Rudi...nje shok i se kaluares.

110 30 66
                                    

   Nuk mund te rrija i padukshem.Po rrezikoja shume ashtu.Ndaj,vendosa t'i ndjek si ne fillim.

    Akoma e cuditur nga menyra se si ai u largua,nuk e vura re qe kisha perpara shoket.U buzeqesha dhe u afrova tek ata.

-Ku humbe,Victoria?-me pyeti e shqetesuar Nathaly.

-Asgjekundi.Erdha,ja.-genjeva.

-Ok,pra.Atehere,une dua te di se kush dreqin e perdori shkopin magjik!-u bertiti profesori shokeve qe ulen kokat.-Dikush prej jush nuk me ka zene bese dhe e ka shkrepur.Kush ishte,po ju pyes!Mos ishe ti,Thomas?-dyshoi ai tek djaloshi i qete.

-Jo,profesor,si mund tedyshoni tek mua?-tha ai dhe vuri doren ne kraharor.

-Atehere,ka qene motra jote,100% e sigurt.Nje femije do ta bente ate gje!

-Jo,profesor.-mohoi vajza e vogel.

-Po he,pra!Flisni!Kush ishte?-u nxeh profesori.

-Po nese nuk kemi qene ne?-mori guximin te fliste Levi.

    Tweni qeshi dhe tha:

-E kush ka qene?

-"Diamanti."-Vetem ajo fytyre engjellore me shkoi ne mendje.

    Si gjithe te tjeret,mbase "Diamanti" ka perdorur shkopin e tij pa e ditur qe po e perdorte profesori.Mbase keshtu.

   Gabim.Une nuk kam nevoje per nje shkop,jam vete magjik.

-Profesor,-foli Averio.-Nuk mund te na akuzoni neve,kur po themi "jo".Mbase ka qene ndonje fuqi e zogut perbindesh.Ku i dihet!

    Burri nuk ktheu me pergjigje.Vazhduam rrugen te menduar.Ecja me koken poshte duke kujtuar prinderit e mi.Sa me kishte marre malli per ta!I doja prane tani,te me mbeshtesnin,por...e pamundur.Aventura ishte bere vetem per ne.

    Duke ecur e duke ngrene ndonje molto nga canta e shpines,nata ra shpejt.U ulem tek nje toke e "varfer" dhe u shtrime atje.Gjumi me zuri menjehere.

    Nuk kisha deshire te flija.Krahu me dhembte akoma.Plaga me qendronte ne siperqafe sikur te ishte balte.Gjaku me ishte thare,por plaga vazhdonte te me dhimbte.Nuk kisha deshire te flija.E dija qe gjumi nuk do te me zinte.

    Teksa po shikoja perqark,vura re nje siluete tek nje shkemb ranor.U afrova kureshtar.Nen ndricimin e meket te henes shqova lekuren e bardhe te Connorit.Djali po qante.U afrova edhe ca qe t'i lexoja me mire mendimet e tij.

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now