Dante,
Ti gjithnje ke menduar se une jam e forte, por nje pjese e forces time ke qene gjithnje ti.
E je ti te cilit sot duhet ti them mirupafshim dhe gjeje cfare? S'jam e forte mjaftueshem e prandaj po ta shkruaj keshtu. E serisht s'di c'te shkruaj. Fjalet s'kane qene kurre aleatet e mia e doemos qe do te me braktisnin edhe tani.
Je gjeja me e cmuar ne jeten time, ke qene qe ne diten e nxehte qe rastesisht u takuam i vetmi qe me dhuronte buzeqeshje e lumturi.
Mesova prej teje cdo te thote te dashurosh, vertete te dashurosh me cdo qelize te qenies tende, cdo te thote te dashurosh edhe kur dashuria s'eshte me vetem rrak-tak-taket e zemres e fluturat ne bark.
Mesova prej teje c'eshte miresia, respekti e durimi.
Ne jete kam qene me fat per familjen qe gjithnje me ka mbeshtetur per te ndjekur me te madhin pasion timin dhe edhe me me fat sepse zoti tek une te solli ty. E me ty, edhe kjo semundje ish me e pranueshme.
Une ne jete s'kam pendesa e madje vertete nuk merzitem e buzeqesh edhe kur mendoj sklerozen multiple sepse cdokush ka fatin e tij e kush jemi ne per ta ndryshuar. Gjithnje kam dashur te jetoj cdo dite ne maksimum, si te ish e fundit e gjithnje thelle brenda vetes e kam ditur, qe dita ime e fundit s'do te jete me ty aty. Mos me keqkupto, do te jesh gjithnje aty, ne zemren time si me i shtrenjti ne kete bote, e di qe do te vish aty edhe sepse une do te te lutem te shkosh. Ky je ti, e ti je i mrekullueshem.
Por gjithnje e dija qe historia jone pafund ka nje fund, nje fund qe une e kam zvarritur sepse prane teje, ne mendjen time ende mund te hiqesha sikur cdo gje ishte si me pare ndonese njekohesisht ndaj teje s'isha me une, s'isha me Mei.
Te betohem, kur te shihja te pas maskes se nje fytyre indiferente une buzeqeshja e kur largohesha me se shumti desha te te perqafoja e te flija e te zgjohesha ne krahet e tu.
Por do ish kaq egoiste, apo jo? E njekohesisht serisht u tregova egoiste, duke refuzuar te largohesha prej teje sepse gjithnje mendoja: edhe vetem nje dite! Nje dite me shume kur mund te shtiresha sikur asgje skish ndryshuar, sikur ishim serisht si ne fillim Mei dhe Dantja.
Me fal! Dhe e di qe ndoshta tere mirekuptimin qe buron ne miresine tende nuk e meritoj por e di qe do te me falesh. Sepse je ti!
Me fal edhe qe sonte ika ashtu nga teatri, dhe te genjeva duke te thene qe isha e lodhur por duhet te behesha gati e te shkruaja kete leter.
E di qe Amantia ta ka thene qe folem, por lerme te ta them edhe une. Isha kurioze, ta njihja ate qe mendoja se kisha njohur mes fjaleve por ajo ish shume me shume. Mbarte boten pas syve te saj qe i perngjasonin aq shume te tuve Dante. E dija qe ndoshta do te dashuroheshe me dike, por jam kaq e lumtur qe eshte ajo. Ti e di, gjithnje kam menduar qe arrij ti ndjenj njerezit vetem me nje shikim e ne fund te shfaqes, per pak sekonda pame njera tjetren e prej saj ndjeva vetem miresi.
Ajo di te doje sikurse ti, do te te doje po aq fort sa edhe une. Beje te lumtur! Jini te lumtur e kjo eshte deshira ime me e madhe.
Po buzeqesh, te premtoj, sepse teksa shkoj jam me e qete sepse nje zemer e bute do perkedhele tenden qe gjithnje ka qene teper e cilter per kete bote te vrazhde. Por te dy mund ta ngjyrosni kete bote gri, sikurse edhe ne dikur.
Duaje! Duaje boten! Duaje edhe kur te te sfidoje, edhe kur te te zhgenjeje! Mos e ler te te ndryshoje ne asnje cast.
E do te ta shkruaj tani e te lutem, mos e harro. Mos derdh asnje lot e mos u trishto. Jo teksa lexon keto fjale, jo kur une te shkoj....
Me premto qe do te buzeqeshesh! Vetem buzeqesh! E adhuroj buzeqeshjen tende. U dashurova me te perpara se te dashurohesha me shpirtin tend e do ta dua gjithnje.
Edhe kur nga atje lart te mundohem vetem te te bekoj me mijera buzeqeshje.Zot, doja te te thoja shume me shume por te thashe, fjalet s'jane arma ime. Muzika eshte e violinen prej kutise e nxorra vetem per te lene shpirtin tim te shprehet nje te fundit here.
E notat s'jane te bukura e harmonike si dikur, e ndonjehere edhe jam ngaterruar, por keto jane tere 'fjalet' e mia per ty.
Dhe serisht buzeqesh! Te dua ashtu. Te dua...Pergjithmone e jotja Mei,
Pergjithmone...
*
Mei kish nderruar jete ne nje dite me diell maji. E sic i kish premtuar Dantja kish buzeqeshur ndonese aq shume kish dashur te qante. Por 2 vite me pare kish premtuar qe do bente sic ajo kerkonte e per Mein vetem do te buzeqeshte. Dhe e beri, edhe kur shtrengonte doren e saj para se ajo te mbyllte syte pergjithnje, edhe kur arkivoli me trupin e saj groposej nen dhe. E Amantia ish aty, krah tij, per te shtrenguar doren e Dantes si nje premtim qe edhe e nesermja kish ngjyra.
Kishin kaluar 2 vite nga ajo dite, plot 2 vite qe Mei nuk zbukuronte kete bote por si nje engjell ndriconte parajsen.
E si nje vit me pare, ai rilexoi serisht letren e saj teksa ne sfond degjonte melodine e krijuar prej Meit si nje premtim qe ajo do jetonte pergjithnje ne ato nota te gezuara, ne zemren e tij.
E ripalosi e letren e futi ne kutine e violines se saj qe kish kembengulur ta mbante ai. Shpirti i saj fliste mes telave te saj.
La cd te vazhdonte te luante e gjate tere kohes, buzeqeshte.
Buzeqeshte, i lumtur.
Cdo dite zgjohej per ti rikujtuar vetes miresite qe bekonin jeten e tij, cdo mengjes zgjohej krah njeres prej tyre - Amantias qe jetes i buzeqeshte krah tij.Jeta ish e bukur, per te dy.
Per te tre, korrigjoi e serisht buzeqeshi, kete here sepse ndjeu edhe hapat e vogelushes vocerrake qe tashme ish e tyrja.
'Ba-bi' germezoi ajo qe kerceu ne preherin e Dantes e koken e mbeshteti ne gjoksin e tij teksa me krahet e vockla e perqafonte prane vetes.
E kishin adoptuar dy vite me pare, e Mei qe kumbara e saj.
Ish ajo, dielli qe ndriconte fort ne jetet e tyre, topolakja qe i kish mesuar nje tjeter dimension te dashurise.Ajo, Lea Mei.
Te tre, kishin gjithcka mendoi teksa shtrengonte vogelushen e tij.
E cmund te kerkonte me shume nga e nesermja?
Asgje...Sepse e dinte, do te zgjohej serisht i buzeqeshur, ne nje tjeter dite me diell...
- Fund -
Kjo ka qene historia qe kam patur me
per zemer qe kur ishte ende ne koken time (ndonese ne fillim ishte pakez me ndryshe) dhe ende eshte. Sepse cdo personazh eshte 'i vertete'. Sepse cdo personazh 'ndjen' dhe 'ekziston'.
Sepse askujt (pervec Ertonit deri diku) s'mund ti drejtohet gishti dhe te etiketohet si 'i keq'.Ka qene edhe historia qe e kam nisur, lene pergjysem/fshire, ripostuar, fshire serisht, ripostuar prape me premtimin per ta perfunduar dhe me ne fund, me plot vonesa, ia dola :D
Prandaj, te tere juve qe me duruat e jeni ketu per ta lexuar deri ne fund, JU FALEMINDERIT 🙏🏻
Ps: dhe mos harroni, ne keto kohera pandemike koronavirusi, rrini ne shtepi :p