Pas 6 ditesh.
-Zgjohu,moter!Eshte Viti i Ri sot!Do te festojme!
Thirrjet e vellait e rrisnin me shume atmosferen e gezueshme qe mbeshtillte shtepine.Prinderit ishin kthyer pardje ne mbremje dhe ishte e sigurt qe kete feste kaq te bukur do ta festonim te katert bashke.Hareja e Vitit te Ri me pelqente me shume se te gjitha festat e tjera.
I hapa syte e pergjumur menjehere kur me thirri Connori.Vellai me puthi ne faqe dhe doli me vrap duke mbyllur fort deren.U ula ndenjur ne shtrat dhe pashe oren e celularit qe shenonte 09:00.U ktheva nga dritarja,hapa perdet kalteroshe dhe nje mrekulli me "verboi" syte.
Catite e shtepive ishin mbuluar me nje tis te trashe te bardhe si pambuku.Prej qiellit te ngrysur po binin disa flokeza bore qe rrezoheshin lehte ne toke dhe mbyteshin mes shtreses se bardhe.Femijet me hundet e skuqura nga te ftohtit luanin me njeri-tjetrin dhe krijonin plak bore.Kembesoret e tjere te mbeshtjelle me kapuc,me dorashka e me shall ecnin me hapa te shpejte drejt shtepive duke i mbajtur cadrat te shtrenguara fort ne dore qe mos t'ua merrte era e ftohte dhe e forte qe po frynte.Te moshuarit e kishin te veshtire te ecnin mes asaj shtrese "te thelle" debore,nderkohe qe femijet mund te vraponin e te rreshqisnin shume thjesht neper bore.Me pak fjale,ky dimer ishte stina me e bukur qe kisha perjetuar ndonjehere.
Shkova ne banjo dhe pastaj,dola me vrap dhe zbrita poshte.Connori,mami dhe babi po hanin mengjesin.Terhoqa nje karrige,u thashe miremengjes te treve dhe u ula.Mora nje biskote dhe nisa ta kafshoja.
-Paska filluar debora.-thashe dhe mora goten me qumesht ne dore.
-Po,Victoria.Kjo eshte vertet dicka e bukur.E ndiej qe do ia kalojme mire.-duartrokiti e ngazellyer mami.
Mamaja ime eshte gjithmone ai tipi festiv i njeriut.I pelqejne gjithmone festat dhe te gjitha stinet i pret me kenaqesine me te madhe.Ka floke te dredhura bojekafe dhe dy sy te kalter si te miat.E dua vertet shume,jo vetem sepse eshte mamaja ime,por sepse ajo eshte njeriu qe me kupton shume mire.
-Do te kenaqemi sonte.-Ne fytyren e tim eti zuri vend nje buzeqeshje e cilter.
Edhe babin e dua shume.Eshte vertet nje njeri me nje zemer shume te madhe.E urren te ftohtin,por e preferon jashtezakonisht shume stinen e dimrit.Flet gjithmone me durim dhe me qetesi dhe duket sikur nuk nxehet kurre.I merr gjerat shume shtruar.Ka nje fytyre shume feminore,me quka rreze hundes.Floket e kuqe si zjarri s'i ka trasheguar as une dhe as Connori.Syte e tij bojekafe i ngjasojne shume atyre te vellait dhe mund te them,qe Connori dhe im ate ngjajne me te vertete shume.
Prandaj them qe familja ime eshte me e mira.Dhe do te jete gjithmone.Familja eshte frymezimi per te vazhduar ate qe duam,eshte e vetmja gje qe nuk ndryshon kurre ne bote.Cdo gje mund te ndryshoje,shoqeria,ndenjat...cdo gje...por kurre familja!.Familja eshte gjeja me e rendesishme ne bote.Eshte ajo per te cilen cdo femije ka nevoje.Ajo te do pa kushte,te do pa para.Familja te mban gjithmone prane dhe te do vec te miren.Ajo te jep dashurine qe mbase nuk do e gjesh kurre ne kete bote kaq te madhe,te jep deshiren per te vazhduar me perpara,te fal mbeshtetjen,te dhuron gezimin.Familja te dhuron dashurine per te jetuar,deshiren per te vazhduar me perpara.Mos t'ia kthejme kurre shpinen portes se familjes sepse nese ne shoqeri dera do qendroje e mbyllur,ne familje dera do qendroje e hapur vetem per ty.Familja te jep krahet e engjellit e te thyen briret e djallit per te te dhene lirine e per te te dhene flatrat te fluturosh ane e mbane botes.
Papritur,me tringelloi zilja e celularit.E nxorra prej xhepit dhe lexova emrin e personit qe po me merrte.E kush do te ishte tjeter,pervec shoqes time te cmendur Nathalys?Qesha lehte dhe e hapa.Zeri i saj thuajse me shurdhoi:
-Victoria,do te vish me ne?Po te presim se do te luajme me debore.E di,e di cfare po mendon.Po mendon qe nuk jemi femije.Epo,harroje pra.Une sado qe te rritem,do te mbetem femije ne zemer.Hajde,Victoria!Takohemi perpara pasticerise te pridnerve te tu!
Pa me lene kohe te thoja as gjysem fjale,ajo ma mbylli celularin.E mbylla dhe u ngrita.I tregova Connorit telefonaten dhe ai pranoi te vinte me mua.Mami dhe babi na dhane celesin pasi ata do te shkonin te blinin disa gjera per ta bere ate feste te paharrueshme.E mora dhe te dy,pasi u veshem dhe rrasem kapucat e dorashkat,dolem me vrap jashte.
Jashte ishte ftohte,por me pelqeu ndjesia qe provova kur trupi mu drodh nga i ftohti.Buzeqesha dhe ngrita koken drejt qiellit ngjyre gri.Floket e bores binin pa zhurme ne dyshemene "e akullt" te trashe te shtreses qe kishte formuar ajo gjate nates.Nxorra gjuhen jashte dhe provova nje pike debore qe me ra drejt e ne goje.Nuk kishte asnje shije...ju siguroj qe ishte thjesht nje pike uji qe bie drejt e ne gojen tuaj.
Fillova te ecja bashke me Connorin kur papritur nje top i madhe bore me derrmoi shpinen.U ktheva dhe qesha kur pashe Thomasin.Djalit i ishte skuqur maja e hundes dhe kur me pa me ate kapuc te kuq ne koke nisi te qeshte.U perkula,mora pak bore dhe ia hodha mu ne surrat.Levi me talli i pari:
-O Victoria,c'na e ke kete kapuc keshtu?Si babagjyshi i Vitit te Ri.
-Po pra,posi!-u perpoqa te mos qeshja,por s'munda se buzeqeshja qe mu perhap ne fytyre mu shenderrua ne nje te qeshur te hijshme.
Nisem te luanim dhe te hidheshim sikur te ishim femije.Me shijoi vertet shume ai cast dhe doja qe mos te perfundonte kurre.U kenaqem shume duke luajtur me njeri-tjetrin dhe nuk e morem vesh se si ora shenoi 12:43.U takuam me shok-shokun dhe u shperndame neper shtepite tona.
Ne darke
Mbremja ishte casti me i bukur.Do e kalonim Vitin e Ri ne vilen e madhe te Thomasit e te Lucyt meqe prinderit e tyre na kishin ftuar te gjitheve atje,si mua ashtu edhe Levin e Nathalyn.Shkuam atje dhe pasi u takuam,u ulem te hanim darken.Duke folur e duke ngrene,ora kaloi shpejt dhe televizori nisi te numeronte minutat qe kishin mbetur per ne oren 12:00 te nates.
Dolem ne tarracen e viles me fishekzjarret ne duar dhe kur minutat perfunduan,nisem te tundnim fishekzjarret.Qielli nisi te shperthente nga zhurma e tyre dhe me mijera ngjyra pushtuan ate mesnate te kendshme.Ishte nje argetim i pamase te shikoje tere ato ngjyra qe i jepnin bukuri ate qielli te paane.Floket e debores nisen te binin perseri dhe te beheshin si nje top hiri ne castin kur drita e fishekzjarreve e kapte lehtazi.
Kjo ishte dita kur u kenaqa me shume.Ishte dita te cilen e vulosa thelle ne zemren time.
VOCÊ ESTÁ LENDO
E fshehta e nje misteri. ✔
Mistério / SuspenseViktoria kishte shoqerine qe te gjithe do te donin te kishin dhe nje vella qe duket se e kupton me mire se te tjeret. Duke luajtur ne pyll, ata e gjejne veten te ngaterruar ne nje rruge pa krye ku e vetmja gje qe gjejne perpara syve eshte nje keshtj...