28 - (2016)

284 39 8
                                    

Krehu floket e saj te dendur ate mengjes e ondet e valezuara i drejtoi me pjastren e nxehte. Mori pak kohe edhe per te realizuar tualetin. 
Doli heret, packa protestave te se emes qe insistonte te priste edhe per ta. Do te vinin ne premieren e shumepritur te shfaqes, edhe prinderit e saj mes publikut qe do te dashuronte ose urrente ate cka ajo kish krijuar. 
Por si rrallehere s'kish frike. S'kish me aspak frike. 

Shetiti ne Tirane ate pasdreke. Rrugeve qe kishin zhveshur grine e zymtesise per tu ndricuar nga rrezet e optimizmit qe kish kaplluar ate. 

Ndaloi ne sheshin Nene-Tereza, perpara shkalleve te akademise se arteve ku artiste qene rreshtuar ne nje ekspozite te organizuar prej tyre. 
Dikush luante violinen e nje djalosh kendonte teksa e shoqeronte me tingujt e kitares akustike. 
E me tutje nje tjeter mashkull pikturonte perqendruar ne tejlhahon e tij. 

E diku me tutje, anash vetes kish hedhur portretet e krijuara prej peneleve shumengjyresh. 

'A mund te me besh nje?' i kerkoi me zerin e ulet e vetem atehere piktori ngriti syte e tij te blunjte per te pare kurioz drejt Amantias. 

'Si e do?' pyeti thjeshte tjetri duke iu referuar akuareleve e lapsave qe kish hedhur ngado por ajo ngadale belbezoi me te madhen deshire te saj. 

'Pikturome te lumtur' i kerkoi e per nje ore qendroi e ngrire karshi tij qe here pas here shkarazi hidhte syte mbi Amantian per te kopjuar tiparet e saj mbi pelhuren e vogel. 

S'dinte te kish buzeqeshur por Amantia e portretit i buzeqeshte embel asaj e syte shkelqenin per te perzene erresiren. 

Dukej bukur lumturia ne syte e saj mendoi teksa me portretin nder duar eci drejt teatrit. Ndoshta ish bere vone por me s'do te sterrmendonte. 

Njerez qene mbledhur perpara hyrjes e mes tyre kerkoi prinderit e saj. S'qene aty. Hyri brenda ne hollin e ndricuar qe e kish ndryshuar faqen ambjentit qe gjithashtu gjithnje ne mendjen e saj ish dukur i zymte. 

E ndaloi Ertoni qe i ekzaltuar s'e mbante vendi. 

'Bukur apo jo?' pyeti e Amantia, ndojtur, pohoi. 

'Do ta dashurojne' e siguroi. Ndoshta kish lexuar ngurrimin e emocionin ne syte e saj. 'Te tjeret jane pas' i dha te kuptonte qe Dantja ish aty e me pas u largua per t'ju bashkuar nje grupi mezoburrash, ndoshta miq te tijet. 

Eci drejt prapaskenave qe gumezhinin prej aktoreve qe perseritnin te fundit keshilla te Ertonit e teknikeve qe leviznin lart e poshte me orendite qe nevojiteshin per aktet e ndryshme. 

E diku me pas njohu Danten qe kish perkulur koken e me dy duart shtrengonte qafen e tij. Iu afrua e doren butesisht e leshoi mbi supin e Dantes. 

'Hej' fytyra e tij u ndricua  e Amantian e mbeshtolli ne nje perqafim. 

'Si je?' e pyeti ajo qe fytyren e kish strukur rreze qafes se tij. 

'Kam frike.' pranoi Dantja. 'S'dua te te zhgenjej.' pranoi pa kuptuar qe Amantian ai s'mund ta zhgenjente kurre. 'Dua qe sonte gjithcka te jete sic e ke perfytyruar'

'Do jete edhe me mire' i peshperiti perpara se butesisht te cekte faqen e tij me buzet e saj. 

Ertoni therriti aktoret me pas, per nje grumbullim te fundit perpara shfaqes se niste ne vetem 15 minuta. S'deshte te largohej prej Amantias por e dinte qe duhet te shkonte. E ajo s'deshte qe ai ti largohej por serisht e shtyri ta bente, per te paren here duke i shprehur tere dashurine e saj me ato fjale qe qene shume me shume se nje 'te dua' 

'Te ndjej Dante'  

Eci diku me tutje ku duke spostuar lehtesisht perden e rende te skenes pa njerezit qe kishin mbushur sallen e kishin zene vendet e tyre. Mes tyre spikati edhe prinderit e saj qe dic bisedonin me njeri tjetrin. Sa deshte qe ate mbemje, pas aq shume kohesh ata te ndiheshin krenare per te. 

Leshoi perden e serisht vazhdoi te bente ecejake, jo gati per te zene vendin e saj ne rreshtin e pare nga ku do te shihte shfaqen qe aq me ngut e kish pritur e per te cilen ende stepej. 
 
Kish ndaluar perpara nje pasqyre te ndricuar dobet ku aktoret kishin bere grimin e tyre e veten e shihte permes reflektimit. Dukej ndryshe, ndryshe prej femres se lumtur pikturuar mbi pergamenen qe mbante nen krah. 

Sa deshte te shihej, te shihej e te shihte femren qe bukur buzeqeshte e syte e se ciles shkelqenin hare. 

Mbylli syte, sepse me s'deshi te vritej prej syve te frikesuar e buzeve te mbledhura ne nje vije. 

'Amantia'  dikush therriste emrin e saj e syte i hapi vrikthi per te ndeshur nepermjet pasqyres syte me blu qe kish pare ndonjehere. 

Nje femer imcake, e kerrusur i buzeqeshte vetem asaj, ulur ne karrigen e rende me rrota qe disi e kish shtyre deri aty. 

'Mei' peshperiti mes buzeve te mbledhura emrin e tjetres. 

'Doja te te pergezoja' nisi te fliste tjetra qe buzeqeshte cilter, aq cilter. 'Une...' disi humbi sigurine e supet i leshoi. 

'Faleminderit' foli serisht me zerin e ulet Amantia. 

'Je vertete e talentuar' perfundoi Mei e Amantia serisht, me gjysem zeri, e falenderoi pa ditur c'ti thoshte me shume asaj qe e njihte vetem nepermes ritregimeve te Dantes. 

'Te te them dicka qe askush nuk e di?' ia nisi Mei e pa pritur pergjigjen e Amantias qe kurrsesi s'do ta ndalte, vazhdoi 'Kur lexova ate c'ka ti kishe shkruar... Jo skenarin por librin tend, u ndjeva sikur dikush me fliste mua. Sikur ti me drejtoheshe mua.' mbylli syte e saj duke fshehur pas qepallave iriset e saj blu. 'Kish aq shume dhimbje ne ato rreshta e doja te te njihja atehere, sepse ndjeja qe une dhe ti.. ndjenim njesoj' 

'Mei...' u perkul perballe saj pa ditur cti thoshte me shume femres qe i flste me zemren nder duar. 

'Pa te njohur ndjeja per ty e u lumturova kur zbulova qe do te kthehej ne nje pjese skenike. Shtyva Danten te vinte duke i mbushur mendjen qe Erosi.' kete here u percoll perpara se pa fshehur dhimbjen prej Amantias qe e veshtronte shtoi 'Ndonese e dija qe do te dashurohej me ty...' 

'Ai eshte i mire, zemra me e cilter qe njoh i perket atij' vazhdoi te fliste Mei pa i lene rradhe Amantias te thoshte dicka. 'Adhuroje çdo dite' e kete here me karrigen e rende u spostua pakez pas. 

'Une jam ato rreshtat qe ti ke lexuar, nje shuk dhimbjeje me nje shpirt qe s'di te qeshe' pranoi e frikesuar Amantia qe Dantjen e ndjente aq fort e njekohesihst ndjente qe ish e pamjaftueshme per ti falur lumturine qe ai meritonte. 

Mei e veshtroi gjate e duke shkundur koken peshperiti 

'Sa keq qe ende nuk e ke kuptuar qe je shume me shume.' 

'Besoj ti e di...' nisi te fliste shpejte Amantia qe rralle kish ndjere nevojen te shprehej haptazi ne gjithcka sic ndihej karshi Meit. Nje liber i hapur... 

'Qe nuk mund ti falesh nje femije?' e buzeqeshi sikurse ajo te ish dicka krejtesisht e paperfillshme 'Ka mijera femije ne kete bote qe nuk kane familje Amantia. Mund te jesh familje per njerin nga ato. Ben një fëmije, nuk mund të garantosh se thjeshte duke ekzistuar cdo gje do behet me mie. Por te marrësh një fëmijë që  vuan, ti japesh nje shans ne kete bote mizore, kjo eshte gjithcka.'

E fjalet e saj qene shuplaka qe i qe dashur per ta rizgjuar prandaj Mein e perqafoi si te ish mikesha qe s'kish patur kurre e la lotet ti rridhnin ne faqet e zbehta. 

'Jepi ate qe une s'mund t'ja jap. Jepi nje te ardhme, premtimin e nje te neserme kur nuk zgjoheni me friken se eshte e fundit dite' peshperiti Mei qe me krahet e saj hollake kish rrethuar Amantian. 

'Me kish thene qe je e mrekullueshme' pranoi Amantia qe u shkeput prej saj e me pellemben e dores fshiu lotet. 

'E po ashtu je edhe ti.' i buzeqeshi sinqerisht tjetra. 'S'eshte gabim te jesh e lumtur ndonese bota te ka grabitur shume.'

'Eshte force' peshperiten te dyja njezeri e kete here te dyja buzeqeshen, ciltersisht. 

'Shfaqa po fillon e s'dua te humbas asnje rresht' shpalli Mei qe karrocen e shtyu pas per tu larguar prej Amantias qe nje te fundit here pa nga pasqyra, e kete here buzeqeshi. 
E syte i ndrinin, si ne pikturen qe vrikthi e ngriti nga toka. 

Kish qene nje zgjedhje, tere kete kohe lumturia kish qene nje zgjedhje ne duart e saj e aty, ne ate cast me ne fund zgjodhi te perqafonte lumturine. 

'Lerme te te ndihmoj' shpalli e Mei i buzeqeshi duke i lejuar qe ajo te shtynte karrocen per te. 

E ulur krah njera tjetres perpine shfaqen qe ata te tre i kish perplasur bashke ne jete... 

E kur sipari u ul per te shpallur fundin ishin brohoritjet e duartrokitjet ate qe Amantian e rizgjuan ne nje realitet te ri, ku mbizonteronte vetem lumturi... 


PlatonicWhere stories live. Discover now