Dallget magjike (2)

118 33 196
                                    

    Nisem te ecnim drejt detit.Ndieva atletet e zeza te me qulleshin dhe xhinset te me pikonin uje.Isha e fundit.Averio dhe te tjeret ishin shume prane dallgeve magjike...dhe i bie qe u perpine te paret.Instivikisht,ktheva koken dhe pashe perseri ate djalin me sy te kthjellet.Bluza i ishte ngjitur pas trupit dhe floket e zeza i ishin shpupuritur nga era.Ne dore shtrengonte dicka...nje instrument muzikor...harmoniken.Mu kujtua dita kur u zhduk ashtu sic erdhi dhe u kthevaplotesisht me fytyre nga ai.Kur me pa,djali u tremb.Syte e kthjellet iu hapen si topa pingpongu.

   Victoria me pa...si nuk e vura re fare qe kishte ndaluar!

    Zemra gati po me dilte prej kraharorit.Nisa te kem frike.Djersa me mbuloi ballin.Befas,edhe moti pesoi nje te papritur.Nje shi i forte nisi te binte.Bubullimat cane qiellin.

    Mes shiut te rrembyeshem,hodha nje hap drejt tij.Djali u shtyt pas i trembur.

  Hapat e Victories nuk ndalonin.Shtyhesha pas.

-Ej,ndalo!-fola me ne fund.

   Ndalova.I preva hapat e tjere.Zeri i saj...po me fliste mua.Zeri i saj qe me kishte munguar gjithe keta vjet.

"-Ti flet shume bukur,Victoria.Sikur te flisnin te gjithe si ty!-i tha Rudi,duke pare buzet e saj e duke pritur fjale te tjera te embla te dilnin prej gojes se saj.

-Edhe ti flet bukur,paster dhe qarte.-i tha ajo me nje skuqje te lehte ne fytyre.

-Por jo aq bukur sa ty.Mos ma bej kot qejfin...une nuk di as te lexoj,jo me te flas bukur!-rrotulloi syte shoku i saj.

-E folura ndryshon nga te lexuarit,Rudi.-e perqafoi vajza dhe djali nuk ngurroi t'ia kthente."

-Mos u largo ashtu.Nuk dua te te bej keq.-i thashe me shpresen qe do te me degjonte.

    Erdhi casti,Rudi.

-Thjesht dua te di kush je...dhe me e rendesishmja,pse po na ndjek!-gati bertita qe te beja te mundur qe zeri im mos te mbytej prej zhurmes se dallgave te medha magjike.

   Kisha frike,por nuk doja te dorezohesha.Tashme,isha prane tij.Ne syte e kthjellet te djaloshit te panjohur po shikoja veten time.Isha pasqyruar ne to.Befas,buzet e tij levizen...

-Me fal per shqetesimin.-i thashe,duke ulur koken.

E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now