6 - (2016)

562 87 59
                                    

Me floket e krehur drejte, syte e nxire prej lapsit te lehte e kornizuar me qerpiket e zgjatur nga rimeli, buzet ngjyer ne nje nuance te lehte ngjyre toke qendronte perpara pasqyres per te studiuar reflektimin pikturuar ne te. E tille kam qene dikur e pertej syve te pajete shihte dhe njihte femren ne te cilen ish shnderruar - ate flok shpupurituren e fytyre vraren qe helmonte veten me merzi.
Pse mos te ishte e tille serisht? Pse te mos ndihej serisht e bukur dhe e deshiruar?
Shkundi koken, mendime patetike i verviteshin ne te. Bukuria kish lexuar diku, si cdo gje tjeter, ish nje koncept ekzistence e vijueshmerie. E bukura terheq, terheqja shumezon e ajo vete ish zeroia qe fshinte cdo gje, vriste te ardhmen. Ishte e perjashtuara e ligjit te natyres e rrjedhimisht s'kish as pse te fshihej pas maskes se bukurise.

Shkoi doren ne floket e lemuar e pjastruar aq drejte per ti dhuruar pak volum perpara se te dilte.

Profesori i dikurshem i saj, ai te cilit te tere i ishin trembur dhe po i njejti qe sa e sa here me veten kishin mallkuar e priste ne Akademine e Arteve, ne ate zyren e tij ku tavolina qendronte e fshehur poshte pirgut te librave te vjeter e te rinj.

'Si tu duk?' Kish kerkuar te dinte Amantia kur ai i kish telefonuar te nesermen. Ne nje dite kish lexuar skenarin e saj dhe kjo nuk e pozitivizonte sepse ai i saji nuk ishte nje shkrim i thjeshte. Ndoshta dikush do te ndalonte per tu mbushur me fryme e ne ate pauze te perhumbej ne ato mendimet qe leximi i ngjallte: Kush jemi? Cfare jemi?
E profesoi disi ia kish dale. E kish perfunduar dhe kjo ndoshta sepse duke kapercyer rreshtat i kish nxjerre fundin nje shkrimi qe s'i kish ngjitur aspak. Ndonjehere edhe ajo vete e bente per te mberritur ne faqen e fundit sepse pergjysem nuk ish mesuar te linte asnje lexim.

'Do te flasim kur te takohemi.' ne telefon profesori nuk i ish pergjigjur e me tonin qe nuk i tradhetonte asgje e kishte udhezuar si te gjente zyren e tij te fshehur ne fund te nje korridori te gjate labirintik dhe Amantia e kish degjuar, ndonese fare mire kujtonte cdo kthese te holleve te fakultetit qe kish frekuentuar. Kujtimet me te bukura i kish gdhendur aty. Abin e kish takuar aty..

E aty u gjend serisht, por kujtimet s'mund ta sheronin; perkundrazi gerryenin e thellonin edhe me tej zbrazetine e saj.
U gjend serisht aty dhe me hapat e lehte e te vegjel ecte, shihte sa majtas e djathtas per te ndjere, per te kujtuar, per te gjetur aty ato copezat e jetes qe dikur i kish dhuruar atij vendi por koha i kishte vrare, perzene gjurmet e tyre ne mure, fshehur ato tekstet e theniet e zhgaravitura mureve nen bojen e bardhe - ndoshta te sapo thare.
Ai vend nuk i perkiste e ajo nuk perkiste me aty. Amantian e dikurshme e kish humbur e kete i duhej ta pranonte.

Trokiti, lehte, mbi deren e drrunjte. E vetmja ne dukje e rende edhe e vjeter si edhe burri qe e priste pas saj - dere qe kontrastonte tere te tjerat qe dukej qe ishin zevendesuar se fundmi.

'Hyr' njohu zerin e ashper dhe me zemren qe i rrihte fort, kete here jo ne pritje te nje note provimi por te nje vleresimi me te rendesishem, shty deren ndadale.

'Pershendetje profesor' peshperiti e eci drejt tavolines ende pushtuar prej librash e revistash per tu ulur ne nje karrige nga ato te vjetrat perballe tij.
Koha duhej sikur kish ngrire brenda asaj zyre e ato fragmente te se shkuares Amantias i pelqenin. Ato 'vjetersira' sic do ti kish quajtur dikush e ngrohnin.

'Me therrit Enver' e Amantia pohoi ndonese e dinte qe nuk do ta bente. Emri i tij do tingellonte cuditshem e i huaj shqiptuar prej buzeve te saj.

'Mire' tha vec aq e priti qe ai te fliste e ndoshta edhe ai priste per Amantian qe te pyeste dicka e kur kjo e fundit nuk e beri u vetedorezua ne ate sfide te heshtur per te thene

'Po mendon pse te kerkova te vije deri ketu.' po e bente e Amantia vec pohoi.
Ishte fjalepak e ne te njejten kohe fjaleshume ne ate cka shkruante.

'Punimin tend e lexova.' Ia nisi e pasi rregulloi ate skeletin shekullor te syzeve me bishtat e gjere vazhdoi 'Dhe me rikujtove edhe njehere pse per ty mendoja qe ishe studentja me e talentuar.'

Amantia buzeqeshi. Per te paren here ato fjale ia kish thene ne diplomim e asokohe ajo i ish ankuar per ate 8 me te cilen ai kishte vleresuar nje provim te saj. Notat sjane gjithcka kujtonte pergjigjen e tij. Sic nuk eshte edhe saktesia e teknika per te cilat ne ju mesojme budalleqe pafund. Ajo cka rendesi ne art eshte bota e brendshme e artistit, shpirti i pasur e kete ti e ke.
Dikur ai vleresim i tij kish qene forca e saj por zhgenjimet e njepasnjeshne kishin vjedhur cdo here pak prej saj e ne fund kish perfunduar e humbur, e verber e pa asnje shtyse ne qorrsokaqet e nje profesioni te nenvleresuar e te lene pas dore.

'Me mahniti' Vazhdoi profesori.

'Faleminderit' peshperiti Amantia por si i kerkoi me nje levizje te lehte te dores qe ta linte te vazhdonte.

'Ketu te therrita sepse dua te te propozoj dicka. Shpresoj te pranosh sepse arti shqiptar ka nevoje per nje fryme te re, per pak origjinalitet sepse se fundmi eshte mbytur prej plerave perendimore e ato kopjet e keqija te 'shembujve' te tyre te cale'

'Me thoni' Kurioze s'dinte cte priste. Ndoshta ndonje pozicion ne staf. Ose ndoshta ndonje recensure por padyshim qe nuk priste ate cka profesori aq qetesisht i tha.

'Kete skenar dua tja tregoj nje mikut tim rregjisor. Ka kohe qe kerkon dicka te vecante e ndryshe per te vene ne skenen e teatrit. Mendoj qe kjo do ti pelqeje pafund'

Krijimi i saj ne teater... perpeliti syte duke harruar ti pergjigjej.

'Si thua? Mundem?' pyeti e priti per pergjigjen e qete te Amantias ndonese aprovimin e saj do kish dashur ta bertiste e ekzaltuar.

'Po. Po, patjeter'

'Do t'ja tregoj qe sot. Qe tani.' Prej karriges se arnuar e me are lekuren e gervishtur vende vende u ngrit menjehere. Vitet nuk e kishin kursyer e ai qe dikur kish qene mashkulli i fuqishem ish shnderruar ne nje burre te kerrusur e te lodhur. Vitet i kishin vjedhyr rinine por jo ate shtysen e forcen per te vazhduar perpara qe ai gjente tek arti, jo deshiren per te jetuar deri diten e fundit mes fleteve te librave e skenareve.

'Hajde me mua. E takojme bashke' i kerkoi e ndiqte nga pas korridoreve te qeta e te fresketa Amantia kuptoi qe jo cdo gje e kish humbur ne jete. Qe gjithmone do te kishte artin, si edhe ai.
Deshironte qe nje dite te ishte 'ai'.... deshironte te plakej e lumtur rrethuar me ate qe kish qene e gjithmone do te ishte 'jete' per te....

Si ju duk pjesa e re? Pak e lodhshme deri tani por dhe cik do bejme si do bejme 😂😜

PlatonicWhere stories live. Discover now