...

142 38 96
                                    

-Jam e lodhur.-thashe teksa rikujtoja fytyren dhe syte e kthjellet te djaloshit te panjohur.

-Zonja Hills ka te drejte.Duhet te shtrihemi per te marre nje sy gjume.-me mbeshteti profesori.

-Ok,le te vazhdojme neser.-pranoi Averio.

   U shtrime te lodhur prane njeri-tjetrit.Prane meje ishte Averio.U ktheva nga ai dhe e pyeta:

-A je i sigurt qe jemi vetem ne ketu?

    Pyetja ime e beri djaloshin te qeshte.Prita sa te mbaronte se qeshuri dhe e perserita pyetjen.Duke e pare qe e kisha seriozisht,ai me tha:

-E paske seriozisht.Ne fakt,Victoria...me cudit pyetja jote.Sigurisht qe jemi vetem ne,se ndryshe do ta kishim pare njeriun po te ishte ketu.Se ketu s'ke ku te fshihesh.

-Po nese je i padukshem?

-Po me ben te qesh.

    E kuptova qe nuk me besonte,ndaj nuk e bezdisa me.Ia ngula syte qiellit dhe vetullat mu pikelluan.Mu kujtua mami e babi,mu kujtua shkolla dhe qyteti im.Po me merrte malli.Per gjithcka.A do te mund te kthehesha valle?

   Gjithcka po me dukej e ngaterruar qe kur hyra ne ate keshtjelle.Videoloja...fantazmat...gjithcka po me sillej rrotull.Ne nje cast,por shume te shkurter,solla ndermend syte e djalit te panjohur.Kush ishte ai?

-Mbase po ta therras...do te me pergjigjet.-mermerita.

   U ngrita,hodha nje veshtrimet nga te tjeret qe i kishte zene gjumi dhe u largova pak me tej.Me zerin qe me dridhej,thirra:

-Ka njeri?

    Asnje pergjigje nuk erdhi.E perserita pyetjen,prape asgje.Sic dukej,ishte thjesht nje halucinacion i imi.E coroditur dhe e pergjumur,u shtriva.Gjumi me mori ne krahet e veta.

    Une aty isha,pas saj dhe e degjoja.Por nuk flisja.Se nuk doja ta trembja me shume.Nuk doja t'i tregoja se isha gjithmone me ta sepse te gjithe tremben nga magjia ime.Une preferoja padukshmerine dhe heshtjen.

  Me nje sforcim te madh,nxorra harmoniken nga xhepi dhe e vendosa ne goje.Notat u derdhen njera pas tjetres.Muzike e trishte si gjithmone...ajo me qetesonte shpirtin.E di c'po mendoni.Po mendoni pse eshte kaq e trishte muzika.Doni ta dini?Ok,mbyllni syte dhe mbani vesh.

E fshehta e nje misteri. ✔Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon