Syte e kthjellet.

150 39 137
                                    

    Makina frenoi.Gomat e saj u perplasen rendshem ne rrugen me zhavorr,poshte qiellit te mrekullueshem te mbushur me yje te Dhjetorit.Zbritem poshte te gjithe.Ishim shume lart,sic duket ne maje te ndonje mali a te ndonje kodre.Era na rrihte fytyren,i ftohti na dridhte mishte.Cdo gje ishte e mbuluar nga nje erresire kombndjellese...vec drita e meket e henes ndriconte njeren pjese te tokes.Mes erresires e drites se zbehte,dukej deti dhe qielli.Nje ngjyre e vetme.Nje ngjyre e lezetshme blu.Por,nuk ishte si gjithmone.Tashme,shiu e prishte pakez mrekulline natyrore.

   Une per vete nuk mendoja keshtu.E dini perse?Sepse edhe shiu eshte pjese e mrekullise natyrore.

-Eshte kaq bukur ketu!-thirri Lucy duke shtrire krahet perpara sikur te donte te kapte te gjithe ajrin e ta mbyllte ne duart e veta te vogla.

-Ke te drejte,moter.-Thomasi iu afrua dhe u mbeshtet tek shpatullat e saj.

    Ndoshta,prej bukurise gjigande qe kisha para syve,nxorra harmoniken nga xhepi dhe nisa t'i bija.Nje,dy,tre nota...tre nota te trishta.

  I degjova ato tre nota.I degjova ato tre tinguj te trishte notash muzikore.Dukej sikur muzika zberthente shpirtin e tij.Dukej sikur notat e trishta hapte zemren e tij harmonike.

   Zemer harmonike...sa me pelqeu kjo!Sikur ta kishte thene me ze te larte!

   Edhe te tjeret i degjuan notat.U kthyem dhe nuk pame asnje njeri.Notat vazhdonin te ruanin te njejtin ritem.Averio qeshi e tha qe ishte ndonje shaka e videolojerave,ndaj u kthyem perpara.Por,trupi s'mu bind.Ktheva koken e ju betohem qe pashe nje fytyre mashkulli me tipare te buta.Dy sy te kthjellet oqeani,nje grumbull flokesh te zinj,nje fytyre te zbehte e te terhequr dhe...ne dore nje harmonike.

   Kur me pa,u be serioz

اوووه! هذه الصورة لا تتبع إرشادات المحتوى الخاصة بنا. لمتابعة النشر، يرجى إزالتها أو تحميل صورة أخرى.

   Kur me pa,u be serioz.Buzet e kuqe i hapi njehere sikur donte te thoshte dicka,por asgje.Vetullat e celeta e te holla iu ngriten pakez dhe dora e tij me harmoniken u zhvendos drejt xhepit te pasem te xhinseve.

  Ishte hera e pare per mua te me shikonin.Ishte hera e pare te me shikonin ne boten reale,ndonese une atje kam qene gjithmone.Ishte hera e pare per mua te ndieja veshtrimin e trembur te nje vajze te moshes sime.Ishte hera e pare,po e perseris.

   Para se ter mund te flisja,djaloshi sec mermeriti dhe nisi te behej i tejdukshem.Ne fillim,iu zhduken atletet me qafa qe kishte veshur,me pas xhinset e zeza,bluza blu dhe pak nga pak,edhe fytyra.Per nje cast,pashe se si harmonika e tij shkoi tek buzet dhe se si levizi lehte tastat me gishterinj teksa e mbante ne buze.Perseri ato notat e trishta emocionuese...sa bukur qe i binte!

   "Faleminderit per komplimentin dhe me fal per shqetesimin."S'do mend qe nuk ia thashe.Une nuk mund te flisja.Isha bere perseri i padukshem.Mendoj se nuk po kuptoni asgje,apo jo?Por nese une i bie harmonikes,atehere behem i dukshem.Nuk jam fantazem.Jam njeri,por me aftesi magjike.Dhe keto aftesi nuk i kam pasur vetem ketu ne videoloje,por i kam trasheguar nga te paret e mi.Me pak fjale,kam lindur magjik.E di,prape nuk po kuptoni asgje.Nuk ka problem.Do ta kuptoni.Mos harroni qe edhe Victoria nuk po kupton asgje,po njesoj si ju.Pra,nuk jeni vetem.

   Fillova te veshtroja verdalle.Ku kishte shkuar djaloshi me sy te kthjellet?E kisha para syve pak me pare.Mos mbase ishte bere i padukshem?Mundesh te behesh i padukshem ketu valle?Apo ai nuk ka qene fare?Ka qene pjelle e imagjinates sime fytyra e tij valle?

-"Duhet te kesh qene shume e lodhur,Victoria.-mendova.-S'do mend qe prej lodhjes ke pare nje halucinacion."

    Por,edhe pse i jepja vetes shpresa te kota,e dija...e ndieja qe gjithcka kisha pare ishte e vertete.Por,nuk po kuptoja asgje.

   E di cfare?Nje ndihme te vogel do t'jua jap.Per te kuptuar me qarte ekzistencen time,beni kete gje:

Mbani syte e mbyllur dhe mendjen e hapur.

E fshehta e nje misteri. ✔حيث تعيش القصص. اكتشف الآن