9 - (2016)

505 80 43
                                    

Ndonjehere nuk i pelqente te shihte, te degjonte. I dukej sikur para syve po i vidhnin imagjinaten per ta tjetersuar e transformuar ne nje forme qe ajo nuk e njihte me.
Ndonjehere pyeste veten: jam une qe e krijova kete pacavure? Aq e pakuptimte i dukej e tera, aq boshe dhe e shperfillshme. E nese ajo ndihej ashtu, c'do te mendonin te tjeret?
Te tilla here largohej prej salles. Dilte jashte ne ajrin e ftohte e ai i ftohti picerrues ndonjehere i pelqente. Dilte edhe kur pikat e shiut i perplaseshin furishem mbi vete. I pelqente edhe ajo.
Ndizte ndonje cigare qe i kerkonte kalimtareve te rastesishem. Kishte vendosur qe do ta linte prandaj paketa te sajat nuk blinte me por gjithnje gjente dike qe ushqente e mbante gjalle ate ves te sajin.
Thithte tymin, e percillte per ne mushkerite e saj pa e vrare mendjen per ato pallavrat e stampuara mbi paketa. Kancer, vdekje... infertilitet, por kete te fundit s'ja kish sjelle duhani prandaj cigaren vazhdonte ta pinte ngadale, moskokecaresex e shijonte deri kur edhe pjeseza e fundit digjej mes gishtave te saj.

E vec atehere hynte serisht brenda. Aktoret vazhdonin provat mbi skene. Erosi i vetmi qe rolit i pershtatej me se miri. Jo, ai ishte roli qe luante. Dantja ishte transformuar aq mjeshterisht ne personazhin qe ajo kish krijuar.
Vajzat, ato s'dinte si ti shihte pertej femrave kakaritese qe prapa kuintave cirreshin, intrigonin, shanin, pergojonin.
Po pse ai ishte ndryshe? Ndoshta ishte edhe ai si ato, por fshihej pas heshtjes qe e zoteronte. Fjalepak vinte qetesisht e po ashtu largohej kur provat mbaronin duke injoruar bjonden qe i varej supeve, te njejten qe ne skene e putht me dhjetra here e rregjisori kembengulte qe asnjera prej puthjeve nuk ishte mjaftueshem e zjarrte. Duhet te jete e zjarrte. Dua te shoh pasion. Dua ta ndjej. Te digjem i bertiste. Me shume pasion....

E Amantia i veshtronte se si frymonin perpara saj, si nje histori qe lindte e vdiste po aty.
I shihte, si nje spektatore me syrin ndoshta pakez me kritik por kurre nuk fliste.

Por ate dite heshtjen u detyrua ta thyente kur rregjisori i pakenaqur nga nje tjeter skene iu drejtua asaj.

'Amantia zemer. Flit. Thuauji qe kam te drejte. Qe nuk mundej te zihen, te shahen e njeri tjetrin ta shohin ashtu. Ai... ai po zbulon nenvetedijen e tij. Frikesohet nga horroret qe gjen aty. Dante, dua frike, kuriozitet, cmenduri. Dua cdo gje ne nje shikim' perhumbej ne fjalet e tij duke harruar qe i drejtohej asaj e kur kujtohej serisht me qete insistonte qe tjetra te shtonte dicka. 'He Amantia. A s'eshte ashtu?'

'Ka te drejte' neperdhembi ajo e pa sa nga vajzat, qe te treja qendornin ulur mbi skene. Ndeshi shikimin edhe me Danten qe veshtronte vetem ate.

'Do mundohem me shume atehere' tha ai. Zeri potent ushetoi ne sallen e teatrit duke dridheruar ate.

'Te me falni' kerkoi ndjese dhe serisht rendi jashte. Qielli i ngrysur zymtesonte qytetin duke i dhene Tiranes se gjalle nje hije te rende.
Pritej qe shiu tja niste nga casti ne cast e te tere ishin strehuar kafeve ose je zyrat e shtepite e tyre. Ne ate shetitoren mes ministrive, si nje shtojce te pedonales s'kalonte kurrkush.

U ul ne shkallaren e vogel. Ne shtepi aq heret s'donte te shkonte. E ema do te ishte duke gatuar, i ati perhumbur me fjalekryqet qe pelqente te bente. Do te mbyllej ne dhomen e vajzerise, ate te ngushten qe tashme e shihte si armiqesore. Nuk i perkiste me atoj vendi mbytes. Ndihej e burgosur e deshironte te shpetonte. Nje bilete per nje jete te lire, ja c'kerkonte. Per jeten qe kish patur por kish shkelmuar e perzene me shishet e alkolit qe zgjidhte per ti bere shoqeri.
Lluces se deshperimit kete here do ti qendronte larg sepse te mbytej ne pashpresesi nuk donte me.
deshironte vetem nje rifillim. 
Nje shans ne lumturi, nje shans ne jete...
zot, mos me rrembe edhe kete!

Pas vetes degjoi hapa por koken nuk e ktheu. Ndoshta ai roja kurriz kerrusur ose sanitaria kembetrashe mendoi me veten e vazhdoi te shihte qiellin, ato rete e nxira qe fluturonin aq ulet ne te.
Si do te ishte te prekje rete? Si te prekje asgjene.... e doren me kot e zgjati ne zbrazeti per te ndjere vec eren e lehte qe iu perplas ne te.
Shfryu ne te njejten kohe qe dikush krroi fytin pas saj.

'Mundem? foli invaduesi i castit te saj.

Ishte Dantja. Skish nevoje te kthehej per te njohur zerin e tij aq tipik.

'Ehe' pohoi dhe u terhoq pakez per te liruar me shume vend per tjetrin e ai u ul e ne castin e pare ajo mbajti frymen. Parfumi i tij shume i ngjashem me ate qe dikur kish zgjedhur per Abin sulmoi hunden e saj e smund te mos e ndjente.
Nxorri nje pakete prej xhepit te xhupit dhe fillimisht e drejtoi nga ajo.

'Do?' E pyeti e Amantia terhoqi njeren prej cigarece te bardha me gishtat e gjate e te holle. E vendosi mes buzeve e priti qe ai te ndizte ate zjarrin e vogel te cakmakut per ta ndezur. E thithi ngadale e luajti me tymen qe nxorri mes buzeve te mbyllura.

'Po mundohe ta le' rrefeu kur Dantja luftojte ke eren per te ndezur te tijen. Per ta ndihmuar vuri duart rreth asaj te Dantes per te penguar eren e vetem atehere fundi i cigares nisi te digjej.

'S'duket se po shkon fort mire' ngriti cigaren para syve per ta veshtruar.

'Kam provuar edhe une disa here' Rrefeu Dantja 'Tani as qe e marr mundimin'

Me nuk folen deri kur ai hodhi bishtin e djegur te cigares prane kepuceve per ta shtypur nen to. Ajo beri te njejten gje pas tij.

'Quhesh Amantia apo jo?' U kthye plotesisht drejt saj duke e sulmuar me thellesinene potencen e syve te picerruar.

'Ehe'

'Dante. Gezohem' Zgjati doren per te shkundur te sajen e Amantia vec sa e pa shtrembur.

'Ska nevoje per prezantime kaq... kaq zyrtare. Te njoh tashme' i kujtoi.

'Ne fakt doja te te falenderoja' Shpjegoi tjetri qe gishtat e duarve i nderlidhi per ti kerrcitur.

'Mua?' pa cuditshem ajo.

'Per rolin qe zgjodhe ta besosh tek une. Faleminderit per kete' e syte e tij verete tregonin mirenjohje.

'Une s'bera gje' shkundi koken ajo konfuze.

'Me thane qe mbeshtetja jote ishte vendimtare. Entoni ndonjehere me duket sikur do te me shkelmoje jashte skene'

'Jo' Entoni, rregjisori sillej ashper me te tere mesa kish vene re ajo.

'S'di' mblodhi supet. U ngrit ngadale e zgjati doren per te ndihmuar dhe Amantian qe krahun e tin te zgjatur e veshtroi gjate perpara se te pranonte ndihmen e tij.

'Futemi?' E pyeti sikur ajo cka do vendoste Amantia do te ishte vendimtare dhe ajo ate ndjenjen e pushtetit e pelqeu. Ndosshta prandaj mekanikisht i buzeqeshi perpara se te puliste lehte syte e te pohonte.

'Eshte...' dicka nisi te thoshe Dantja por Entoni iu versul

'Me ne fund aktori dhe shkrimtarja ime e preferuar' krahun e hodhi rreth supeve te saj e ajo ndjeu syte e Dantes qe veshtronin te perqendruar ate levizje.

'Po pinim nje cigare' Shpjegoi tjetri dhe eci para drejt skenes. Pas tij me hapa te nxituar eci dhe Entoni duke lene Amantian serisht vetem.

Por vetmia kete here ish ndryshe, me e kendshme teksa ne cdo cast syte e saj ndiqnin Danten, Erosin ne skene. Vetem ate....
pse dreqin po e shikon ate Amantia?!
Pse?

PlatonicWhere stories live. Discover now