Videoloje?!

160 46 116
                                    

   Udhetimi vazhdonte dhe ne ecnim pareshtur.Ec e ec,ec e ec,gjithcka po shkonte mire.Ose te pakten,keshtu dukej,deri ne momentin kur ndodhi e papritura.

-Shikoni!-thirri Lucy.-Makine...qenka targe shume e cuditshme...c'eshte?

-Keni te drejte,zonja Otten.Hajde afrohemi edhe ca.-pranoi edhe profesori.

    Te gjithe bashke iu afruam me hapa te ngadalte e me zemren qe na rrihte si tambur drejt makines me targe te cuditshme.Menduam se brenda saj nuk do te ishte asnje njeri,por ja ku na doli nje burre rreth te 40-ve.I pari iu afrua profesor Twen dhe pastaj,ne.

-Me fal qe po ju pyes,por...dini ndonje gje per kete vend?

-Uau!!!Te tjere!Vertet s'e prisja.Te pakten...sot jo.-tha nje fjali goxha enigmatike burri.

-S'te kuptova.-leshova nje buzeqeshje te vogel.

-Ok,ok,e shoh qe nuk dini asgje.Ejani brenda.Aventura juaj fillon ketu.

-Brenda?Ne makine?Mos ke ndermend te na grabisesh tti neve?Epo,s'ke cfare te besh se ne nuk jemi edhe aq budallenj sa duket ai i humburi.-ia nisi Nataly duke treguar me dore Thomasin.-Se nese ke te besh me nje prej nesh,dije se ke te besh me te gjithe.Maskara!Hajde ikim,miq.Hajde,Lucy.

    I rashe lehte me berryl qe te pushonte,por ajo ma ktheu pergjigjen me nje te goditur ne bark.Kur pa qe Nataly po behej gati te largohej,profesori nderhyri ne cast:

-Zonja Miller,mos veproni keshtu.Duhet te pyesim per te kuptuar.Nuk te rremben kush ty,mos u bej antipatike.

   Nathaly nuk foli me,por pa me perbuzje  burrin e panjohur dhe i ktheu shpinen.Burri qeshi njehere,pastaj tha:

-Nese nuk doni te vini,mos hajdeni.Por...

-Hahahaha,jo ore ti!Do te vijme.-thirri Levi dhe kapi krahun e Nathalys qe mos te ikte.

     U futem brenda ne makine,edhe pse pakez ngushte...ose le te them te verteten shume ngushte.Megjithate,ia dolem te hynim e te uleshim.Teksa burri nisi te ngiste makinen,profesori qe ishte perpara me te e pyeti:

-Nuk arrij ta kuptoj se si kemi hyre ne kete rruge te panjohur...pastaj,edhe targa e makines suaj nuk me duket normale.

-E paskeni vene re.Ne fakt,ju jeni bere pjese e nje videoloje,ashtu sikurse une dhe ca te tjere.Keni hyre brenda nje reje qe ju ka futur ne nje videoloje.Ashtu ndodhi edhe me mua dhe me vajzen time,Breysin.

-Videoloje???-thirra e para.

-Ju thashe,eshte i cmendur ky.-ia priti Nathaly por vetem veshtrimi i rrepte qe i dha profesor Tweni arriti t'ia mbyllte gojen.

-Po si qenkemi pjese e nje videoloje?-pyeti Connori.

-Me lejoni t'jua shpjegoj.-vazhdoi ai.-Une kam ardhur prej larg.Hyra ne nje keshtjelle te cuditshme ne qytetin bregdetar te Eduardit bashke me vajzen time.Zbuluam rastesisht nje tunel dhe kur kaluam atje,u gjendem ne dollapin e dikujt.Dolem pa u vene re.Zbuluam se ajo shtepi ishte dhoma e nje keshtjelle dhe dollapi ishte fundi i tunelit.Ata qe sundojne ate shtepi jane te...-dhe verviti pakez duart,-te ligj!!!Kur dolem,na mbeshtolli nje re dhe na pruri diku ketu,prane nje toke levizese.Dhe...aty prane shkurreve hasa nje harte.E mora dhe...ja,ku e kam!-nxorri nje harte prej xhepit.-Kjo ketu eshte harta e videolojes.Shikoni,pikerisht ketu e kuptova lojen ku benim pjese.Lexon siper videoloje.Ne duhet te hapim thesarin qe eshte e verteta e keshtjelles misterioze.Dhe kjo eshte harta e aftesive.-tha dhe nxorri nje harte tjeter.-Ketu tregohen gjera interesante.Secili prej nesh ka 3 jete.Nese jeta shkon 0 atehere ai qe humb do te kthehet por pa mbajtur mend asgje.Pra,do te jetoje vetem ne te ardhmen dhe te tashmen.S'do te kujtoje asnje prej miqve te tij dhe kujtimevete femijerise.As vellain,madje.Vetem prinderit.E di,cdo gje po ju duket kaq rremuje...por eshte tamam si nje loje.Ka tjeter edhe keta shkopa magjik.Quhen Relly Trown.Nese shtyp kete butonin,do te shpertheje flaka.Nese shtyp kete,ka akuj e i fundit ka cdo gje:shkendija elektrike,merimanga...gjera te tilla.Por perdoren vetem kunder armiqve,ta dini.Po lendove mikun,ai do te humbi jete.Beni shume kujdes,ju lutem.Sepse edhe une padashur,kam gabuar levizje dhe humba jeten e fundit te vajzes sime.Kaq mund te them.

   Po e degjonim te shastisur rrefimin e tij.Ishte kaq e cuditshme qe ne te ishim tashme pjese e nje videoloje.Papritur,Lucy thirri e tromaksur:

-Por ne s'kemi marre as harte e asgje tjeter!!!!

-Oh Zot!!!I keni harruar ne token levizese me siguri.Ok,nuk ka problem.Do t'ju kthej me metoden me te thjeshte.Por do te vijne vetem 2 me mua,nuk rrezikoj per 100.-tha burri.

-S'jemi 100 ne,hapi syte.-mermeriti e bezdisur Nathaly.

    Keshtu qe u zgjodhen Levi me Thomasin.Menyra e thjeshte e burrit ishte flaka qe i vuri pas makines dhe qe i sherbeu si turbo.Brenda nje casti,u zhduken pas bimesise te dendur.

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now