Kush do te jete ai?

157 41 60
                                    

-Po vonohen shume.Jane mire thua?-tha e shqetesuar per vonesen e tepert te dy shokeve Nathaly.

     Kishte filluar te gdhihej dhe yjet po shuheshin ngadale-ngadale ne qiellin e vrenjtur te dhjetorit.Rete e zeza dukeshin si zinxhiret qe burgosnin sklleverit njehere e nje kohe.Disa ishin te medha,disa te vogla.Por te gjitha kishin nje qellim te vetem:te leshonin disa vija gri me emrin shi.

-Shpresojme per me te miren.-tha gati duke peshperitur profesori Twen.

   Nata ishte e ftohte.Vijat gri me emrin shi nisen te binin ne toke duke i dhene nje arome te kendshme.Qetesia mbreteronte mes grupit tone gjysme te ndare dhe dukej sikur asnje gje tjeter nuk i thyente dot fjalet e saj te heshtura.

    Kaloi nje gjysem ore dhe ankthi na kapi te gjithe.Paniku na zuri si ne cark.Per nje cast,gjithcka po me dukej nje enderr...mbylla fort syte dhe kur i hapa,shpresova ta gjeja veten ne shtepine time.Por jo:e verteta ishte kjo dhe nuk e ndryshoja dot.

   Sekondat po na dukeshin minutat;minutat po na dukeshin ore dhe oret po na dukeshin shekuj.Asnje prej atyre te treve qe ishin nisur nuk po kthehej.

-Vella,ku je?-Papritur,Lucy filloi te qante.-Ku eshte vellai?Pse nuk po vjen?Ai vjen gjithmone kur qaj une...Hajde,vella...hajde.

   Zeri iu tha nga lotet,fjalet i dolen te ngjirura nga fyti i thare prej loteve.E shkreta Lucy!I vetmi qe e ngushelloi ishte profesori:

-Mos qaj keshtu.Do te jete mire po ta mbledhesh veten.Mos qani.Mos i harxhoni lotet kot sepse edhe nese dikush prej jush i humb te treja jetet,nuk ka asgje shqetesuese.Ai thjesht do te shkoje ne shtepi dhe s'do te mbaje mend asgje nga keto.Keshtu qe mos qani kot,ne rregull?-tha profesori serioz dhe nga toni i zerit dukej pak i merzitur nga lotet e vajzes se vogel.

-Po perseri ne do ta nisim aventuren pa te nese humbet jetet.-tha Lucy e zhgenjyer.

     Zhgenjimit te saj nuk ia ktheu kush shpresat ose besimin.

   Papritur,nje drite e kalter na verboi syte te gjitheve.Vura krahun perpara syve si per tu mbrojtur nga drita e forte,por ajo ishte aq e forte sa kaloi edhe krahet e arriti syte e mi.

    Kur ndricimi u pakesua,hoqa krahet nga fytyra e pashe qe kishin ardhur te dy shoket.Por...mungonte burri!Ai burri qe na kishte ndihmuar te kuptonim lojen ku ishim futur.Pyeta e para per te:

-Ku eshte ai?

-Kush?-Nga zeri,Thomasi dallohej qarte qe e dinte emrin e "kush-it"

-Ai burri.

-Me shpetoi.Ne vendin tim,u rrezua ai.-tha me nje deshperim te madh Levi.

-Nuk po e kuptoj.-rrudhi ballin Connori.

   Por aty s'kishte asgje per te kuptuar.

-Toka levizese pothuajse ishte shkeputur.Te gjitha keto i gjetem mes ca grumbujve guresh.Gjysmat i morem,kishte ngelur harta e varur maje shkembit levizes.Kur e mora...Padashur,me shkau kemba por ai me shtyti e ra vete...fjalia e fundit qe tha ishte...
Ai do t'ju ndihmoje me teper se mua,le te jete me i vogel se ju.-rrefeu Levi:ne fytyre i dukej edhe trishtimi,edhe habia.Tiparet e buta dukeshin sikur i ishin kthyer permbys.

-Kush?-pyeta.

-Dikush.

  Po kush?Vetem une e dija.

(Fjalet me kete ngjyre jane te dikujt tjeter.)

E fshehta e nje misteri. ✔Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon