C'donte te me thoshte valle?

89 23 80
                                    

Shiu nisi te binte perseri.Pikat e tij perplaseshin rendshem rendshem ne toke duke krijuar pellgje te vogla me uje.Aroma e tij e njelmet hynte ne hunden time si nje arome tmerresisht e dashur per mua.Shikoja pikat e tij qe dukeshin te bashkuara me njera-tjetren dhe qe krijonin nje vije te drejte qe lagte trupin tim.Mu kujtua kur lagesha ne shi me miqte kur isha me e vogel dhe ne fytyren time te perlotur mori jete nje buzeqeshje e vogel.

Pikat gri qe binin ne ate toke videoloje e zbehnin ate dreq monotonie qe kishte mbeshtjelle dy njerez perpara portes te keshtjelles.Dy njerez?Po,mua dhe Victorien.Ato pika leshoheshin nga rete e medha te zeza si erresira dhe perplaseshin ne disa pellgje me uje.Zhurma qe mberrinte ne veshin tim kur pikat perplaseshin ne pellg ishte kaq e embel dhe kaq e cuditshme.Ndieja floket e zeza te me lageshin dhe te me rreshqisnin baluket poshte ballit.Ndieja rrobat te me njgiteshin pas trupit.Ndieja lotet te me bashkoheshin me ate te shiut dhe ndieja keqardhjen per Averion te me mbeshtillte te gjithe zemren.Ai djalosh i vogel doli nga loja,humbi.Humbi ne mbreterine time.Ne kete dreq keshtjelle te shpifur prej magjise sime.Ishte kaq heshtje,kaq qetesi...Vetem pikat e shiut degjoheshin...vetem ato.Nxorra harmoniken nga xhepi dhe e vendosa ne buze.

Degjova tingullin e harmonikes tek luhej prej djalit me sy te kthjellet dhe mbylla syte.Notat e instrumentit muzikor derdheshin njera pas tjetres dhe me hidhnin perpjete zemren.Me qetesonin mendjen qe e kisha mbuluar me mijera pyetje pa pergjigje dhe me zhyste ne kohe te vjetra:

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now