Une quhem Victoria dhe jam 18 vjece.Kam nje valle me emrin Connor,i cili eshte 13 vjec.E dua shume edhe pse ndonjehere grindem me te si cdokush tjeter.Ai eshte bota ime,eshte si nje frymemarrje shtese,si nje frymemarrje e dyte per mua.Connori eshte jeta ime.Jam krenare qe e kam vella.Shume krenare.
Kurse shoket e mi jane Nataly,Levi dhe Thomas,si edhe motra e ketij te fundit.I dua vertet shume dhe me teper i konsideroj si motra e vellezer sesa si shok.Nataly ka qene gjithmone ajo shoqja ime me e mire qe me ka mbeshtetur gjithmone,edhe kur nuk kam pasur nevoje per te.Ajo ka qene shoqja ime qe ne klasen e pare e deri tani ku jam ne vitin e fundit te gjimnazit.Nuk e di se si kemi arritur ta mbajme gjalle kete shoqeri,por mund ta them me plot goje qe nje shoqe si ajo rralle e gjen ne kete bote.
Levi eshte ai tipi paksa mendjemadh qe do te hiqet si me i forti i grupit kur eshte me frikacaku.E njoh mire pasi e kam "eksploruar" karakterin e tij qe perpara 4 vjeteve.Nuk e di se si u beme shok...mendoj se ishte thjesht nje rastesi e kendshme qe me pelqeu si mua,edhe atij e Natalys.E dua shume,edhe pse ndonjehere nuk me degjon kur kam te drejte dhe behet kokeforte per gjene me koti.Por,e di mire qe zemren e ka te paster.
Thomas ndryshon shume nga keta te dy.Nuk di si ta pershkruaj karakterin e tij.Eshte nje tip shume i mbyllur ne vetvete,flet vetem kur veren qe duhet edhe mendimi i tij dhe ka gjithmone te drejte.E kam njohur ne klase te peste ne oren e informatikes dhe qe atehere u be shoku im me i ngushte.Me do me shume si moter sesa si shoqe....madje,ndonjehere me thote se per te jam motra e tij e dyte.
Motra e tij,Lucy eshte paksa e ledhatuar dhe shume grindavece.Ndryshon shume nga i vellai prandaj nuk me pelqen shume si tip.Flet shume dhe kot,ndonese 11 vjece.Por,pavaresisht disa fjaleve te renda qe me ka thene e kam respektuar dhe e kam falur sepse e di mire qe Thomas ndihet ne siklet kur ajo ia keput brockullave kot se koti.Por eshte nje vajze shume e lezetshme,ju siguroj per kete.
Ndersa mami dhe babi im jane prinderit me te mire qe do te donte cdo femije.Ata jane perhere prane per te me mbeshtetur ne vendimet qe marr,me qortojne atehere kur duhet dhe shqetesohen edhe per gjene me te vogel per mua e Connorin.Mami quhet Juli,ndersa babi e ka emrin Will.Drejtojne te dy nje pasticeri ne qender te qytetit dhe puna u ecen vertet shume mire.Jane shoke te ngushte me prinderit e miqve te mi dhe shpesh here pushimet e dimrit i kalojne me ata.
Sa per qytetin...s'do te mjaftonin as 1000 fjale per ta pershkruar.Eshte nje vend shume i lezetshem.Palmat ngrihen qe ne fillim te hyrjes,ne autostrade deri ne plazh,aty ku ne pushimet e veres ka aq shume turiste sa mezi e gjen nje shallzon te lire.Pak me tej plazhit,eshte pylli.Eshte i paprekur nga kemba e njeriut dhe me pelqen shume.Nuk jam futur kurre brenda tij pasi prinderit me thone se eshte me rrezik.
Kjo eshte pak a shume nje permbledhje e vendit,shoqerise sime dhe familjes.
YOU ARE READING
E fshehta e nje misteri. ✔
Mystery / ThrillerViktoria kishte shoqerine qe te gjithe do te donin te kishin dhe nje vella qe duket se e kupton me mire se te tjeret. Duke luajtur ne pyll, ata e gjejne veten te ngaterruar ne nje rruge pa krye ku e vetmja gje qe gjejne perpara syve eshte nje keshtj...