10 - (2016)

514 85 24
                                    

'E leme me kaq per sot' shpalli Eltoni e nga skena e larte u hodh e derrasat e lageshta kerrciten ulurimthi nen peshen e tij. Iu afrua Amantias qe shallin qe deri pak me pare shtrengonte mbi preher nisi ta rrotullonte rreth qafes.

'Si tu duk sot?' ne fund te cdo dite kerkonte mendimin e saj ndonese ajo e dinte qe cka kish per te thene me nuk vlente shume. Por Eltoni vazhdonte ta pyeste, kjo ndoshta menyra e tij per ta perfshire disi. Puna e saj prej te papune - cdo pasdite te shqiptonte 'mire'. Edhe provat e nje tjeter dite vazhdonin ti dukeshin gjithnje keshtu, mire.

'Mire. Mire thua ti por jemi ende larg asaj qe deshirojme te arrijme' e niste te shpjegonte me duart qe levisnin te clireta, levizje shperqendruese qe vemendjen ia vidhnin fjaleve pompoze.

Cfare duam te arrijme ngjante cuditshem. E zhyste ne mendime. Cfare deshironte te arrinte ne jete?
S'mund te kenaqej me kaq fundja. Te mbushte ditet me kotesi provizore per te kapercyer me pas ne nje tjeter gje te rendomte ku do te shtrengohej e atashonte veten si nje parazit gjakthithes qe jeten e kerkonte ne copezat e arritjeve te te tjereve.

Cfare deshiron Amantia? vetes i perseriti pyetjen pergjigja e se ciles  vazhdonte te ishte 'e pamundura'. Deshironte te pamunduren, deshironte mbi gjithcka nje femije.

'Do vish dhe neser apo jo?' u permend ne kohe per te degjuar pyetjen e tij drejtuar saj. E nese me pare e kishte pyetur per te tera gjera, ajo nuk dinte. Vetem pohoi dhe canten e rremujshme e te madhe e hodhi kraheve.

'Aktoreve i thashe te pergatisin aktin e dyte por nese do doje ndryshe mund...'

'Jo, eshte mire' e nderpreu dhe pakez e bezdisur deshironte te shtonte qe te ishte ne qender te vemendjes e te urdheronte nuk i pelqente.
I pelqente te vezhgonte pa u vezhguar e komentuar.

Eltonin dikush e therriti e ai ende energjik u largua dhe Amantia serisht vetem, u mbush fort me fryme. Dhe degjoi, sepse ne ate vend ku zeri oshetinte ish veshtire te mos e bente.

'E ftoi per nje kafe e ai ia dhjeu' njohu zerin e njeres prej aktoreve, brunes se gjate.

'Prandaj iku ashtu ajo?' ishte brunja tjeter qe iu pergjigj.

'S'me plas fort me tha perpara se tja fuste vrapit' qeshen e deshira per te buzeqeshur e cliruar e kaplloi edhe ate.

E pse dreqin duhet ta gezonte fakti qe ai kish refuzuar aktoren te dashurin e se ciles luante ne skene? Ndoshta sepse ajo nuk i pelqente, ajo e verteta qe si zgjidhje ne jete kish perqafuar mendjelehtesine. Erosi s'do te kish pelqyer nje si ajo, nje femer aq te thjeshte e pa bote e sic dukej as Dantja nuk e bente prandaj Amantia buzeqeshte, sepse kish patur te drejte e tek Dantja kish gjetur nje copez te shpirtit qe i kish dhuruar me fjale personazhit te saj.

Pa rrotull perpara se te ecte drejt daljes. Askush s'ish aty per te pershendetur e kokepermbysur eci. Eltoni nuk merzitej qe ajo zhdukej ashtu e te tjeret as qe e vrinin mendjen se ne fund te fundit ajo per to as qe ishte aty. Fantazmat nuk pershendeten, fantazmat trembin e ndoshta te tjeret i trembte edhe ajo. Nuk e dinte... Te flitnin per te s'i kish degjuar e kjo i pelqente.

Ishte e parendesishme e trajtohej si e tille.

'Do qe te te shoqeroj?'

Eltoni qe mbiu prej hicit e frikesoi. Pak e zbarthur pa drejt tij e me buzet e shtrenguara shkundi koken perpara se te pergjigjej

'Jo s'ka gje. Me pelqen te eci'

'Po bie shi' i beri te ditur tjetri. 'Kam makinen ketu afer. S'e kam problem te te coj' insistoi.

'Kam cader. Dhe sic te thashe, dua te eci pak. Faleminderit dhe naten e mire'

Ndonjehere mendonte qe vemendja e tij ishte e tepert, sikletosese dhe bezdisese ne te njejten kohe. Por ze s'bente sepse ndoshta bezdisese ishte per Eltonin edhe prania e saj aty. Ndoshta ajo e tyrja ish nje marreveshje e heshtur ku bashkejetonin ne nje simbioze delikate, e miresjellja lindte prej detyrimit te ruajtjes se atij ekuilibri.
Shkundi koken gjithnje te rende qe mbivriste mendjen per gjithcka. Te steranalizonte me nuk donte po ne menyre krejt te pavullnetshme vazhdonte ta bente.
Prej prangave te mendjes kete here e shpetoi nje pike e rende shiu qe iu perplas fort mbi faqe e me pas nje tjeter e sulmoi po aty. Koken drejt qiellit si te tjeret s'e ngriti per te pare pikezat qe leshoheshin dhunshem mbi toke per tu perplasur mbi asfaltin e qullet. Ajo vazhdoi te ecte.

Eci deri kur zeri i Dantes e detyroi te ndalonte.

'Amantia' therriti emrin e saj e ajo u kthye. Po i afrohej, me nje cader te vogel te hapur qe e mbante mbi vete. Zhveshur prej magjise se teatrit s'ishte vecse nje djelmosh si sa e sa te tjere.

'Nga e ke rrugen?' e pyeti krejtesisht spontanisht si te ishte biseda me e natyrshme e po ashtu iu pergjigj edhe ajo.

'Nga Selvia'

'Ecim bashke nje fare rruge atehere' dhe cadren e levizi qe te mbornte prej shiut edhe Amantian qe e shihte gojehapur. 'Andej e kam rrugen edhe une e meqe kam cader dhe ti jo' u shpjegua.

'Faleminderit' e falenderoi e pa shkembime te metejshme bisedash boshe ecen. Shihte hapat e tyre te sinkronizuar bukur. Kembet e tij te gjata e me pas ato te vetat thatuqe.
Dhe ndjente ate, pranine e tij krah saj qe e bente te ndihej e dobet dhe e vogel....
Nuk donte te ndihej me keshtu...

'Cfare te frymezon?' pyeti prej hicit pasi kapercyen nje tjeter rruge duke nxituar pakez hapat kur figura e jeshilte ne semafor u zhduk per ti lene vendin nje te kuqeje pulsuese.

'Huh?' pa profilin e Dantes ku asgje nuk kish ndryshuar ne fytyren amimike.

'Te shkruash. Cfare te frymezon te shkruash?'

'Ndjenjat'

A nuk frymezonin gjithmone ato me abstragizmin e tyre te paprekshem?

'Dhe te shkr....'

E dinte, do ta kishte pyetur rreth ndjenjave qe kishin frymezuar vepren pjese e se ciles tashme ish bere edhe ai por zilja e huaj e nje telefoni e shpetoi prej prezantimit te vetes. Sepse ti pergjigjeshe asaj pyetjete per Amantian ishte si te vizatonte veten ne syte e tij, te zhvishej prej patejdukshmerise, te shihej e te shihej prej te tjereve ajo nuk donte.

'Po.... Mbaruam. Ehe... Do ndonje gje? Mire... Pacim.'

Dhe telefonin e siguroi ne xhepin e xhupit perpara se Amantias ti kerkonte ndjese.

'Me fal. Duhet te pergjigjesha'

'S'ka gje'

Por pyetjen me nuk e perseriti dhe me syte drejte vazhdoi te ecte. Telefonata dukshem e kish trazuar por pertej maskes qe mbante veshur Amantia s'ia dilte te lexonte asgje.

Ishte i palexueshem e per tipa te tille Amantias i pelqente te shkruante...
Ate mbremje u kthye ne shtepi e frymezuar, e mbi te njejtin bllok ku kish zhgaravitur skenarin e fundit nisi te shkruante e mes fjaleve te ndertonte personazje qe vetem ajo i njihte, bote qe vetem ajo i cikte...

PlatonicWhere stories live. Discover now