ti fliste per Amantian por ajo s'deshte te degjonte pertej te zakonshmes e ai ish teper i frikesuar per ta detyruar te flisnin.

Por do ta bente, do ti tregonte gjithcka ne nje dite qe s'ish e sotmja, sepse edhe ate mbremje Mei u kyc ne dhomen e saj ku Dantja me s'qe i ftuar, ky Dantja me s'ndjente se perkiste. F

Flinte dhe ai me pas ne divanin e ngushte, tashme me nje arsyje me shume per tu zgjuar te nesermen.

Te nesermen qe niste me Amantian ne ate kafenene e fshehur. E te tere i shihnin cuditshem, si te qene te paftuarit ne ate vend-takimin e te moshuarve te lagjes.
E me pas dukej sikur fytyrat e gjysherve ndricoheshin kur ai prekte doren e saj mbi tavoline, butesisht. Ndoshta ne syte e tyre qene nje vegim i rinise qe tashme kujtonin me nostalgji.

'Kam filluar te shkruaj dicka te re' rrefeu Amantia ate mengjes. Te shkruante ish fryma e saj e Dantja kete e kish kuptuar.

'Mund ta lexoj?' i kerkoi te lexonte me shume se serine e shkronjave qe bashkejetonin per ti dhene jete mendimeve te saj. Deshte te lexonte me shume se aq, kerkonte zemren qe Amantia fshihte pas fjaleve te qendrisura bukur. Zemren e saj qe e deshte aq fort.

'Eshte nje budallek.' tha shkujdesshem ajo. 'E ndoshta po, kur ta perfundoj'

'Mezi pres' i buzeqeshi. Mezi priste, te ndante shume me shume se ato kafe te shkurtera me te.

E si cdo mengjes edhe ate dite te re drejt teatrit ecen te dy per tu mirkpritur serisht prej shikimit te venger te Ertonit qe Danten e kryqezonte me xhelozi e Amantian me deshiren e nje mashkulli te deshperuar per te cuar nje femer ne shtrat.

Surpriza e atij mengjesi qe aktori qe ngjitur mbi skene lexonte rreshtat e Erosit dhe injorimi i Ertonit karshi Dantes qe marshoi drejt tij.

'C'dreqin Erton?' ngriti zerin sic nuk kish bere kurre me pare.

'Fabio do te marre rolin tend' shpalli tjetri ftohte, i patrazuar prej Dantes.

'Jemi nje jave larg premieres' i kujtoi Dantja.

'Dhe une vazhdoj te jem i pakenaqur prej teje' vazhdoi ta injoronte Ertoni. E Dantja do kish dashur ta shkundte fort ne ate cast mezo-burrin e neveritshem per te marre nje reagim prej tij. Deshte qe ai ti bertiste ne fytyre arsyjen e vertete pse Danten e urrente aq shume e jo te fshihej pas justifikimesh.

Kurrsesi Fabio s'ish Erosi e Ertoni qe i gatshem te hidhte ne kosh gjithcka per te kenaqur egon e tij te semure.

'S'mund ta besh' i peshperiti qetesisht Dantja.

'Shikome' kercenoi neper dhembe tjetri.

E kete here Dantja kerkoi syte e Amantias per te gjetur force. S'kish nevoje per kete rol, mendonte ai, por kish nevoje per te. S'deshte te largohej prej saj.

'Ti e di qe ai ta shpif' i tha Ertonit pasi per nje hov, si ai, veshtroi kritik Fabion qe perdridhej ne skene. E pamundur qe ai te percillte egersine e vendosmerine e Erosit.

'Kjo eshte e rendesishme per Amantian' i peshperiti pas pak e vetem kete here Ertoni u kthye furishem nga ai, per ta ndeshur per te paren here shikimin e Dantes.

'Vepra e saj do te vendoset ne skene. Kjo duhet ta beje te lumtur apo jo?' foli shkujdesshem. Ai s'kuptonte.

'Shikoje!' e urdheroi kete here Dantja. 'Shikoje e me thuaj ne te duket e lumtur tani'

Ertoni pa nga ajo pa zhveshur prej fytyres se tij ate masken e prepotences.

'Mendon se ti do ta besh te lumtur?' iu kthye serisht Dantes 'Ti, nje kalama. Nje pabreks. Une mund ti jap gjithcka. Te kthej cdo shkrim te sajin ne sukses.'

Dantja nenqeshi. Ajo s'do te shkruante asnje rresht kraj teje, palle. deshi ti perplaste ne fytyre.

'S'me plas se si sillesh me mua.' i tha me ne fund Dantja 'S'me plas se me heq nje rol. Por mos, mos e lendo ate' iu pergjerua kete here.

Doli jashte teatrit e prej xhepit te xhinseve nxorri paketen e shtypur per te terhequr prej saj te fundit cigare. E ndezi vrikthi. Kish aq kohe qe s'ndihej ashtu, aq i axhituar per te thithur narkotinen ne nje fryme.
Vertete qe si interesonte nese Ertoni e zhdukte prej aty, si behej vone as nese ne jeten e tij s'fitonte me asnje rol. Deshironte vetem qe Amantia te buzeqeshte, te vazhdonte te buzeqeshte si dy javet e fundit krah tij.

'Do ti flas' degjoi zerin e saj te bute. Qendronte pas tij. Flaku cigaren dhe menjehere e mbeshtolli me krahet e tij. Fort. Dreqin, s'deshte ta leshonte me kurre femren qe vetem me ekzistencen e saj mbante pezull shpirtin e tij qe flakerinte per te.

'Ertoni, ai... ' nisi te fliste serisht ajo.

'Me mjafton ti' e nderpreu e ballin e mbeshteti ne te sajin. Aq prane sa ndjente frymemarrjen e saj te perkedhelte fytyren e tij.

Do kish dashur ta puthte serisht, e serisht. Pambarimisht.

Por platonicizmi i tyre ish magji, fliste me shume se cdo veprim pasioni te shfrenuar. E ate magji s'deshi ta vidhte per nje puthje.

Do kishin miliona shanse shpresonte. Pertej teatrit e Erosit, pasi Meit ti thoshte dicka.
Per Amantian deshte te ndihej i paster sepse ajo ish e tille.
E deri atehere, deri kur te bindte veten qe vertete meritonte gjithcka te sajen do ta puthte, jo si Erosi qe arratisej por si Dantja qe me ne fund mberrinte ne destinacionin e tij. Ne shtepi, nen catine e zemres se saj...

'Me mjafton vetem ti, te jesh prane meje. Keshtu' i peshpeperiti serisht pa u larguar prej saj. 'Te te ndjej, ne cdo frymemarrje timen'

E postova me heret sot pjesen e re :p Do mundohem (por s'premtoj gje) te shkruaj edhe nje me vone meqe neser do jem roje (24h te gjata ne spital ne krye te detyres) dhe jam e sigurte qe s'do kem hapesire te shkruaj.
Kshq nese pasdite s'ka pjese te re, taksirat do pritni te shtunen pastaj per ate biseden e Dantes me Mein :)

PlatonicWhere stories live. Discover now