Tuneli nuk po i vinte fundi ose,te pakten keshtu mendoja une.Vazhdonte drejt e vetem drejt dhe sa me shume ecnim,aq me shume shtohej nje ndricim verbues.
Ishte tere gropa dhe ecnim me shume kujdes.Levi u rrezua nja tre here dhe nisi te ankohej per gjurin e lenduar.Kurse ne te tjeret mezi ecnim mes gjysmehijes.
-Tregoni kujdes te gjithe!-thirri papritur profesori.-Atje,tuneli behet i rreshqitshem.Kapni duart e njeri-tjetrit qe mos te shkeputemi ne rast se biem ne ndonje vend te panjohur.
Kapem duart e shok-shokut dhe vazhduam rrugen.Papritur,tuneli u be i rreshqitshem dhe ne rreshqitem ne te duke bertitur te trembur.U be nje erresire e tmerrshme dhe nje muzike e lehte vinte prej se largu dhe arrinte deri tek veshet tane.Rreshqiteses i erdhi fund dhe befas,muzika u degjua me afer e perzier me disa zera.Dhe,nje...dy...tre...U rrokullisem te gjithe ne nje vend te panjohur.
E tmerruar,shtrengova fort doren e profesorit qe ishte qullur ne djerse dhe mbylla fort syte si per tu zhdukur nga ky realitet misterioz.
Befas,trupi mu perplas rendshem ne nje derrase dhe palat e disa fustaneve me bezdisen fytyren.U ngrita ndenjur dhe i shtyta me dore.Te tjeret prane meje akoma nuk e kishin mbledhur veten se merrnin fryme me shqetesim dhe syte i mbanin te mbyllura e te shtrenguara fort sikur donin te mos zgjoheshin e te ktheheshin ne realitet.Vetem une e profesori ishim ulur ndenjur e po shikonim perqark te cuditur.
-Ku jemi?-pyeti edhe Nataly,duke hedhur nje veshtrim perqark.
-Nuk e kam idene fare,por shikoni:duket si dollap.Shikoni rrobat.-tha profesori me ze autoritar.
-Ashtu eshte vertet.-e mbeshteta.
-Uau,vella!!!-thirri Lucy.-Shiko kete fustanin e kuq.Sa i bukur!!Kush e ka,xhanem?
-Eh,moj moter,sikur ta dija!-psheretiu shoku dhe u dha nje dore flokeve ngjyre cokollate.
-Mund te ngrihemi tani?-tha me padurim Levi.
-Ke te drejte,zoti Froster.Duhet te ngrihemi.-tha profesori dhe hapi dollapin.
Ne dolem nje nga nje dhe kur dolem te gjithe,u perballem me nje djalosh pak me i vogel se mosha jone.Me te pare ate,ne nisem te bertisnim.Edhe ai uleriu kur na pa.Ulerimat i nderpreu hapja e deres dhe brenda hyri nje vajze flokekafe.Me ato syte e saj bojeqielli e me maje,dukej si mace.Kur na pa,filloi te bertiste edhe ajo.
-Dy minuta.Heshtni pak.-tha profesor Twen.
-Te heshtim?Te ka lene mendja ty?Une pa kuptuar c'ju solli ketu,nuk do te pushoj.-tha vajza.
-Epo si do e kuptosh pse erdhem e nga erdhem nese bertet vazhdimisht?-u nxeh Nataly me ulerimat e saj.
-As nuk me intereson ta di!-bertiti e revoltuar ajo.-Do te therras sherbetoret e do u them t'ju nxjerrin jashte.Te shtateve!
-Por ju lutem,na lini te shpjegohemi.-tha Thomas.
Vajza e veshtroi nje cope here,pastaj ia beri me shenje te fliste.Me durim e me qetesi,shoku i tregoi per keshtjellen,per tunelin dhe se si nuk e kuptuam nga erdhem.
-Ju po thoni se keni ardhur nga nje keshtjelle misterioze ne Berlin dhe keni mberritur deri ketu ne Amerike.Po qyteti juaj Berlini eshte me milje larg qe ketej.Te tjeret perdorin avionin ose trenin per te ardhur deri ketu dhe ju keni ardhur me kembe me ane te nje tuneli?-perseriti permbledhjen qe tregoi Thomasi djali i panjohur.
-Kjo eshte marrezi fund e krye!-thirri vajza.-Eshte genjeshtra me idiote qe kam degjuar!
-Luna,duket ngjarje reale.Nuk me duket se po genjejne.-Djaloshi tjeter na besoi.
-Po tallesh,TJ.-qeshi vajza me emrin Luna.-Eshte nje justifikim.Ata kane hyre si hajdute ketu dhe nuk e pranojne.
-Besoj tek zemra ime qe po thote se ata po tregojne te verteten.
-S'hyn besimi ketu,budalla.-ia ktheu Luna.-Hyn inteligjenca.
-Ju lutem,me degjoni.-tha serish Twen qe kushedi sa here ishte perpjekur te fliste por asnje prej atyre te dyve nuk ndalonte ta degjonte.-Ne fillim,me thoni pak kush jeni.S'di asgje per ju.
-Cfaree?!!!Kjo duhet te shpallet genjeshtra me e bukur e vitit.-tha Luna dhe qeshi.
-Do te flisni ju,si e keni hallin?-u nxeha une dhe pashe tere inat vajzen mendjemadhe.
-Mire pra,une dhe ajo jemi vella e moter.Me quajne Teej,por me therrasin TJ,ndersa ajo quhet Luna.Jemi femijet e aktorit Percy Dawn.-na shpjegoi djali me emrin TJ.
-Ok,tani e kuptova.Por...mund te me premtoni dicka?
-Patjeter.
-Ju lutem,mos i thoni kujt qe na pate neve.Duhet te zbulojme nje mister.-tha profesori.
-Wow,bukur!Besoj se keni uri,apo jo?Doni te hani ndonje gje?-pyeti TJ.
-Do te na pelqente.-pranoi Connor-i.
-Na prisni ketu sa t'i marrim.-na tha ai.-Nderkohe,merrni edhe disa rroba se mbase ju duhen.
Te dy dolen nga dhoma dhe ne iu afruam dollapit.Morem disa rroba dhe nisem te prisnim.Ushqimet qe na sollen ata te dy ishin super dhe na shijuan shume.
YOU ARE READING
E fshehta e nje misteri. ✔
Mystery / ThrillerViktoria kishte shoqerine qe te gjithe do te donin te kishin dhe nje vella qe duket se e kupton me mire se te tjeret. Duke luajtur ne pyll, ata e gjejne veten te ngaterruar ne nje rruge pa krye ku e vetmja gje qe gjejne perpara syve eshte nje keshtj...