Krishtilindjet.

80 20 65
                                    

   Hapa syte.Koka me dhembte si dreqi.Prej ballit me kullonin bula te vogla djerse.Krahet e kembet me ishin zhytur ne pluhur.S'po kuptoja asgje.Mora celularin prej komos dhe ora shenonte 05:34.Data 25 Dhjetor.Dite e diel.Festa e "cmendur" e Krishtlindjes!

-"Pse ndihem kaq e lodhur?Une ne gjume kam qene gjithe kohes.Po ngrihem tani,te ha mengjesin e te pi nje kokerr per te zhdukur kete dhimbjen e tmerrshme te kokes.Mos te harroj qe sot jane Krishtlindjet!"

     Keto ishin mendimet para se te ngrihesha e te freskohesha ne banjo.Sapo dola nga banjo,vura re dicka te ndriconte lehte poshte jastekut.Iu afrova dhe pashe nje instrument muzikor:nje harmonike.Ngrita shpatullat e cuditur dhe e futa tek nje prej sirtareve te komose.

    Kur zbrita poshte,shtepia mu duk bosh...dihet...mami dhe babi kishin shkuar ne Zvicer.Nuk me kujtohet mire se perse,por do te me pelqente te ktheheshin sa me shpejt.

    Zbrita ne kuzhine,mora nje molto,mbusha goten me leng frutash dhe u ula ne tavoline.Mengjesi me shijoi vertet shume nen melodine qe benin pikat e shiut kur perplaseshin ne xhamin e dritares.Kur perfundova se ngreni,u ngrita per te bere nje xhiro.Harrova ta merrja cadren dhe hapa deren.Sapo cela edhe deren e shtepise,pak me larg meje,qendronte me trupin drejt dhe me syte e ngulur tek mua nje djalosh rreth te 10-ve.

Sapo cela edhe deren e shtepise,pak me larg meje,qendronte me trupin drejt dhe me syte e ngulur tek mua nje djalosh rreth te 10-ve

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


      Fytyren e kishte te zbehte dhe te pluhurosur.Floket e zeza i ishin shtrire ne ball prej shiut te rrembyeshem.Xhupi qe kishte veshur,cizmet dhe pantallonat qe kishte mbathur me bene ta imagjinoja si klloun.Por ajo qe me cudiste me shume ishte se c'bente ky djalosh ne te gdhire te dites mu perpara portes te shtepise sime.

-Cfare kerkon?-e pyeta me ze te ulet,por zhurma e pikave te shiut e mbyti fjalen time.

-Cfare kerkon?-perserita me ze me te forte.

-Te kerkoj ty,motra ime.-Ai hodhi dy hapa drejt meje.

-Mua?Une s'jam motra jote,djalosh.-i buzeqesha e cuditur.

-Victoria...-Mu afrua.-Moter...ti me njeh,apo jo?Jam Connori,vellai yt.Vellai yt i vogel.Ti e di,apo jo?Ti e di kete?

-S'po te kuptoj...

    Vertet nuk po e kuptoja c'donte te thoshte.Nuk po e kapja dot fillin e fjaleve te tij kesaj rradhe.Aq e perhumbur isha,saqe nuk e vura re ate qe me leshoi djali ne fytyre.Per nje cast,e pashe veten ne erresire,pastaj dallova nje fytyre femije qe therriste:

-Mami,mami!Vellai u rrezua.Po qan.

-Nuk ka gje,zemer,mos u shqeteso.-u ngrit gruaja dhe vrapoi drejt shkalleve.

    Gruaja kishte floke te gjata bojekafe dhe dy sy te kalter.Nje fustan roze i mbeshtillte trupin e holle.Kurse vajza duhej te ishte e bija e saj.Kishte floke ngjyre cokollate te kapura bisht dhe dy sy te kalter si deti.Po qante sepse sic dukej,vellai i saj ishte rrezuar.Gruaja kapi per dore te bijen dhe vrapoi drejt oborrit.

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now