Gjendja ne te cilen ish lene teatri kombetar, ai djep i artit, ishte per te ardhur keq.
Lageshtira qe ngarkonte mushkerite e veshtiresonte frymemarrjen, i ftohti rrenqethes qe bente qendrimin te padurueshem e serisht, ajo vjetersire e kalbur popullohej prej mijera te rinjsh te apasionuar, aktoresh me emer qe prej dashurise se tyre me te madhe nuk hiqnin dore e te palodhur sfiliteshin per rrogen qesharake sikur puna e tyre te vlente vec aq, dy kacidhe qe s'vlenin per asgje.Habia e Amantias nuk i kish shpetuar as rregjisorit ate dite te pare kur sebashku me ekipin tashme te plotesuar ishin aprovuar per te nisur provat ne teater, nje proces i gjate qe do te konkludohej pas 6 muajsh pune te palodhshme me daten e premieres caktuar per shfaqej e saj ne Maj.
Se kish marre me mend qe nje produksion zgjaste kaq shume por sic i kishin shpjeguar koha s'ishte kurre e tepert.'Per te ardhur keq apo jo?' i kish gjuajtur supeve rregjisori ate dite te pare.
'S'e kisha menduar keshtu. Kaq te lene pas dore' pranoi teksa vazhdonte te capitej mbi derrasar qe renkonin e kercitnin nen peshen e saj.
'S'ka fonde.' mblodhi super rregjisori qe sic dukej e kish pranuar kete fakt. Si edhe te tjeret qe s'dukeshin aspak te habitur. Amantia ishte e vetmja qe syte i shetiste mbi cdo objekt - nga karriget, vende vende te shtremberuara e ato perdet e renda e te pluhurosura, grisura vende vende e harruar ashtu, te meshirueshme e askush s'kujtohej per to.
'Po pse nuk financohet?'
'S'ka interes. Thuajse askush nuk vjen me ne shumicen e shfaqeve, e nese ska njerez ska as sponsora, e pa sponsora ska para'
'Po shteti?' pyeti e hutuar dhe pa rregjisorin te qeshte teksa nxirrte prej xhepit te xhupit nje pakete nga ku rrembeu nje cigare per ta vendosur mes buzeve te holla.
'Mos me thuaj qe je nga ato qe akoma beson se shteti e ven bythen ne zjarr per ne? S'i plas.'
'Por duhet' kembenguli ndonese idealiste s'ishte. Me shume veten e etiketonte nje pesimiste qe realitetin e nxinte me mendimet e saj.
'Sa gjera duhet te beheshin e nuk ndodhin. Shteti vjedh. Ne rropatemi. Te pakten pasioni per ate cka bejme s'na ka lene ende' e serisht i gjuajti supeve perpara se te largohej me cigaren nder gishta per tiu bashkangjitur disa burrave qe dic diskutonin te acaruar.
Ndihej si e tepert mes atij grup njerezish qe ndanin me njeri tjetrin te niejtin pasion. Pjesa e saj kish mbaruar e tashme ishte ne dore te asaj trupe per te bere pjesen tjeter e ndonese e dinte qe aty me skishte cbente, vazhdonte te rikthehej cdo dite. Cdo mengjes, ishte nder te parat qe hynte ne prapaskenat e ftohta mbeshtjelle me shallin e leshte e te rende e me xhupin e trashe.
Pse? Sepse jeta saj isht katandisur ne nje rremuje te pakuptimte, ne nje zbrazetire te zhurmshme e ne te njejten kohe te heshtur sepse nese mendja e saj nuk 'recitonte' ato mendimet e frikerat torturuese, prane saj s'ishte askush tjeter per ti thene dicka...
Askush per ta dashur ndonese ajo dashurine e kish mbytur e vetedijshme e ate cka kish groposur as qe donte ta zhvarroste me.Do mbush ditet me c'te jete kishte vendosur e kur mos te kishte me cte bente ndoshta do te shkruante serisht. Te tjera pallavra qe ndoshta dikush do ti vleresonte ose ndoshta jo.
Ditet e para kishin qene te mbushura me udhezime per aktoret qe kishin tre jave kohe per te mesuar rreshtat e tyre. Ide te skenografeve se si e ne menyre minimaliste ne skenen e vogel mund te perfshinin cdo gje. Kostumografet qe mundoheshin ti pershtatnin veshjet personazheve. Te tere benin dicka, e ajo - ajo vezhgonte e heshtur, si nje fantazem qe ndoshta te tjeret as qe e dinin qe ishte aty. Ishte e padukshme sepse kish zgjedhur te ishte e tille.
'Neser fillojme me aktoret' e kishte percjelle me ato fjale ate pasdite. 'S'do te jete me kaq e merzitshme puna'
Ndoshta edhe ai ndihej keq per 'asgjene' e Amantias.
'S'me eshte dukur e merzitshme' genjeu.
'S'je aktore e mire e une me aktore rrethohem cdo dite. Mirupafshim Amantia. Dhe akoma ste kam pare te qeshesh' shtoi teksa e percillte. Ajo ndaloi, pa burrin 40 e dicka vjecar e u mundua ti buzeqeshte por nuk e beri. U largua, pa asnje pergjigje, pa asnje buzeqeshje....
~
Dhe e nesermja, nje dite e zymte me shiun qe harronte te pushonte se reni, nisi si tere te tjerat por ndryshe prej karvanit te diteve te fotokopjuara, premtonte dicka ndryshe.
E ndryshe ishte vertete sepse kur shkeli kembe ne teatrin qe ish mesuar ta gjente te heshtur u mirkprit prej te qeshurave mjaullitese e te folurave te gjalla te vajzave aktore qe grimoheshin ne dhomen e vogel fshehur pas kuintave. Njera prej tyre lexonte rreshtat e saj, tjetra me skenarin bente fresk ndonese ajo dite ish edhe me e ftohte se te tjerat.'Miremengjes' ndaloi ti pershendeste por ato as qe e vune re dhe vazhduan bisedat e tyre te pashqetesuara.
S'tentoi serisht e shkoi te ulej ne ate vendin e saj te zakonshem ne rreshtin e pare nga ku si nje spektatore e paftuar ndiqte gjithcka.'Ku eshte Dantja?' Hyri zhurmshem rregjisori, duke kerkuar per te. 'Sara? Di gje?' Iu drejtua brunes qe vazhdonte te lexonte skenarin.
'S'di gje.' U pergjigj.
'Po vjen me tha' u hodh bjondja syblu.
'Ben mire te duket shpejte' hungeriu rregjisori qe durimin se kish pike te forte te tijen.
'Kishte pune. Rruges eshte por trafiku' vazhdoi ta mbronte bjondja qe sic dukej tjetrin e njihte mire.
E packa ankesave te rregjisorit qe trokiste gishtat mbi oren e dores, Dantja ia doli te shfaqej ne kohe e rregjisori packa nervave skish cte thoshte gje. Shfryu me veten e menjehere i vuri ne pune per te lexuar rreshtat. Danten e kritikoi nje apo dy here per zerin.
'Jam ngjirur' tha tjetri. 'Jam semure' por rregjisori as qe donte tja dinte.
'Pi caj sonte' i tha tharte ne fund tjetrit dhe u ngrit per te lene vetem aktoret.
'I thashe qe po vije o Dante' iu lepi bjondja por ai as qe kishte mendjen sepse dicka shkruante ne telefon.
'Mire. Faleminderit' i tha thate e pa ia zgjatur u largua duke lene gocen bjonde me gisht ne goje.
'Gjithmone kshu eshte ky?' pyeti kurioze njera prej bruneve.
'Ndonjehere e kap faza' i buzeqeshi shtirshem ajo.
'E ca jeni ju?' pyeti e njejta vajze.
'Shoke. Per tani' I shkeli syrin e me levizjet perdredhese u largua, jo pa hedhur grepat e saj prej intriganteje...
Koti kjo pjesa por qe tjetra do permiresohet ;) 😜