23 - (2016)

255 40 26
                                    

'Thame qe do fillonim heret' bertiste Ertoni.

Vetem 3 minuta, vetem aq, 3 minuta per te merituar kritikat e tepruara te tij.

Dukej sikur ish me nervoz prej faktit qe Amantia qe shfaqur aty krah Dantes e jo prej mungeses se ketij te fundit. Fundja aktoret ende s'kishin ardhur te gjithe.

'Ndjese' tha mes dhembesh Dantja, aq ngadale sa ndoshta Ertoni nuk e degjoi aspak sepse tere vemendja e tij ish perqendruar tek Amantia qe me tutje, priste kokeulur.

Si valle nuk e kuptonte ajo se si e veshtronte Ertoni?

Ertoni qe kish shtangur kur njohu silueten e saj, kish shtrenguar nofullat sepse Dantja ish me te. Ertoni qe shkujdesshem por qellimisht kish hedhur krahun supeve te saj teksa Dantes i skermitej fitimtar.

Ajo s'ish trofe i nje gare te urryer, deshi ti bertiste e ate ta terhiqte ne krahet e tij. Ku ajo perkiste.

Amantia qe larguar prej tij, e me syte e permbysur s'guxonte te shihte as Danten qe qendronte perballe saj me i cilter se kurre. I dukej sikur mund te lexonte shpirtin e tij ne thellesite e kafenjta te atyre syve aq te ngrohte.

U step, ne cepin e saj te perhershem, larg Dantes qe e ndjente ngado, qe kish pushtuar cdo shqise te sajen. Larg Ertonit qe dot nuk e honepste e ku krahu i tij kish renduar mbi supet e saj, ende ndjente pervelimin e neveritshem te asaj prekjeje.

Sic qe mesuar te bente, ndoqi provat. Dukej se te tere qene ambjentuar me personazhet e tyre e tashme aq lehtesisht mund ti falnin jete imagjinates se saj.
Qeshi me vete prej ndjesise se ia kish dale te krijonte dicka. Te ish valle krenari ajo ndjesi?
E atehere e pa, per te paren here kuptoi qe krijimi shkonte dhe pertej nje embrioni ne trupin e saj. E ndoshta ky kish qene qellimi i saj ne bote, ti perkushtohej botes se letrave per ti dhene jete personazheve qe perfaqesonin kaq shume prej nesh. Te tere ne jete ne nje moment mund te ndiheshim Zhuljeta e nje tjeter Desdemona. DIkush here mund te ndihej Romeo e pertej Hamlet. E te tere teksa paralelizonin veten me keto personazhe te pavdekshem rikujtonin Shekspirin e perjetshem. Ai kish krijuar e trashegimia e tij ish ngado, rrenjosur ne kulture, aq sa ish e mireqene: te tere njihnin ate.

E ndoshta Amantia, per pak breza do te kujtohej keshtu, si krijuesja e nje drame qe spektatoret, shpresonte, do ti linte pa fryme.

'Ishte ajo nje buzeqeshje?' qe Dantja qe e pyeste me syte qe shkelqenin me zjarrin e Erosit. S'e kish ndjere teksa qe ulur krah saj.

'Faleminderit' qene te vetmet fjale te Amantias. Sepse ish zgjuar fale tij...

Fshehur nen karriget e teatrit ai gjeti doren e saj per te nderlidhur gishterinjte e tyre. Nje prekje qe fliste me shume se mijera fjale, qe premtonte me shume se qindra puthje.

U largua vetem kur i duhej te ringjitej ne skene si Erosi, nen syrin kritik te Ertonit qe dukej se Danten e vezhdonte ne cdo hap e kritikat si kursente karshi tij cdo here qe syte e Dantes shihnin drejt Amantias, e ajo, si edhe me pare buzeqeshte.

Ia vlente, zhurma e Ertonit, fyerjet - gjithcka ia vlente per ate harkim te buzeve te saj qe lejonte driten e shpirtit te ndriconte tiparet e fshehura pas zymtesise.

'Neser ju dua serisht ketu. Ne 8. Thyeni qafen tani' urdheroi e marshoi drejt Amantias.

'Mund te flasim pak?' pyeti, urdherues.

Pohoi lehtesisht me koke por Ertoni s'tha asgje por priste qe te tere te largoheshin per ti lene te qete.
E Dantja qendronte aty, me canten hedhur ne njerin krah.

'Mirupafshim Dante!' e perzuri ai por ai s'u largua, jo pa pare buzeqeshjen qe i lutej te largohej e qe i premtonte se ajo do te ish mire.

E u largua vetem sepse e dinte, Amantia ish e forte.

'Si mendon? E kenaqur deri tani?' theu akullin Ertoni.

'Po'

'Kemi ende disa jave deri ne premiere.'

'Ka nje date?' pyeti kurioze Amantia.

'Kalendari artistik po miratohet. Pune ditesh. Do te te them' premtoi.

E me aq qe konsumuar ai bashkebisedim. Amantia deshte te largohej por qene fjalet e mepasshme te Ertonit qe e mberthyen aty.

'Dantja, te bezdis? Nese po, mund te bej dicka'

'Jo.' Kundershtoi Amantia 'Nuk me bezdis, aspak'

'Kam dike nder mend qe besoj do i pershtatej me shume rolit te Erosit. I kam dhene skenarin per ti hedhur nje sy' ndau me te ai.

'Dantja eshte perfekt' ngulmoi Amantia, si rralle here me zerin e plote.

'I mungon prezenca ne skene' verviste doren ne ajer si te deshte te imitonte dicka per te ngjare interesant.

'I mungon pak besim nga ana e rregjizorit te tij.' ia ktheu ajo 'Erosi eshte Dantja' perfundoi ajo.

'Naten e mire Erton' pershendeti perpara se te dilte prej aty. Nxitoi hapat teksa shihte atletet e saj te ciknin pllakat e rreshqitshme te pedonales se Tiranes. Dikush e mbertheu e terhoqi ne nje shtrengim. E njihte, ate prekje, ate arome, ate energji magnetike qe e terhiqte gjithnje ne fushen e tij.

'Me prite?' peshperiti e habitur. Mendime te saj qe s'do kish dashur ti verbalizonte ashtu.

'Po'

'Pse?' pyeti me ate zerin e thyer.

Sepse dua te kaloj me shume kohe me ty, donte ti shprehte.

'Sepse Ertoni... duket qe te shqeteson.' tha mes dhembesh.

'Faleminderit' s'u largua prej tij.

'Gjithcka ne rregull?'

'Ehe' pohoi shpejte ajo.

'Me shiko' i kerkoi lutes Dantja e doren e vendosi nen mjekren e saj.

Gjeti syte e Amantias e atehere u qetesua. Ato shkelqenin, shkelqenin ndryshe.
Fale tij, mendonte ajo. Ndihej ndryshe prane tij.

'Dua te te shoh teksa buzeqesh.' rrefeu Dantja 'Dua te te bej te qeshesh' e te dehej me melodine e te qeshures se Amantias.

Me buzet e tij ceku butesisht ballin e saj, per ta puthur gjate.

S'kish nevoje ti sulmonte egersisht buzet per ti vertetuar qe e ndjente.

Mund ta bente ndryshe, ne mijera detaje te vogla platonike qe bertitnin embelsi.

Dhe e dinte, e dinte qe Amantia e kuptonte.

E ajo e kuptonte, deshiren per mos ta lene te shkonte fshehur pas perqafimit te tij, premtimin qe do ish aty kur duart nderthureshin, e deshiren per ti dhene shume, shume me shume pas asaj puthjeje.

Buzeqeshi serisht, por kete here ai s'e pa, sepse me syte mbyllur enderronte per ta.

Sa ndryshe do te kish qene nese ata te dy do ishin ndryshe...

PlatonicWhere stories live. Discover now