Te shihte dike tjeter mbi skene, dike qe s'ish Dantja ish e paimagjinueshme. Por miku Ertonit hiqej sikur te zoteronte skenen ndonese edhe te tjeret dukeshin te bezdisur prej pranise se tij.
'Kjo eshte marrezi' ishte ankuar nje nga tekniket e skenes, por Ertoni kish shperfillur edhe ate sic kish shperfillur edhe ankesat e disa prej aktoreve qe kerkonin Danten vetem sepse prej kohesh i qene vene nga pas per ta bere per vete.
Amantia shkundi kokes. Ish e denuar te qendronte aty deri ne fund te provave ndonese Dantja qe larguar ore me pare.
Do te fliste me Ertonin, do mundohej ta bente te kuptonte qe kjo e tija ish nje cmenduri qe do te fundoste tere produksionin. Ndoshta, mendonta, ate do ta degjonte.
U deshen edhe disa ore qe Ertoni te bertiste me ate mendjemadhesine e tij qe provat kishin mbaruar. Vazhdoi te komplimentonte aktorin e ri duke injoruar fytyrat e varura te tere aktoreve qe e shihnin tere perçmim.
'Erton' belbezoi ngadale emrin e tij teksa hidhte disa hapa te vegjel drejt Ertonit qe dicka shihte ne telefonin e ndricuar.
'He' ia ktheu i hutuar.
'Mund te flasim?' i kerkoi e tjetri buzeqeshi.
'Po, po' pohoi teksa shkundte koken ende pakez i hutuar. Futi telefonin ne xhepin e pasem te xhinseve te erreta qe mbante veshur e krahun shkujdesshem e hodhi rreth supeve te tensionuara te Amantias. 'Hajde ikim diku'
Pa pritur qe ajo te pranonte e udhehoqi jashte salles se lagesht te teatrit, drejt nje restoranti ne zonen e pedonales aty prane. Nje prej atyre vendeve po aq mendjemedhenj sa edhe Ertoni, ku duhej te belbezoje me zerin e ulet e gjithnje te qendroje drejte sepse sofistikimi i atij vendi te imponohej. Sikurse Ertoni, mendoi serisht.
'Cdo me thoje?' u kujtua te pyeste vetem pasi kish porositur vere per te dy. Sillej si te ish nje takim.
'S'qe nevoja per darke e pije' ia ktheu Amantia.
'Eshte kenaqesia ime' e kete here zgjati doren per te mbeshtjelle ate te Amantias, qe doren e saj e terhoqi menjehere per ta fshehur poshte tavolines.
'Me duket krejtesisht e papergjegjshme nga ana jote heqja e Dantes kaq prane premieres'
'Pra do flasim per Danten' shtremberoi fytyren i bezdisur Ertoni.
'Kisha besim tek ty Erton'
'Dhe eshte me mire keshtu. Fundja c'te duhet nje qurrash si ai Amantia' shfryu tere mllef.
Piu nje gellenke nga vera e sapo servirur prej kamarierit.
'Po sillesh si nje femije Erton' iu pervesh atij.
'Une? Apo ti?' nenqeshi tjetri.
'Cfare do te fitosh? Te perkedhel egon te dish qe mund te trajtosh njerezit si marioneta?'
'Ty' u pergjigj paturpesisht tjetri.
'Une nuk jam nje trofe. Dhe keshtu, keshtu vetem me neveritesh me shume'
'Te ofrova ate qe mund te ishte nje mundesi e arte per ty' i rikujtoi oferten e tij te dikurshme 'E di zgjedh te rrish me njerez po aq te pavlere sa dhe ti'Kete here e veshtroi, shkundi koken e u ngrit duke hedhur peceten e bardhe mbi tavoline.
'Shijoje darken Erton' i tha mes dhembesh dhe u largua me koken lart per te lene pas individin e urryeshem qe i vishte vetes vlera qe s'kish.
E urrente, Ertonin. Kete shoqeri qe vleresonte personazhe te tille mendoi teksa ecte drejt apartamentit te saj.
Urrente boten e padrejte qe i kish rrembyer aq shume e njekohesisht urrente qe me fjale s'mund te luftonte nje realitet qe s'kish vend per njerezit e drejte si ajo.
Arratisej, pas fjalesh me te cilat deshironte te ndryshonte dicka. Pas pranise se Dantes qe ndoshta s'qe vecse nje vegim i bukur, qe do te venitej... Fundja a s'tretej ne asgje gjithcka?
C'dreqin je duke bere Amantia? u zgjua vetem ne ate cast, teksa nxitonte rrugeve te shkretuara sepse te tere qene fshehur prej shkrepetimave qe kercenonin qytetin.
Ish sjelle si nje femije, kish lejuar zemren ti rrihte si nje adoleshente... E marre, ish e marre.
Pse duhej dikush te zgjidhte ate? Ate qe botes s'mund ti jepte asgje pertej ekzistences se saj te kote. Ajo qe dikujt s'mund ti falte asgje perpos trupit te saj bosh.
Kerkoi ne raftin e dhomes se saj per pilulat qe si kish prekur prej kohesh, sepse prej kohesh s'qe ndjere sikur po mbytej ne deshperim.
Por ate mbremje po, po mbytej nga enderrat qe kish lejuar veten te thurrte. Nga fjalet e Ertonit qe kishin vrare forcen e saj te sapo gjetur. Fjale te dikujt aq te vogel, aq, pak fjale per te rizgjuar ndjenjat e urryera qe me ngulm perpiqej te mposhte.
Por depresioni fitonte gjithnje...
Qe mendimi i saj i fundit teksa e dorezuar mbylli syte ate mbremje, ndihmuar prej efektit te ilacit gjumendjelles qe i vidhte enderrat.
E te nesermen u zgjua vone nga trokitjet ngulmuese te se emes ne deren e dhomes se saj.
'Je mire?' u turr drejt Amantias per tu ulur bri te bijes qe me syte e enjtur dukej si mos me keq, dukej sic nuk do deshte ta shihte me kurre - e drobitur prej gjithckaje, e sfilitur ne betejat qe luftonte ne koken e saj.
'Lerme' ia ktheu e pergjumur. Deshi vetem te flinte.'Eshte mesdite. Me bere merak' pranoi e ema qe trupin hollak te se bijes e terhoqi ne nje perqafim.
'Ma sill pak telefonin' i kerkoi Amantia qe as mbante mend se ku e kish lene nje nate me pare.
E mori prej te emes e me syte ende te pergjumur e hapi per te lexuar mesazhin e Dantes qe i kerkonte te takoheshin ne vendin e tyre si gjithnje e me tej nje tjeter mesazh ku ai shpallte qe po e priste aty.
Nje thirrje te humbur dhe me pas asgje...
U mat ti pergjigjej por nuk e beri. Ndoshta do kish dicka per ti thene me vone...
Ndoshta jo...