5 - (2016)

555 91 44
                                    

Sic zbuloi edhe ne erresire, s'kish gjithnje dite te erreta. Sic zbuloi, edhe ne zbrazetine e shpirtit ende nuk kish humbur frymezimin. E diteve te tejzgjatura, te merzitshme e gjithnje te njejta e perseritese shkroi - rreth njerezve, qenjeve mekanike programuara prej epsheve kafsherore, rreth pasioneve te erreta maskuara pas buzeqeshjesh te pafajshme, rreth pafytyresise, dyfytyresise, rreth te panjohures qe as vete nuk dinte te rrokte por mes rreshtash deshironte te zbulonte. Mes rreshtash deshironte aq shume te rinjihte veten, te zoteronte frikerat e ti mposhte ato, te fitonte mbi pasigurite e te mbushte zbrazetine ne te cilen fluturonte e pashprese.

Pas insistimeve te vazhduara te se emes ishte dorezuar e ish rikthyer se jetuari me to. Nuk e kish bere per te, por mbi te tera per veten sepse ne nje cast kthjellesie, zgjuar mes shisheve te zbrazeta te alkolit kish kuptuar qe nuk mund te vazhdonte se ekzistuari e tille. Nuk mund te vazhdonte te helmonte veten dhe percartasi te kaleronte ditet drejt nje te ardhmeje qe nuk donte. Shume frikacake per ti dhene fund, kish zgjedhur guximshem te riniste. Te rindertonte veten ne nje realitet te manget per tu ngopur me aq sa jeta i ofronte , ate buken e meshirshme servirur dikujt qe kurre s'mund te ishte i plote.
Kishte artin e saj, kish kuptuar ate dite. Fjalet me te cilat mund te ndertonte realitete te bukura ndonese te paprekshme. Kishte fuqine te ndikonte tek njerezit, te diktonte boten ashtu sic ajo deshironte te ishte. Kishte artin e teksa shkruante ndihej e fuqishme.
Ate pasdite kish telefonuar te emen. 'Do te vi tek ju ma' e kish lajmeruar e pasi ne nje valixhe te vjeter kish futur ato pak rrecka qe mund ti duheshin kish lene pas jo vetem ate apartament te zymte por edhe jeten qe nuk donte me.
Ate mbremje per te paren here kish kaperdire edhe pilulat e bardha qe premtonin qetesi e Amantias qetesia i nevojitej. Qetesi per te menduar, qetesi per te krijuar...

'Ende po shkruan?' e pyeti e ema kur pas mesnate u zgjua per ta gjetur ulur ne tavolinen e bukes perqendruar ne ekranin e ndricuar te laptopit te saj.

'Korrigjimet e fundit' iu pergjigj pa pare drejt saj. Ishte thuajse e perfunduar, e pas leximit te trete mendonte se skenari do te ish gati e se ndonje gabim zor se do ti kish shpetuar.

'Kur do ma japesh ta lexoj?' i kerkoi ajo.

'Nese ma pranojne' i kujtoi e vazhdoi te lexonte e perqendruar.

'Pranojne ku?' vazhdoi kurioze e kete here Amantia iu pergjigj sepse e dinte, nuk kish me kthim pas.

'Do t'ja dergoj profesorit tim e ai do te me thote se c'mund te bej me te. Dhe nese s'ben atehere do ta hedh aty ku e ka vendin, ne plehera' e nese nuk bente ne plehera do te hidhte edhe pasionin e saj per te shkruarin. Pasion, qe sic i kish thene dikur i ati, ishte i pamjaftueshem per te nxjerre buken ne boten e udhehequr prej ekonomisteve, juristeve e mjekeve- Ne boten e veber e te marre, boten e udhehequr prej shpirtngushteve qe s'kishin kohe per artin.

'Per cfare flet?' u ul perballe saj dhe e buzeqeshur vazhdoi ta pyeste ndoshta sepse per te paren here ndihej e afert me te bijen, ndihej e pranuar.

'Hmm, per njeriun.'

'Cfare per te?'

'Egot. Pasionet. Nenvetedija. Frika.' permblodhi Amantia e ate nate me njera tjetren biseduan gjate.

'Jam gjithmone krenare per ty Ama' e si atehere kur kish qene e vogel, iu afrua per te cikur buzet e saj te ngrohta prej nene ne ballin e se bijes. E si atehere Amantia u ndje e dashuruar mbi gjithcka, u ndje e plote ndonese ne jete kish humbur aq shume. Por e ema vazhdonte besonte tek ajo, krenohej me te bijen qe kurre nuk do ta bente nje gjyshe e mbeshtetja e saj prinderore e shtyne qe ate mbremje te guxonte serisht, kete here per te derguar krijimin e saj me nje email drejtuar profesorit qe dikur e kish shtyre te mendonte jashte kutise se saj te sigurte qe tashme me aq ngulm e kerkonte 'kutine' qe i ish grisur ne ate deshtim te pare per ta hedhur ne pafundesine e te huajave qe e mberthenin per tu ushqyer me njomesine e nje shpirti te pafajshem; deshtimeve qe zhvirgjeronin nje femer qe deri me ate dite gjithnje kish shkelqyer ne gjithcka qe bente.
'Kur do te ngelesh ndonjehere ne ndonje lende?' e ngacmonte gjithnje i ati kur ishte ne shkolle te mesme e me tej ne universitet e Amantia gjithnje e buzeqeshur i pergjigjej qe kurre.
Por katren e ngelesires jeta ia kish rezervuar per familjen qe ajo kurre s'do te mund te krijonte, femijet qe kurre brenda vetes nuk do t'i ndjente.
Kish deshtuar, ishte thyer. E tani? Tani luftonte per te grumbulluar copezat e shperndara ne hicgje per ti ngjitur por kurre s'do te mund te rikrijonte 'perfekten' qe dikur mendonte se ishte.
Nuk kish qene kurre e tille, gjithnje e thyer por sy erret kish buzeqeshur me jeten, loduar me te per te nderthurur enderra qe kurre sdo ti mberthente, enderra qe petkun e bukur e kishin zhveshur per tu kthyer ne makthe torturuese qe e perndiqnin ngado. Ishin aty edhe ate mbremje, aty per te trazuar ate oaz ngrohtesie qe ishin prinderit e saj, ate mirazh ne mes te shkretetires se pafundme qe ish familja...

Ne mengjes u zgjua nga hapat e lehte te te atit qe capitej ne guzhine. Mundohej te vepronte ngadale por gjithnje dicka perplasej zhurmshem e Amantia zgjohej.
Kafen e mengjesit preferonte ta pinte me te sepse ai nuk e ngacmonte me pyetje te shumta. Nuk e pyeste si e ema nese ishte mire. Ai priste, priste qe ajo te zgjidhte te hapte zemren e saj tek ai.
Ai priste per rrefimin qe ndoshta nuk do te degjonte kurre por se prituri nuk lodhej kurre.

'Jot eme me tha qe mbreme kishe perfunduar ate projektin e famshem' peshperiti nder buze pa ndare syte nga ajo gazeta e djeshme harruar mbi tavoline. Lajmet gjithnje i kish lexuar ashtu, nje dite me vone sepse sipas tij 24 ore nuk do te zhbenin ate cka kish ndodhur por ndoshta do te qetesonin stuhite e reagimeve te nxituara per te lene objektivitetin te ndriconte mes reve kercenuese te gjaknxehtesise.

'Ashtu them por e di qe do serisht pune.'

'Eshte perfekt' foli mendueshem.

'Ti as qe e ke lexuar' i kujtoi Amantia duke rrotulluar syte e i ati vuri buzen ne gaz.

'Por kam besim tek ti e ti kurre nuk me ke zgjenjyer. S'do ta besh as kete here'

S'e dinte ai valle qe kete here e kish bere? Qe kete here kish deshtuar?
Zgjodhi te besonte genjeshtren e bukur. Zgjodhi te ishte ate mengjes vajza perfekte e dikurshme vetem per pak caste te iluzionta. Dhe si dikur buzeqeshi, rrezelliti me lumturine qe s'ishte vecse nje deluzion...

Duroni dhe 2 kapituj te njihni zoteriun :p deri aty do postoj sonte

PlatonicWhere stories live. Discover now