Gjysem shtrire mbi shtrat, me goten fine mbushur me pijen e pergjakur krah vetes me kot zhgaraviste ne bllokun e zi.
Kish patur nje tjeter ide qe fillimisht ish dukur e zgjuar. Ta shpifte, konkludoi pasi per ore te tera u mundua te ndertonte nje linje ngjarjesh mberthyese e personazhe terheqes.
U dorezua e rrekelleu veren e lire.
Kerkonte te helmonte boshllekun qe gerryente zemren e saj me alkolin e urryer. E ate nate ngulmonte te harronte, te shperlante ndjesine e puthjes se Dantes prej buzeve te saj qe ende pervelonin me deshiren qe s'kish ditur se ende mund te ndjente.Dreq, ish e terhequr prej tij i pranoi vetes per te paren here ate mbremje. Mbushi serisht goten me veren prej shishes qe kish lene ne dysheme.
C'dreqin ish aq terheqese tek ai kerkoi te zbulonte. E kish ndjere ne ajrin pakez te renduar te dhomes se audicioneve qe ish elektrizuar nga prania e tij.
Duhet te ishin syte, syte e tij te zinj qe shkelqenin me vendosmeri e njekohesisht fshihnin aq shume. E me pas ajo pamja prej te shkujdesuri, me floket e dendur e te drejte qe i binin mbi ball, qe si pershtatej aspak karakterit te tij aq te permbajtur.Introvert, si ajo. Kjo ish e perbashketa e tyre konkludoi perpara se te pinte edhe me nga vera frutore.
'Ish Erosi' e kish justifikuar ajo ate puthje, ndonese ne asnje moment, mbi skenen e braktisur, s'ish ndjere sikur ishte personazhi i krijuar prej saj qe e puthte.
Kish qene Dantja, ai qe e puthte ndonese ne asnje cast ajo s'i kish fshehur qe ish plotesisht e thyer.Do kish deshiruar aq shume te bisedonin ate mengjes, ne ate mediumin ku mund te arratiseshin vetem me shoqerine e njeri tjetrit ish aq e thjeshte te tregohej e sinqerte.
Mallkuar Ertonin, shfryu, tashme pakez e dehur. Ertonin qe mundohej aq shume ta impresiononte. Ertonin qe paturpesisht ate mengjes e kish pyetur nese Dantja e bezdiste e nese po, ish ofruar te vishte petkat e heroit e te bente dicka per te.
Jo, e kish siguruar. Kishin qene duke lexuar skenarin, i kish shpjeguar pafajesisht e me pas ish larguar. S'kish dashur te rrinte mes njerezish kur ne te vertete deshte vetem te ishin vetem ajo e ai.
Perfundoi veren duke lene menjeane mbi komodinen e ngushte goten u struk nen batanijen e trashe.
Po neser, pyeste veten, si do ta vriste te nesermen? Ne prova ku dukej sepse urrente te qendronte ne shtepi apo duke u shtirur se shkruari dicka te re.
E pergjigja erdhi ne formen e nje mesazhi prej nje numri te panjohur. Ngurroi ta lexonte e shtangu kur e beri.
E pret mengjesin zgjuar? Nese po, edhe une.
Te te pres ne teater? Dante.Lexoi disa here fjalet e tij ne ekranin e ndricuar te telefonit te saj demode.
Shkroi e fshiu plot pergjigje e ne fund vendosi ti pergjigjej thjeshte.'Po, shihemi ne teater. Naten e mire Dante!'
Nje arsyje per tu zgjuar te nesermen, ish mendimi fundit i dehur qe pershkoi mendjen e saj ate mbremje.
***
Ndaloi ne Mullirin e Vjeter qe hasi rruges e kete here s'porositi kafene e zakonshme por nga ato brioshat me cokollate. Kafene do ta kish sjelle ai, mendoi e marrezisht buzeqeshi. Per dreq ato fluturat tinezare qe dukej se njeherazi fluturuonin ne stomakun e saj sa here kujtonte Danten, e gudulisnin dhe e benin te buzeqeshte prej hicit. E Amantia s'dinte te thoshte sa kohe kish pa buzeqeshur ashtu, pa u ndjere qofte sadopak e gjalle se brendshmi si ne ate cast.
Dantja e priste jashte, ne ajrin e ftohte mengjesor. Ish tejet heret e dielli ende i pergjumur s'ja dilte te ngrohte qytetin.
'Miremengjes' i buzeqeshi embel e ajo imitoi fjalet e embelsine e asaj buzeqeshjeje per te.
'Petulla?' pyeti Dantja qe i kish ngulur syte qeses se kafte qe ajo mbante nder duar.
'Brioshe'
'Mos' shfryu teksa rremonte ne ate canten e tij te shpines per te nxjerre prej aty nje qese te ngjashme. 'Brioshe edhe une' shpalli teksa mblidhte i dorezuar supet. Kete here qeshi e zemra e Amantiaz pakez brofi sepse te qeshte ashtu s'e kish pare me pare.
'Mendova se ti do te kishe marre kafen' u justifikua ajo.
'Edhe une' u shfajesua Dantja. 'Hajde' shpalli me pas prej hicit ai e shkujdesshem, si te ish gjeja me e natyrshme ne bote dora e tij gjeti ate te Amantias.
'Ku?' pyeti e hutuar ajo qe kish pritur qe ai ta udhehiqte drejt teatrit. Fundja a s'pretendohej te lexonin me njeri tjetrin? Ta ndihmonte te transformohej ne Erosin e shkruar prej saj?
'Diku ku mund te pijme kafen e te hame brioshet.' u pergjigj ai 'Dhe te flasim' shtoi.
S'kundershtoi e me veshtiresi gjeten nje kafene te humbur, fshehur ne ato rrugicat pertej pedonales. I vetmi vend hapur aty prane, ku te moshuarit qene shtruar me kafete e tyre e me nga nje gote te vogel rakie perbri. Flitnin me zera te larte e njekohesisht te matur.
U ulen perballe njeri tjetrit ne tavolinen e vogel te rrumbullaket e nga kamarieri, gjithashtu i moshuar, posoriten kafete e tyre mengjesore.
'Faleminderit' peshperiti prej hicit Dantja. Ish ndjere mire, qe i qe pergjigjur mesazhit te tij e qe tashme qendronte perballe tij per te nisur nje dite te re, sebashku. E veshtroi, dukej e fresket si kurre me pare. Pamja e pergjumur dukej sikur perkedhelte ato tiparet e saj per ti falur nje nur rrezellites.
'C'thua' ia ktheu turpshem Amantia.
'Jo, vertete' ndoshta ne syte e saj dukej i deshperuar, por Dantja s'dinte si te mos ish i sjellshem. E perballe saj, larg skenes se teatrit ku ndihej nen lekuren e tij e ushqehej me ate guximin qe ajo i flate, ate mengjes po ndihej edhe njehere si adoleshenti turpacak qe femrave s'dinte si tu fliste e ndonese ngulmonte per fjale, ato e tradhetonin e arratiseshin prej tij.
Eshte Amantia, i kujtoi vetes, Amantia me te cilen kish folur si kurre me pare me dike. Amantia se ciles i kish hapur veten. Amantia...
'C'eshte?' pyeti e fshehu buzet e saj te plota pas duarve imcake. Ndoshta kish qene duke e veshtruar cuditshem duke e vendosur ne siklet. Shkundi lehtesisht koken, shkoi duart ne floket e dendur e te rremujshem e i buzeqeshi serisht.
'Do lexojme ketu?' pyeti me pas Amantia qe priste qe nga casti ne cast ai te nxirrte skenarin e tij te nenvizuar ngado e te dy sebashku, sic kishin bere sa e sa here, te arratiseshin ne psiken e Erosit.
'Ne fakt po mendoja qe sot vetem te bisedonim. Une dhe ti' pranoi turpshem.
Lexoi surprizen ne fytyren e saj. Ish e kendshme mendoi, qe tani disi kish filluar te lexonte pertej syve te saj qe ne fillim kishin qene gjithnje vetem te trishte, te zbrazet e te trishte.
'Mendova se doje te njihje edhe me shume Erosin' shpjegoi e Dantja vetem vazhdoi ta veshtronte.
Zot, kish dicka aq terheqese ne syte e saj, dicka qe therriste emrin e tij e ai deshte vetem te zhytej, perhumbej ne thellesite e atyre iriseve te erret.
'Ne fakt...kete here dua qe te njohesh Danten' shpalli.
Si ju duk pjesa dear wattpaders? :)