7 - (2016)

493 87 44
                                    

'Po', 'Po', e serisht nje tjeter 'po'
E ajo seri 'po-she' e kish katapultuar ne nje realitet krejt te ndryshem, ku emri i saj lakohej ne gazeta e portale artistike. Ne nje realitet ku disi ate e paraqitnin si te rendesishme e jeten e saj shumengjyreshe e interesante.

E ndoshta keta e saj po ndricohej pakez, por ende s'u kish shpetuar grive zymtesuese.

Pas 4 muajsh ndodhej ulur pas tavolines se gjate, ku krah saj qendronin edhe plote te tjere. - rregjisori qe skenarin e saj sic ish shprehur me fjalet e tij 'e kish adhuruar me shume se cdo pacavure qe kishte lexuar kohet e fundit'. - producenti te cilit po sebashku i ishin drejtuar e ky i fundit fillimisht s'u ish pergjigjur me te njejtin entuziazem duke folur per numra e bikance prej se cilave Amantia nuk merrte vesh por pas ngurrimeve e analizave te kosto fitimeve nje 'po' kish qene edhe pergjigja e tij.
E me pas pasuan plot te tjera po te personave te cileve rregjisori dhe producenti iu drejtuan, qe qendronin ulur ne te njejtin panel gati per t'ja nisur punes tashme qe kishin edhe nje date.

Pas plot 5 muajsh perdja e rende e teatrit do te hapej per to.

E se pse ajo qendronte mes tyre s'e kish te qarte, por ne fillim vete krejt c'natyrshem ia kish kerkuar. 'Dua te shoh imagjinaten time te linde. Dua ta shohe teksa vjen ne jete'
E qe prej asaj dite ish bere pjese e pandashkene zinxhirit te gjate ku jo te tere e mirkprisnin te buzeqeshur.
Turivarur i qendronin disa femra edhe sot e megjithese Amantia ish munduar tu fliste i kishin kthyer prapanicat po aq te trasha sa edhe mendjet ne krye sepse ndoshta qe ajo ishte mes tyre, qe rregjisori dukej se vleresonte mbi te tjere mendimin e saj te tjereve su pelqente.

'Pune e gjate sot.' ishte rregjisori qe i gjuajti lehte supeve e kur ajo u kthye drejt tij i zgjati nje filxhan kafeje te nxehte.

'S'ka gje' iu pergjigj sepse asgje me interesante s'kishte per te bere. Ndoshta asnje se dinte, e nese do ia thoshte askush sdo ta besonte por jeta e saj jetohej ne vendnumero.

'Secili ketu ka nje vizion te tijin' nisi te fliste duke u mbeshtetur ne tavolinen e drunjte krah saj. 'Dua te dish qe mendimin tend e vleresoj mbi gjithcka. Sidomos sot prandaj mos ngurro te thuash ate c'mendon' I kerkoi.

'Une nuk ia kam haberin nga aktrimi' u shfajesua. Pergjegjesite e medha mbi supe s'ish fort e zonja ti mbante.

'Ate pjese ma ler mua. Por nese dikush eshte krejtesisht ndryshe nga cke menduar ti, atehere nje shenje dhe audicioni per ta mbaron' dhe pa i lene rradhe asaj te pergjigjej ngriti zerin, kete here per tu degjuar prej te tereve: 'Per 5 minuta fillojme'

E pasi u sorrollat edhe ca neper sallen pakez te erret terhoqi per tu ulur karrigen krah saj.

'Futeni te parin. Fillojme me vajzat' urdheroi serisht e si nje qenush i bindur njeri prej djemve te rinj u zhduk jashte deres per tu rishfaqur serisht aty me nje thatuqe kokeverdhe pas vetes.

'Jo' thane njezerazi te tjeret pasi ajo mbaroi se aktruari ate pjesen e shkurter qe iu dha. Jo, iu bashkangjit mendimit te tyre edhe ajo. E keshtu vazhduan per ore te tera e andej pas 4 oresh kuptoi qe rregjisori s'ish tallur dhe s'kish ekzagjeruar sic zakonisht pelqente te bente kur kish thene qe perpara kishin nje dite te gjate.
Ishte diku pas ores se gjashte qe ne nje mendim zgjodhen 3 aktoret. Dy brune e nje me floket ngjyre gruri e synjte e blunjte.

'Vazhdojme me djemte' e ia rinisen serisht sepse sipas fjaleve te cunakut qe gatitu priste per urdherin e rradhes prane deres se mbyllur, rradha jashte vazhdonte te ishte e gjate.

Te pareve dicka iu mungonte, e Amantia per rolin e aktorit kryesor ishte vecanerisht perzgjedhese sepse kur e kish shkruar perpara syve kish patur nje imazh te mashkullit mendjen e se cilit formonte ne cdo fjale duke e pasuruar me mendime e trazuar me dilemat pergjigjet e disa prej te cilave me ngulm i kerkonte edhe vete ajo.

'Ky me pelqeu' shpalli skenaristja per djalin qe sapo kish dale - nje bjond truplidhur me floket e prere shkurt.

'Edhe mua.' U hodh kostumografja dhe te dyja u kthyen nga rregjisori qe shkujdesshem teksa dicka zhgaraviste pyeti ate

'Si tu duk ty?'

E Amantia perpara se ti pergjigjej mblodhi vetullat e doren e shkundi per te thene qe c'ka.

'Vazhdojme me tjetrin atehere' urdheroi rregjisori duke ushqyer edhe me tek pakenaqesine e skenaristes qe Amantian e shihte shtrembur prej oresh.

S'pelqeu as tre te tjeret qe pasuan e kur mendja iu mbush qe ndoshta po kerkonte te 'pamunduren' me veten vendosi te mos kundershtonte me. Petkun e Erosit mund ta vishte cilido aktor i talentuar e tere te tjeret ishin aty per te vleresuar pikerisht kete, talentin.

'I rradhes' bertiti rregjisori e ato pak sekonda deri kur aktori tjeter te qendronte perballe tyre ajo i shfrytezoi per te kontrolluar telefonin per thirrjet e vetme te humbura qe mund te kishte - ato se te emes.

Do vonohemi dhe ca mendoj nisi ti shkruante, mesazh i mbetur pergjysem kur dicka u rrezua zhurmshem e nje ze i plote mashkullor kerkonte ndjese

'Oops me falni'

E syte i ngriti per tu ndeshur me nje mashkull me pamjen sa djaloshare aq edhe mashkullore qe priste pak i kerrusyr e me syte sa gazmore e te friksuar perballe tyre. Nje kontradikte, ja c'ish ai.
Floket Amantia s'dinte te thoshte ne i kish te kafte apo te arte, apo syte qe shkelqenin te hirte apo te gjelbert. Ishte nje kontradikte e ajo kerkonte pikerisht kete. Ne leter kish pershkruar pikerisht kete - te papercaktueshmen kontadiktore.

'Si quhesh?' nisi ti drejtonte ato pyetjet zhargon drejtori i castingut.

'Dante.' U pergjigj tjetri qe me doren e majte here pas here largonte floket e shpupuritur prej fytyres.

'Dante kush?' Vazhdoi tjetri

'Aa po. Dante Demiri' plotesoi. '26 vjec dhe vij nga Tirana.' I parapriu tjetrit. Audicioneve sic dukej, ia kish marre doren.

'Per ke rol do provosh?'

'Per ate qe provojne te te tere fundja. Kryesorin.' Ia ktheu cilterisht.

'S'do pranoje rol tjeter?'

'Normal qe do pranoja.' E pa shtrembur tjetrin qe sic dukej me pyetjetbe kish lodhur sepse po vete kerkoi qe ti jepej nje pjese e rregjisori i caktoi njeren prej pjeseve te preferuara te Amantias si te kish lexuar mendjen e saj.

E pa Danten teksa e lexonte. Pohonte here pas here per askend e nje tjeter here rrudhi ballin perpara se te shkonte duart ne floket e dendur.

'Gati' Shpalli duke kthyer letren pas tek rregjisori.

'Mbaje nese harron dicka' i propozoi tjetri por i riu shkundi koken mohueshem.

'S'me pelqen te lexoj' e pa thene asgje me shume nisi te aktronte pjesen e dhene.
I menjehershem qe ndryshimi i tij sepse qe ne fjalen e pare qe shqiptonte potent, perpara Amantias nuk qendronte me Dantja i shkujdesshem e i sinqerte por Erosi imponues e hipnotizues - i gjalle perballe saj.

Teletransportuar ne boten e fjaleve te saj me te prekshme se kurre, perhumbur ne ate monolog te shkurter u kaperdi kur nje duartrokitje e riktheu ne realitetin e dhomes se zymte. Pa kostumografen qe vazhdonte te duartrokiste.
S'ish e vetmja qe ish impresionuar sic dukej prej te riut te talentuar.

'Kaq' foli rregjisori. 'Mund te shkosh'

'Kur dalin rolet?' Ishte i pari qe pyeste e ndoshta kjo stafin e bezdisi sepse askush s'ju pergjigj e pa e zgjatur me, terhoqi kembet zvarre jashte dhomes pa pershendetur askend.

'Mua me pelqeu.' Foli e para Amantia.

'Mendon se eshte ky Erosi?' e pyeti burri krah saj e ajo e bindur pohoi. E me nje 'po' iu pergjigj pyetjes e paftuar dhe skenografja qe per te paren here ate pasdite Amantias i buzeqeshi perzemersisht.

'Zgjedhje e paqme' peshperiti drejt saj.

Ja dhe agai 😜
Ndonje ide per vazhdimin? :p cfare prisni te ndodhe? Me thoni :)

Ps: postim extra per rast termeti 😛

PlatonicWhere stories live. Discover now