12 - (2016)

392 60 18
                                    

'Kushedi nuk te ka ardhur mesazhi im. Sot fillonim me vone' po i shpjegonte Eltoni teksa mendja e saj qe kudo por jo aty.

'Erdha vete' i shpjegoi, per te qetesuar tjetrin qe ndoshta vertete ndihej keq ose per ti mbyllur shteg asaj bisede qe ai ngulmonte te niste. Ne pushimet mes provave Eltoni qe gjithnje keshtu, i muhabetit, e kjo vetem perkundrejt Amantias.

'Mendon qe ka vend per permiresime? S'jam i knaqur' vazhdoi te insistonte per te vjele me shume se nje pergjigje te thate 2 fjaleshe prej saj.

'Mendoj qe eshte mire' iu pergjigj duke perfyturuar Danten e mimiken e tij te pervuajtur qe mbante emrin e Erosit shkruar ne te.

'Je shume e mire dhe ndoshta edhe sepse nuk kupton ato detajet e vogla skenike' tha i qeshur ndonese thumbimi i atij komenti pickoi lekuren e Amantias qe kete here nuk ia pertoj. Jo sepse qe e zjarrte, por sepse ndonjehere vemendja e Eltonit i dukej e tepert dhe ne te njejten kohe sikletosese.

'Nuk kuptoj pse me pyet atehere'

'Sepse je pjese e rendesisshme e ketij produksioni'

'Nuk arrij te shoh se si'

'Eshte pune e jotja apo jo? Pastaj pashe qe po ndihmoje dhe Danten' nuk arriti te fshihej me gjate. Kurioziteti per te ditur ne kish dicka mes tyre qe me i forte se deshira per te ngjare si burri i painteresuar.

'Po flisnim rreth skenarit' iu pergjigj Amantia qe skish pse jepte shpjegime tek ai.

'Ndihmen tende e dua dhe une' shprehu, e Amantia kuptoi qe ajo cka Eltoni deshte e kerkonte qe vemendja e saj. Nuk iu pergjigj me. Ai nuk i pelqente e as e conte neper mend te niste te shihte ndryshe, pertej nje mashkulli me te cilin e kish lidhur fati per ti krijuar nje shans historise se saj. Nuk conte neper mend as te mpleksej me dike. Kohe e shpenzuar per ndertimin e nje marredhenieje, nje mundim ngaterrestar e i pavlere sepse fundi do te qe i njejte - nje lamtumire.

'Mund te pijme nje kafe pas pune' ofroi Eltoni qe prej Amantias s'mori asnje pergjigje. 'Kur te jesh e lire' shtoi.

'Shofim' tha mes dhembeve, nervozuar me ambjentin, qe dikur streha e arratise se saj, tashme qe kthyer ne nje tjeter strofkull te sikletshme, sepse te tilla ishin per te te tera marredheniet ndernjerezore. Amantia dashuronte, dashuronte librat e fjalet - dashuronte botet imagjinare ne te cilat perdhivej fshehurazi neteve te gjata ku imagjinata qe e vetmja shoqeri e saj.

Amantia, ndoshta, mund te pelqente edhe Danten Eros por jo detyrimisht ate. Dike si ai, dike qe te gerryente lekuren e saj te ashper per te mberthyer e per ti mesuar te rrihte serisht zemres se saj; dike me te cilin fjalet te qene te teperta; dike qe te mund te lexonte syte e saj e te perkthente trishtimin ne buzeqeshje.

E ne fund, ne fund do ta zhgenjente edhe ate, sepse kish vec dashuri per te falur e jo nje familje. E ndjenjat, e paprekshmja gjithnje shtypet nen peshen e objektives - nen trysnine e kerkesave te nje shoqerie moskokecarese, qe me injorancen e mllefin e saj, me peshperimat e heshtura e me mendimet uletitese, dashuria mposhtej.

Eltoni me nuk e bezdisi e vazhdoi me te tijat - kritikat e shumta e ato duartrokitjet kercitese.

'Boll.' tha pas oresh te gjata. 'Pushimi drekes' E vete u turr i pari jashte duke lene te tere gojehapur prej asaj sjelljeje te paparashikuar e aq jo karakterizuese per te. Amanatia jo, ajo shihte deren e lene hapur dhe e dinte, qe ndoshta arsyeje per ate meri ish bere refuzimi i saj. Por nuk i vinte keq e prej keqardhjes s'do te kish ndryshuar qendrimin e saj, s'do te ish stisur per askend por e bente, me veten. Shtirrej si te ish mire, fshihej ne ate salle teatri me pretekstin qe ne jete po bente dicka kur mjaft mire e dinte qe vazhdonte te qendronte vend numero, e ngrire ne nje bote levizese qe mund ta rrezonte.

PlatonicWhere stories live. Discover now