Mesuesi i basketbollit te Rudit.

73 22 26
                                    

-Duhet te ikim.Nese rrime ketu,do te humbim te gjithe.-tha e shqetesuar Nathaly.

-Me mire te humbim sesa t'i futemi kot ketij misteri idiot.-mermeriti Levi,por vetem une e degjova dhe nuk ia kurseva pergjigjen:

-Pra,do qe te na harrosh te gjitheve?S'paskemi rendesi per ty ne?

-Jo,Victoria...nuk e kisha me ate kuptim.-u skuq shoku.

-S'po e zgjas me tej kete bisede,jo sepse nuk di cfare te them por sepse nuk kam deshire te hap sherr ne keto moment.-Me aq e mbylla biseden e bezdisshme qe ishte hapur.

     As Levi nuk me foli me,por e vura re mire qe me nxorri gjuhen.Nuk i thashe asgje sepse sic e thashe edhe me pare,nuk kisha deshire te merresha me te.Profesori na e beri me shenje te ngriheshim dhe ne vazhduam te ecnim.Po ecja ne barazim me Connorin,kur papritur vellai ndaloi.Ndalesa e tij e cuditshme na beri te gjitheve te kthenim kokat nga ai.C'pati aq papritur?

-Vella,eja.-e kapa prej dore,por ai e shkeputi vrullshem prej meje.

-Connor,hajde.-i tha edhe Levi i cuditur.

-Hej,cfare pate kaq papritur?Ishe mire.-ia priti Nathaly.

-Shok,mos valle u merzite ngaqe humbe njeren jete?-e pyeti Lucy e habitur.

-Zoti Hills,na thuaj cfare ke.Mos na ler ne pritje.-e nguti edhe profesor Trevis.

     Por vellai nuk pergjigjej.Koken e mbante ulur dhe syte i kishte perqendruar ne dysheme.Neper faqe i rridhnin lotet.Duart i kishte futur ne xhepat e xhinseve dhe trupi i dridhej.Shkopi magjik po i rreshqiste prej xhepit te bluzes me kapuc qe kishte veshur.Fytyra ishte e qete,nuk i shprehte asnje mimike.C'kishte valle?

-Vella,cfare ke.Po na shqeteson shume keshtu.-i kapa doren e tmerruar nga gjesti i tij.

     Por perseri e njejta gje.Connori e shkeputi doren prej meje.Balli mu mbulua me djerse dhe zemra nisi te me rrihte fort nga shqetesimi  per te.Nuk po e kuptoja dot se cfare kishte.Nuk po e kuptoja dot heshtjen qe ai ksihte lene te fliste ne vend te fjaleve.

-Po he pra,Connor,do te flasesh?-u nxeh Levi.

    Mendova se nuk do te pergjigjej,por goja e tij u hap.U hap dhe prej saj dolen disa fjale qe ne nuk i pritem aspak:

-Ju kujtohet Rudi?Ju kujtohet ai djale?Ju kujtohet?Ju kujtohet shoku yne i femijerise?Ishte shoku yne i varfer.Ai na respektonte gjithmone,na donte shume.A ju kujtohen akoma fjalet e tij?A ju kujtohet se si tha?Edhe kur te rritem,do te mbetem gjithmone femije ne zemer.A ju kujtohet se si e perjashtuam nga shoqeria jone?Djali me sy te diamante.Keshtu e therriste Thomasi,apo jo?Po ti,Nathaly?Ti i thoje qe shoqeria jone do te triumfonte mbi gjithcka.A i the keshtu atij?Po ti,moter?Ti ishe shoqja e tij me e mire.I thoje gjithmone qe ishte djali me i mire ne bote.Ishe ti ajo qe i thoje qe nuk kishte rendesi shtresa ku ishe,por zemra.Ti i thoje qe nese zemra ishte e mire,c'rendesi kishte se si ishte:i varfer apo i pasur?Ishe ti,apo jo?Djali vampir...dua ta degjoj perseri...dua ta degjoj perseri...-Befas,zeri i tij u ngrit.Toni iu egersua,ngriti koken dhe syte bojekafe iu hapen dhe i shndriten nga lotet.-JU URREJ!JU URREJ!URREJ VETEN TIME QE E PRANOVA VENDIMIN TUAJ!JU URREJ!NESE DO TE ISHIT VERTET MIQ TE VERTETE,DO TE ISHIT KUJTUAR PER TE!POR,KETU NUK I INTERESON KUJT PER ATE!ASKUJT!VETEM UNE INTERESOHEM PER SHOKUN TONE TE FEMIJERISE!AI ISHTE MAGJIK DHE MBASE ESHTE PERSERI!E CFARE KA TANI?E CFARE KA NDRYSHE QE DUHET TA ZHDUKNIM NGA SHOQERIA JONE?AI ASHTU ESHTE,CFARE DUHET TE BEJE TANI?NGA E DINIT JU QE AI NUK DINTE TA KONTROLLONTE MAGJINE E TIJ?NGA E DINIT JU?JU URREJ!JU URREJ,PO E PERSERIS!

    Me shume isha trembur sesa shushatur.Vetem mendimi se si ai mori vrull ne fjalet e tij ma beri zemren te me rrihte fort.Une jam kujtuar per Rudin qe kur ma kujtoi Connori.Une e ndieja vertet shume mungesen e tij,edhe pse nuk kisha thene asgje.Por mbase te njejten gje kishte ndier edhe Connori,por nuk mund ta mbante vec me veten,prandaj edhe u shpreh me ne.

     Te tjeret kishin ngelur keq.Fytyra e Levit ishte zverdhur dhe i kishte ulur syte pertoke.Nathaly qe po shtrengonte doren e Lucyt,tani e kishte ulur koken dhe po shikonte dyshemene e trishtuar dhe e menduar.Kurse profesori...si per cudi,edhe ai e kishte ndryshuar cehren qe e karakterizonte.Thua e njihte shokun tone te femijerise?Vetem Lucy ishte e qete dhe akoma e trishtuar per vellain e saj.Ajo ka qene vetem 1 vjece kur ne kishim shok Rudin.Connori dukej sikur kishte hequr nje barre te madhe nga supet se dukej me i qete,edhe pse lotet vazhdonin t'i rreshqisnin faqeve.

    E njejta muzike vazhdonte te mbizoteronte mes nesh dhe te luftonte me heshtjen.Fjalet e Connorit nuk na kishin lenduar,jo.Thjesht na kishin zhytur ne mendime te vjetra.Ne ato mendime te shkuara ku ne nuk donim te riktheheshim perseri.Ne ate te shkuar te "merzitshme";te pakten keshtu e quanim deri kur mbushem te 17-at se me pas e harruam plotesisht.I pari qe foli ishte profesori:

-Nese ecim drejt,mund te na shfaqet perpara ndonje dere.Nese hyjme atje,ka shume mundesi te jete ndonje dhome tjeter.Shkojme.

-Prit,profesor.-e ndalova:nuk me pelqeu se si ai i anashkaloi fjalet e Connorit dhe ndryshoi teme.Mbase ajo teme mund te ishte vertet bezdisese dhe aspak mikpritese per momentin,por ama edhe ajo kishte rendesine e saj dhe njehere duhej te diskutohej.

      Trevisi ktheu koken nga mua.Edhe te tjeret me hodhen nje sy mua.Ishin kureshtare per ate qe do te thoja.Mora fryme thelle dhe mes muzikes qe vazhdonte te thyente heshtjen,fola:

-Mos e kalo kete teme,profesor.Duhet ta diskutojme.Me thuaj.Me thuaj nga e njeh Rudin.Me thuaj.

-Rudin?-Ai me ktheu shpinen dhe e vura re qarte qe neper faqe i shkane dy pika lot,por rreshqiti berrylin dhe i fshiu.

-Po,profesor.Na thuaj.-e nguta.

-Rudi ka qene nxenesi im.Kam qene mesuesi i tij i basketbollit.

-Cfare?!Je vertet ai?-me ra si bombe se vertet nuk e prisja te ishte ai:Rudi na kishte folur vertet shume per te,basketbolli ishte sporti i tij i preferuar.

-Po,por kur mora vesh pse u perjashtua nga shkolla...nuk e pranova me si nxenesin tim.Veprova gabim...vertet shume gabim.Ai djale ishte ndryshe vertet,por jo vetem sepse ishte magjik,por edhe sepse ishte unik ne karakter.-buzeqeshi trishte profesori teksa u kthye.

-Mos u ndjej ne faj,profesor.Edhe ne kemi gabuar.-i dhurova edhe te njejten buzeqeshje.

     Ai nuk me ktheu pergjigje,mbylli syte per te gjetur pak qetesi pastaj i hapi prape dhe uli koken.Me erdhi vertet keq per Rudin.Ai djale kishte humbur disa miq si ne,nje mesues basketbolli qe e lavderonte gjithmone kur rrinte me ne,si edhe nje te shkuar te bukur.E kishte humbur.Syte mu perloten,por shtrengova grushtet dhe u perpoqa te mos leshoja as edhe nje pike loti.Nuk duhej te tregohesha e dobet.

E fshehta e nje misteri. ✔Onde histórias criam vida. Descubra agora