Dolem te dy jashte.Era e forte te perkedhelte fytyren e te tundte rendshem floket.Isha akoma e trembur,e sfilitur nga kjo qe ndodhi dhe nuk po e kuptoja dot "fillin".Averio me mbrojti mua,me mbrojti mua sepse une jam nje njeri kaq i ngathet...Ne vend qe te zhdukesha une,u largua ai.Doja prinderit e mi,shoket e mi me te mire,por ne vend te tyre,krah meje qendronte dikush tjeter,qendronte ai njeri aq misterioz me nofken Diamanti.
Doja t'i thoja Victories te verteten qe isha une ai qe zoteronte keshtjellen,qe isha une Rudi,qe isha une ai qe "sulmoi" qytetin bregdetar.Por goja s'me bindej,fjalet s'me dilnin.Vetem e shikoja dhe me vinte turp nga vetja qe po ia punoja pas kraheve.C'njeri jam une?A kam ndenja e zemer per nje person tjeter?Po a mund te jete njeriu kaq zemergur sa te mos e pranoje faljen e dikujt tjeter dhe te tronditi te gjithe qytetin vetem per nje hakmarrje ndaj miqve te mi te dikurshem?C'dreq njeriu jam une?Gjithe keto pyetje po me vrisnin,jo vetem mendjen,por edhe zemren.Kisha gabuar.Kisha gabuar rende,shume rende.Doja ta ndreqja gabimin,t'ia thoja te gjitha,por nuk mundesha.Nuk mundesha.Gabohem perseri.Gjithcka eshte e mundur.Jemi vete ne njerezit qe i bejme gjerat te pamundura.Per here te pare,per here te pare ne gjithe jeten time,po e urreja veten.Po e urreja!
Ktheva koken nga Diamanti dhe ai dukej shume i inatosur.I shtrengonte nofullat aq fort sa dukej sikur do t'i thyheshin dhembet.Syte e tij te kthjellet vazhdonin ta kishin perseri ate shkendijen roze qe nuk po e kuptoja dot se cfare ishte.Mbase i kishte hyre ndonje gje ne sy;kjo ishte gjeja e pare qe mendova.Por,ajo qe me cuditi ishte zemerimi i tij.Perse ishte kaq i acaruar?
-Ej,-e preka lehte ne shpatull.-Cfare ke?
Kur ndieva prekjen e saj,u tremba per nje cast.Kisha frike se mos ajo do e zbulonte qe isha une Rudi.Ktheva koken dhe e veshtrova njehere drejt e ne sy,pastaj i buzeqesha dhe duke tundur lehte koken,i thashe:
-Asgje.Asgje interesante.Jam thjesht i trembur.
-Pse me duket sikur po me genjen?-Kesaj rradhe,nuk doja te me genjente.Nuk doja as qe te sillesha si naive ne syte e tij.Nuk doja qe te me genjente.
-Nuk po genjej.-ia ktheva shkurt duke i kthyer shpinen:nuk me pelqente kur e genjeja keshtu.
-Nese s'do te genjeje,nuk do ta ktheje shpinen por do te me shihje ne sy.-i thashe duke veshtruar floket e tij te zinj qe ia tundte era e mengjesit.
-Por...nuk po te genjej.
-Pse nuk me pergjigjesh kurre?Pse vazhdon te me genjesh?E kam vene re disa here,por nuk te kam thene asgje.Une nuk jam naive,edhe pse me ty u solla si e tille!-i bertita:zeri me doli i dobet,por i rrepte.-Kam pare shume veta kur me genjejne!Kam pare edhe njerez qe e kthejne shpinen si puna jote kur me flasin genjeshtra!Por,mjaft me tani!Mjaft!Te kam duruar shume!Per te gjitha me ke thene qe nuk me intereson,per te gjitha me ke kthyer pergjigje ftohte!Epo njeriu nuk ka durim te gjate pra,ta dish kete!Kaq nerva kam edhe une!Me mbron gjithmone sikur te njihemi prej vitesh e ne vend te asaj mbrojtjeje,ti mund te me thoje emrin!Por ti nuk me pergjigjesh kurre,nuk me pergjigjesh!Sepse ke frike!Ke frike nga nje femer!A e di sa me lendon keshtu?A e di sa lendohem une kur me genjejne ne kete lloj menyre?A e di ti kete?Jo,nuk e di.Nuk e di sepse nuk te intereson.Edhe nese te pyes per emrin tani ne cast,do te me thoje "c'te intereson?".Vertet kenaqem kur jam me ty,por...por ma thuaj emrin,te pakten!Ma thuaj!Kam nevoje ta di!
Lotet me kishin dale faqeve.Po qaja dhe as vete nuk e dija perse.Mbase po qaja sepse ky njeri pa emer me kujtoi Rudin ose sepse isha lenduar nga genjeshtrat e teperta qe po me "leshonte" bota.A jam edhe une njeri,tek e fundit?A e kam edhe une te drejten te degjoj te vertetat e jo genjeshtrat?A e kam?Me thoni u pra,a e kam kete te drejte?
Kisha ngelur i habitur nga fjalet e saj.Sa shume e kisha lenduar!Sa shume me kishte duruar mua dhe genjeshtrat e mia!Syte me ishin perlotur,duke e larguar ate driten roze nga syve te mi magjike.Ajo vajze me kishte respektuar,edhe pse nuk me "njihte"...ndersa une,une...une qe e njihja me se miri,ia kisha kthyer ne ate menyre?Cfare dreq njeriu jam une?A kam zemer per dike tjeter?Apo jam kaq zemergur saqe nuk me intereson per ta?Koka me vlonte nga inati,zemra me rrihte aq fort sa me dukej sikur do te me dilte nga kraharori dhe syte i lane lotet te vazhdonin "rrjedhen" e tyre pergjate faqeve.Po tregohesha i dobet,e dija.Po i lija ndenjat te me mundin karakterin tim te forte si te isha nje femer.Nuk doja te qaja.Nuk doja as te flisja.Nuk doja as te degjoja.Doja te zhytesha ne boten time "te pafajshme" dhe te degjoja tingujt e harmonikes qe kisha aq shume deshire t'i bija ne ato caste.Por nuk mundesha.Nuk mundesha sepse une iu dorezova ndenjave te mia perpara syve te Victories,perpara syve te asaj vajze qe me kishte folur sakte dhe drejte.Isha dorezuar perpara saj.Isha dorezuar perpara karakterit tim.Isha dorezuar perpara magjise sime te lige.Perpara egos sime dhe perpara cdo hakmarrjeje qe kisha deshire te beja pak caste me pare.Isha dorezuar,po e perseris.
Kur e pashe duke qare,u cudita.Vertet nuk e prisja qe te qante prej fjaleve te mia,perkundrazi prisja te me bertiste.Por ai djale ishte kaq i cuditshem...ai nuk ishte si te tjeret.Ishte ndryshe.Me erdhi pak keq qe e bera per te qare,se tek e fundit nuk fola edhe aq gabim,madje as nuk e ofendova.Per here te pare,po e shihja Diamantin te nxirrte lote,por jo lote nga syte...lote nga zemra.Ishim vetem ne te dy atje,ishim vete ne te dy qe po qanim perpara asaj porte te madhe te asaj keshtjelle te mallkuar.Vetem ne te dy.
![](https://img.wattpad.com/cover/196076746-288-k810333.jpg)
ESTÁS LEYENDO
E fshehta e nje misteri. ✔
Misterio / SuspensoViktoria kishte shoqerine qe te gjithe do te donin te kishin dhe nje vella qe duket se e kupton me mire se te tjeret. Duke luajtur ne pyll, ata e gjejne veten te ngaterruar ne nje rruge pa krye ku e vetmja gje qe gjejne perpara syve eshte nje keshtj...