20 - (2014->2016)

233 36 7
                                    

'S'mundem me' shfrynte me syte e perlotur nje pasdite.

'Hajde ketu' e kish mbeshtjelle ne krahet e tij.

'Kaq ishte, mori fund. S'mund te mbaj me violinen e aq me pak te luaj ne te' ngasheriu me fytyren fshehur ne qafen e tij.

S'dinte c'ti thoshte. Deshte aq shume ta ndihmonte po ndihej i pafuqishem perkundrejt gjithckaje.
Ish e cuditshme qe forcen per te qene aty per te e gjente tek shpirti i saj qe refuzonte te dorezohej, Mei qe buzeqeshte edhe sepse e dinte qe e nesermja s'do ish me diell. S'e kish pare kurre te qante, e ate pasdite ajo kish lene lotet te lire. Sepse i dhimbte te humbiste jeten e saj, se bota per Meit s'mund te ekzistonte e zbrazet, pa muziken qe i falte ngjyra.

Qau per ore te tera, ne krahet e tij. S'shkembyen asnje fjale se gjithcka do ish e tepert. S'mund ta genjente duke i premtuar qe gjithcka do rregullohej. E ajo me s'mund te enderronte per nje te neserme me te mire.

U pergjum ashtu, e perlotur, ne krahet e Dantes qe teksa shihte tiparet e saj fine e synjte e enjtur e te njome premtoi nen ze qe per te do te ish aty, deri ne fund...

E me pas asaj dite s'pati lote.

'Bota vazhdon te rrotullohet' kish shpallur te nesermen ajo, e me nje buzeqeshje pakez melankolike kish futur violinen, si me te shtrenjtin objekt, ne kutizen e saj per mos ta nxjerre me prej aty.

Do i mungonin tingujt e saj, kish menduar ate mengjes.

'Mund te bej kaq shume gjera' mendonte nen ze Mei.
E filloi te angazhohej si nje kritike ne boten e varfer te artit klasik shqiptar e me pas te ndihmonte ne pallatin e operas e baletit.
Kjo deri ne shuplaken e rradhes se fatit.

Sepse ne nje mengjes, kur dielli buzeqeshte e perkedhelte embelsisht boten me rrezet e tij, ajo nga shtrati s'mundi te ngrihej me.

Tentoi, u rrezua. Plot here. E ashtu, ne parketin ku dielli hynte tinezisht prej grilave te ulura therriti serisht ate, Danten, qe menjehere rendi tek ajo.

Kete here nuk qante. Por syte e trembur blu tradhetonin gjithcka ndjente.

'S'mundem te eci' kish shpallur me zerin qe i dridhej.

E kish ngritur dhe rivendosur ne shtrat per tu shtrire krah saj. Luante me floket e dendur te zinj, sepse serisht fjalet qene te teperta. Mjaftonte te ishte aty. Do te ishte gjithnje aty...

Vitet qe pasuan qene nje sfide, ku cdo dite i duhej te pershtatej me gjithcka. E urrente ta shihte ashtu, te pafuqishme e te pashprese. E me shume urrente edhe ate buzeqeshjen e saj qe dikur kish dashuruar.
Si ia dilte te qeshte valle?

Si ia dilte te mbeshteste aq plotesisht Danten, ta shtynte drejt audiocioneve qe mendonte se do ishin nje mundesi e arte per te. Lumturohej, vertete lumturohej per cdo arritje te tij sikurse ato fitore te vogla e te paperfillshme te qene edhe fitoret e saj.

E ai shkonte, vetem sepse ish e rendesishme per Mein. Ndonese vertete s'i interesonte me asgje. Ndihej i mbytyr, nga gjithcka. I pafuqishem dhe e vetmja gje qe mund ti jepte asaj, femres qe aq shume donte, ishin audiocionet e qelbeta. Flitnin vec per to se fundmi. E kjo kur nuk qene duke debatuar rreth propozimit te prinderve te saj - qe ajo te rikthehej tek ata.

'Mendoj qe eshte me mire' i kish thene nje dite Dantja. Ish vonuar ate pasdite ne pune, me mendjen e paralizuar prej frikes se mos Meit mund ti ndodhte dicka kur ai s'ish aty per te. 

'Mos fillo edhe ti' ish pergjigjur e bezdisur.

'S'dua te ikesh prej meje, por mendoj se c'eshte me mire per ty. Mei, s'dua te te le vetem ne asnje cast'

PlatonicWhere stories live. Discover now