16 - (2016)

328 59 25
                                    

Ne buzet e saj ende ndjente shijen e puthjes se tij. E ndjente ngado - energjine qe kish elektrizuar e zgjuar shpirtin e saj. Ajo ende ndjente. E te ndjerit perkthehej ne jete. Jetonte, jo nje e vdekur mes te gjalleve. Duhej vetem te kerkonte, te mberthehej pas emocionesh qe i falnin fryme.

'Nuk... nuk duhet ta beja. Me fal' kerkoi ndjese Dantja qe duart i shkonte mes flokeve te dendur e gjithnje te pabindur.

'S'ka gje, mos e vri mendjen' u mundua te kontrollonte zerin e saj, te aktronte per te ngjare e patrazuar, sikur ai cast i vjedhur te mos kish ndryshuar per te gjithcka.

'S'dua... s'dua qe te kete keqkuptime mes nesh. S'dua qe kjo te ndryshoje kete.' tregoi mes tyre. Ndoshta deshte te thoshte shoqerine e tyre, por si Amantia s'dinte te thoshte ne e tyrja ish miqesi. Si ajo, ndjente qe ajo lidhje qe dicka me shume, nje thirrje per shpetim prej nje ekzistence te pashprese, prej nje erresire perpirese ku horizontet e ndricuar qene fshehur pas reve te dendura te frikes.

'Nuk ndryshon asgje. Ishe Erosi, kur po lexonim. Dhe tani je Dantja' murmuriti. Justifikoi, genjeu. Sepse e dinte, s'kish qene Erosi qe e puthte por Dantja qe kerkonte te vidhte prej saj - me shume se vetem sekretet e nje mendjeje te palexueshme.

'Por nuk di ne isha Erosi. E di edhe ti' nuk u fsheh.

'Dante....' nisi te fliste pa ditur c'te thoshte. Te pranonte qe ajo puthje kish qene nje rizgjim. Por si do te mund ti shpjegonte? Ti shpjegonte qe nuk perkthehej ne pelqim karshi tij, qe s'qe fytyra e tij ajo qe shihte tek mbyllte syte. Ish me shume, me shume se nje terheqje karshi nje personi fizik - ish nje terheqje karshi jetes, emocioneve te cilave per aq gjate u ish arratisur.

'Cila eshte historia jote Amantia?' Pyeti serioz tek qendronte i ngrire karshi saj, i trembur per te hedhur nje hap.

'Historia?'

'Pse? Pse arrij te gjej veten ne dhimbjen e syve te tu?'

'Cila eshte jotja? Historia jote' pyeti ajo. Pa dorashka, deshte ta njihte. Te kerkonte pse-ne e asaj terheqjeje qe edhe ai e ndjenjte - perhumbje ne vragat e tyre qe ndoshta qene reflektime te se njejtes vuajtje.

'Une? Une kam lidhur pazgjidhshmerist jeten me nje tjeter njeri.' mbylli syte. Vuante.

'E a s'duhet te te beje kjo... te lumtur?' hodhi nje hap pas, fajtore per dicka qe s'qe as faji i saj. S'mund te varte shpresen tek dikush qe i perkiste nje tjetre.

'Jo, jo kur mundesh fare qarte te shohesh fundin' u ul serisht mbi derrasat e lageshta qe renkuan nen peshen e trupit te tij.

'Ndersa une... Une po kerkoj per nje fund. Duket sikur jeta zgjatet pafundesisht e pa asnje rrugedalje per mua'

'Do doja te shkruaja, jeten time' pranoi Dantja.

'Ndoshta s'eshte vone' u ul edhe ajo.

'Eshte. Pastaj c'kuptim do kishte kur fundi do te mbetej i njejte' pranoi i dorezuar.

Sorrollateshin te dy ne jete te dorezuar ne burgjet qe kishin krijuar per veten.

'Dhimbja ne syte e mi.... Eshte vetmi, boshlleku qe s'do arrij te mbush kurre' kerkoi syte e Dantes qe e shihte si gjithnje, zhbirilues.

'Ndersa une. Jam ketu, e jam krejtesisht i humbur. Humbur ne nje dhimbje qe s'eshte as plotesisht e imja. E padrejte se si pres te drejtohem prej dikujt qe duhet te jete krejtesisht e dorezuar e serisht s'eshte. Serisht me udheheq sepse vazhdon te jetoje ditet e mbetura me shprese'

'Disa njerez jane te forte'

'Une s'kam qene kurre' pranoi Dantja qe dukej se fajesonte e deshte aq fort te urrente veten; sic Amantia e bente.

'Une... S'mund te kem femije, s'do te mund ti bej kurre' rradha e saj te linte zemren te fliste. 'Brenda, brenda jam e kalbur. S'di as ne mund te quhem femer' nenqeshi. 'Lashe te vetmen gje qe s'mund te kisha te me rrembente gjithcka tjeter. E tani kam mbetur me veten - veten qe as qe di ta dua'

'Jeta eshte e gjate dhe jo per tu kaluar vetem' preku doren e saj. Gishtat e tij fe gjate u mbeshtollen rreth grushtit te mbledhur te saj. Kish aq shume dhembshuri ne ate prekje, e jo vetem perkundrejt saj.

'Kush eshte ajo? Eshte nje ajo, apo jo?' pyeti kete here Amantia.

'Eshte arsyeja pse qendroj sot ketu. E vetmja qe beson tek une.' qeshi. Sic dukej edhe e vetmja qe pikturonte ate buzeqeshjen aq rrezellitese ne fytyren e tij. Buzeqeshje qe ndoshta do te vdiste, kur fundi qe ai pershkruante te pervidhej mes tyre.

Tek ti besoj edhe une deshte ti thoshte. Besoja, pa te njohur sepse i besova mijera ngjyrimeve te syve e te zerit tend.

'Eshte mire te kesh dike qe te shtyn te jesh vetja jote me e mire'

'Kush e ben per ty?' dora e tij ende qendronte mbi te sajen. Terhiqe ate prekje aq premtuese dhe me ler te jem serisht vetem. Deshi ti uleriste, e bezdisur qe dikush guxoi ta njihte.

'Askush' uli syte. Vetem, jam vetem.

'Mendoj qe ti refuzon te shohesh' shtrengoi fort duart e tyre te bashkuara. S'kish nevoje per fjale te teperta - syte e tij flitnin, uleritnin pergjerues lerme te te shpetoj une; shikome, mua!

E me nuk folen, qendruan ashtu, zhytur ne vetmine e perbashket ku pluskonin duarlidhur, te dy.

Qene hapat e Eltonit qe vrane meditimin e shpirtrave qe flinin kur te tjeret zgjoheshin, dhe jetonin te perqafuar prej nates kur bota flinte e dot s'arrinte ti shihte.
Terhoqi doren, fajtore qe me Danten kish ndare ate cast, kish ndare aq shume. U ngrit sikur mos te donte te shihej aty, por Dantja e bente - vazhdonte ta shihte, veshtronte cdo levizje te saj dhe lexonte syte qe ajo i perpeliste shpejte. Amantian tani dinte ta lexonte - e gjente ngado, edhe mes rreshtave te skenarit qe mbante mbi preher ku ajo mendonte se kish varrosur copeza te vetes por Dantes gjithnje i kish pelqyer te gerrmonte.

'Miremengjes' pershendeti Eltonin qe s'dinte te fshihte habine prej fytyres se pergjumur mengjesore. S'kish pritur te gjente njeri aty e aq me pak ato te dy.
Nuk dinte te fshihte as xhelozine. Shtrengonte nofullat e priste qe ajo ti buzeqeshte, pa ditur qe Amantia se si te qeshte me nuk dinte.

Ajo s'do te te buzeqesh palle. Jo nese ti sdo ti dhurosh jete frymemarrjes se saj. Deshi ti bertiste, ti mesonte mashkullit siperfaqesor se si te zhytej ne thellesite e trazuara te shpirtit te Amantias. Ti besonte celesin e rruges qe te shpinte drejt saj, por egoist, nuk do ta bente. S'do ti falte atij qe s'dinte te donte nje zemer qe mbi gjithcka meritonte te adhurohej. 

Pjesa e fundit e para-shkruar para 1 shekulli :P 
Te rejat neser :)

PlatonicWhere stories live. Discover now