3 - (2015 -> 2016)

783 98 97
                                    

Dhe drita e vrau.
Drita e vriste gjithnje. Qofte drita e forte e ekranit te te kompjuterit mbi te cilin punonte per ore te tera cdo dite, ai neoni i ashper per syte i kuzhines qe sa e sa here ish nisur ta ndryshonte apo ato fishekzjarret ne qiellin e mesnates ate mbremje nderrimi vitesh.
Mesazhet ne telefon i kish injoruar mjeshterisht gjate tere dites sic kish refuzuar edhe ate ftesen e te emes per tju bashkuar ate mbremje.
I pelqente te mbytej ne vetmi, e edhe kete deshironte ta bente pa syte kurioze te atyre qe s'mund ta shpetonin, qe vetem e vrinin me ato premtimet qe as vete si besonin e me ato planet madheshtore per nje te ardhme qe ajo nuk e donte.

Do te kish injoruar edhe telefonin qe binte pambarimisht nese ajo zilja nervengritese s'do ta shperqendronte prej nje tjeter skenarinte deshtuar qe mundohej te shkruante ndonese ne mendjen boshe fjalet e haperdara nuk gjenin e perplaseshin me njera tjetren sic benin dikur, atehere. Perpara se....
Perpara se te vdiste per se gjalli. Perpara tatepjetes se larte qe dot nuk e mposhti por e copetuar u rrokullis rrepirave te saj.

Ngriti receptorin dhe ende pa e ngjeshur ne vesh njohu zerin pak te cjerre e hollak te se emes

'Gezuar. Bereqet e lumturi pac dhe fat dhe...' e kushedi sa e sa te tjera gjera do kish rreshtuar por ajo e nderpreu.

'Mire, e mora vesh. Edhe ju' ia ktheu thate.

'Si kaloi mbremja?' e pyeti tjetra e Amantia shkundi koken. Pa shishet e veres mbi tavolinen e punes, rreshtuar njera pas tjetres prane laptopit te hapur.

'Isha ne gjume' sajoi.

'Do qe te vi mami te rri me ty?'

'Jo jo. Do flej prape. Naten' telefonin e perplasi dhe serisht u ul para kompjuterit me goten e veres serisht te mbushur. Dhe e dehur vazhdoi te shkruante, dhe e dehur dhimbjen e ndjente me shume e ajo veten e vriste me kujtime qe refuzonte te groposte.

Drita e vrau... drita e shpreses qe ndizej per tu shuar serisht deri kur ne fund e vrau e me pas ajo vrau cdo gje tjeter te mire per tu zhytur ne merine ndaj fatit dhe dhimbjen qe vetem ajo ndjente dhe kuptonte pa kerkuar asnje zgjidhje, pa degjuar idiotesite e shpetimit qe te tjeret sa per te lare gojen i ofronin pa kuptuar qe ajo deshironte te mbytej.

E trembur e mbytur ne djerse u zgjua edhe ate mbremje, me koken e rende e qafen e ngrire mbeshtetur ne tavolinen e punes.
E pak sekonda iu deshen te kuptonte qe s'ish zgjuar nga gjaku i nxehte por nga nje tjeter makth kujtimesh.
Nuk ishte ajo mbremje. Nuk donte kishte me te atilla mbremje si ajo e para dy viteve kur humbi gjithcka: kur drita qe kish gjetur u shua e ne ate tunel pa dalje mbeti e burgosur.

Abi, Abi. kujtonte klithmat e saj te deshperuara mes lotesh teksa ate mundohej ta zgjonte.

'Cka?' E kish pyetur me syte e mbyllur.

'Mos e ler te ike. Mos. Thuaji te ri' kish vazhuar te fliste percarte perpara se te humbiste ndjenjat per tu zgjuar ne dhomen e nje spitali nga nje tjeter drite e neonte si ajo e guzhines qe donte aq shume te ndryshonte.

'Abi?' kish pyetur serisht e ai i ish afruar per ti shtrenguar doren qe dridhej.

'Je mire zemer' Ndoshta. Por ai jo, ai nuk dukej mire.

'Si eshte ajo?' Ishte e sigurte qe ne barkun e saj rritej nke vajze. E Abi mbylli syte e ajo e kuptoi, cliroi doren prej te tijet e syte i mbylli fort per te rrokur erresiren me te cilen ish mesuar sepse drita e bardhe dhimbte, vriste sikurse edhe e verteta e pameshirshme, fati qe ate e rrihte per ta mposhtur ne cdo kthese.

'Iu desh te te benin nje histerektomi urgjence.'

'Me flit shqip. C'eshte kjo?'

'Hemoragjia ishte e padominueshme dhe ishte e vetmja zgjidhje' Vazhdoi fjaline e lene pergjysem ai.

PlatonicWhere stories live. Discover now