Kater fjalet e Connorit.

154 41 82
                                    

    Pikat gri vazhdonin te binin para syve te mi.Ose me dukeshin mua si vija gri sepse jam mesuar te shoh vizatimet femijerore ku shiu vizatohet me laps,ose ishin vertet ashtu.Por dicka ishte e sigurt:binte shi.

-Vella.-Zeri i Lucyt na beri te frenonim si makina.

  U kthyem nga ajo dhe i vellai e pyeti se cfare kerkonte.Ajo na pa njehere te gjitheve,uli koken dhe nje skuqje e lehte i mbuloi fytyren teksa fliste.

-Vella...-vazhdoi.-Ti i ben te gjitha per mua.Apo jo?

-Po,moter,patjeter.-e perqafoi ai.

-Po atehere po ma ben te mundur edhe kthimin ne shtepi?

    Koka e saj u ngrit,syte i nguli mbi bebezat e Thomasit dhe beri nje levizje para-mbrapa.E shkreta vajze!Donte te largohej.Te ikte prej ketij realiteti te shpifur.Ashtu doja edhe une.Edhe Levi.Edhe Thomasi.Edhe Nathaly.Dhe...madje,edhe profesori.Por nuk mundeshim...

-Moter...-tha Thomasi pas nje heshtjeje qe pasoi dhe qe mblodhi mendimet e te gjithe grupit e i beri nje.-Edhe une dua te kthehem.Por,nuk mundemi.

-Po ti m'i ploteson te gjitha deshirat,vella!-thirri vogelushja e gjore dhe syte iu mbushen me lot.-Ti me dhurove kukullen Barbi qe doja per Krishtlindje,ti me dhe edhe arushin Tedi qe doja per ditelindje!Po tani,vella?Tani qe e dua me te vertete shume,dicka,a po ma sjell dot?A po ma ben dot?Te lutem?

    Thomasi uli koken.Nuk dinte c'te thoshte.Jo se nuk kishte fjale,por nuk donte te thyente shpresat e se motres.E kuptova shume mire heshtjen e tij,por mbase te tjeret jo.E ata te tjeret ishte motra e tij.

-He,vella...po te pergjerohem.A do te me cosh ne shtepi tani?Hajde,me bej nje magji sic me bere ate me letra ne ditelindjen time.Te lutem,vella,te lutem!

   Ah,Lucy...Sa keq me vjen per te!

    Thomasi perseri nuk foli.Nuk donte.Nuk donte te fliste.Por as nuk donte te lejonte heshtjen te gelltiste fjalet e motres se tij te vogel.Se heshtja vriste ne menyren e saj misterioze.Vriste me fjale te heshtura.

   Kur e pame qe Lucy po e leshonte veten gjithnje e me shume,zeri i vetem qe erdhi ishte nga fundi i grupit:

-Lucy,shoqe...Ki guxim.

    Zeri i Connorit doli i ulet sikur te qe duke folur per nje sekret te madh

¡Ay! Esta imagen no sigue nuestras pautas de contenido. Para continuar la publicación, intente quitarla o subir otra.

    Zeri i Connorit doli i ulet sikur te qe duke folur per nje sekret te madh.Doli i holle si fershellime.Por,me e rendesishmja doli i qete,ashtu sic doja une dhe cdokush tjeter.Fytyra i rrezelliste nga dritat e ndezura te makines,syte sterre te zinj i kishte ngulur tek syte ngjyre oqeani te Lucy-s.

    Kur po e veshtronim,ai uli koken dhe faqet i moren ngjyren e domateve e te specit te kuq.Buzeqesha lehte.Connori dinte si te fliste ne keto raste,edhe pse me pak fjale.

Kjo ishte njera prej arsyeve pse me hyri ne trup nje ndenje e sinqerte per Connorin.

   Pas kesaj,nuk folem me.Vazhduam te prisnim.Edhe Lucy sikur e mblodhi pakez veten e i hidhte veshtrime fsehurazi Connorit.Sic dukej donte t'i thoshte faleminderit,por krenaria ia gelltiste fjalet e zemres.Po priste castin e duhur per te folur.Mbase do t'i thoshte faleminderit me vone.

Mbase.

-Po si do ta dallojme djalin qe do te na ndihmoje?-beri nje pyetje me mend Nathaly.

-Mbase duhet te presim.Mbase ai do te vije vete.-tha profesori aspak i sigurt ne ato qe po thoshte.

    Pritem.

E une bashke me ta.

E fshehta e nje misteri. ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora