Teksa po ecja me nje buzeqeshje cinike ne fytyre,pashe grupin e miqve te mi te vjeter.Dukeshin shume te trishtuar.Perserita menjehere shprehjen qe me bente te padukshem dhe u afrova tek ata.Atmosfera rreth tyre ishte shume e zymte.Rregullova floket e zeza dhe u bera sy e vesh.
-Edhe c'na intereson neve per Rudin?-foli Levi i nxehur.-Ai eshte nje e shkuar!Cfare nese kemi vepruar gabim?Ajo ngjarje ka kaluar.Nese Rudi eshte lenduar prej nesh,le te jete lenduar!Ai nuk mund te ishte shoku yne,nuk mundej!Ishte magjik!Dhe,Connor...-iu kthye tim vellai.-Nese ty te dhimbset kaq shume Rudi,shko gjeje dhe thuaji "me fal".Neve mos na ngaterro me ne kete pune.Hajde,Nathaly.Vazhdojme te ecim.
-Mendoj se Levi ka te drejte,bukurosh.-i perkedheli edhe vajza floket e zeza Connorit.
Cfare?Levi nuk interesohet me per mua?Cfare?Eshte e pamundur!Jo,nuk dua ta besoj....nuk mundem.Thjesht,nuk mundem ta besoj.Nuk eshte e vertete!Levi ka qene shoku im me i mire!
U nxeha vertet shume nga menyra se si ata te dy na kthyen shpinen.Ngrysa vetullat dhe u bertita nga pas:
-Ju nuk e dini se sa shume eshte lenduar ai!Ju nuk e imagjinoni dot sepse nuk e vendosni dot veten ne vendin e tij!Kaq te ulet jeni...me vjen turp qe ju kam shok!Me vjen jashtezakonisht shume turp!Po e them hapur te verteten,Levi.Po e them hapur,perpara syve te te gjtiheve!Me vjen turp qe kam nje pale shoke si ju!Ju nuk dini te na mbeshtesni kur kemi te drejte!Ju nuk dini asgje!Ju jeni egoiste,doni vetem veten dhe nuk mendoni per te tjeret!Jeni egoiste,ja cfare jeni!Ju urrej!
Fjalet e Victories me cuditen.Kaq shume ishte lenduar nga ajo qe kishte bere ne femijeri ajo vajze?Vertet nuk e dija qe do te merzitej kaq shume per ca fjale te hidhura kundrejt meje.
Levi dhe Nathaly u kthyen njeheresh.Ajo muzike e lezetshme dhe e lehte tani ishte bere aq bezdisese per veshet e mi,sa nuk po e duroja dot me.Fytyrat e te dyve ishin bere te kuqe flake si llava e nje vullkani nga inati dhe i pari qe mu kundervu ishte Levi:
-Po mire e kemi edhe ne,Victoria!Eshte e kote te diskutojme ate qe ka kaluar!Edhe cfare nese e kemi bere gabim?Ke ndonje ide ti se si mund ta rregullojme?Me vjen inat kur mendoj qe te gjithe ju mbeshtesni Rudin!Ai vertet mund te kete qene nje shok shume i mire per ne,por nese ka qene magjik,atehere ka qene ndryshe!A e kupton kaq gje?
-Atehere,largohuni qe ketu!Largohuni!Nuk kemi nevoje per ndihmen tuaj!Jeni kot!Jeni kot,po e perseris!Ju nuk dini ta dalloni dhimbjen e nje tjetri!Mu hiq sysh,Levi!-Nxorra shkopin magjik dhe shkrepa butonin e fundit.
Shkarkesat elektrike u drejtuan drejt Nathalys.Vajza po qante.Lotet e kishin tradhtuar.Kur i pa shkarkesat,nuk u zhvendos por i la ta perjashtonin nga loja.
Nje pike loti i pikoi ne faqe dhe hapi gojen pergjysme.Nuk foli,por leshoi nje gjysem buzeqeshje te trishtuar perpara se te zhdukej perfundimisht.Edhe ajo ishte larguar po njesoj si Thomasi.Aq shpejt.Aq papritur.
E ndoqa skenen me sy te shqyer nga tronditja.Mendimi qe tashme Nathaly kishte dale jashte loje me trondiste jashte mase.Ajo kishte dale jashte loje prej shoqes se saj,Victories.Dhe kur miqte e saj te ktheheshin,nuk do t'i kujtoheshin aspak.Vetem ky mendim me beri qe nje grumbull lotesh te me mbushte syte e kalter dhe te me rreshqiste nje pike loti neper faqe.Nuk po e kuptoja dot se perse po qaja...por me thene te drejten,me pelqeu qe e lashe ate pike loti te me rreshqiste ne faqe dhe te vazhdonte "rrugetimin" e tij per te gjetur pakez paqe poshte mjekres.
-Cfare?Nathaly,jo!Nathaly!!!-gati bertiti Levi.
Nuk isha tronditur.Isha e qete.Madje shume e qete.Jo sepse doja qe ajo te largohej.Nuk isha e qete as nga inati.Thjesht,isha e qete sepse tashme doja te largohesha edhe une nga kjo loje e shemtuar.Nese nuk do te me mbante mend dy prej shokeve te mi te ngushte,atehere me mire do te ishte me mire te mos i mbaja mend as une ata.
Mendimin e Victories e lexova me nje fryme.Me la pa fjale.Ajo vajze aq e guximshme donte ta perjashtonte vete veten nga loja.Ishte kaq e tmerrshme kur e mendoja...Zemra me rrihte si tambur,dy pika te tjera loti me dolen prej syve dhe perfunduan neper faqet e mia.Jo...Victoria nuk mund te largohej!Jo...ata nuk duhej ta harronin njeri-tjetrin ne ate menyre!Ishte e tmerrshme per mua,por per ata?A ishte e tmerrshme per ata?Apo nuk e kuptonin fare se ku po shkonin duke u larguar?Ata do te harronin kete videoloje te bukur dhe cdo kujtim tjeter te meparshem dhe te lezetshem.A e kuptonin ata ku dreqin po shkonin?A e kuptonin cfare dreqin po benin?A e kuptonin,cfare dreqin po benin?Po i mbanin syte e hapur apo mbyllur se nuk po e kuptoja?
I pari qe me bertiti ishte profesori.Nuk i ktheva pergjigje.Nuk me interesonte se cfare thoshnin.Shtrengova shkopin tim magjik,iu afrua Levit dhe ia zgjata.Shoku me pa me cudi.
-Cfare do,Victoria?Perse ma dhe?
-Me gjuaj me te,Levi.Dua te largohem nga kjo videoloje.-thashe me gjysem zeri:ishte shume e veshtire per mua te lija vetem Connorin,Lucyn dhe vete ate.
-Jo,Victoria.-Djalit i ra shkopi nga duart dhe fytyra iu zverdh si limon.-Ti nuk mund te largohesh.Jo,Victoria.Nuk do te largohesh.Jo,kurre.
-Po.Dua.Eshte deshira ime.Jepi pra,Levi.-u ula,mora shkopin nga dyshemeja e ftohte dhe ia zgjata perseri atij.
-Cfare...por...
Buzeqesha trishte dhe e ktheva shkopin nga vetja.Nese ata nuk pranonin,atehere po largohesha vete.Kishin shtangur te gjithe.Nuk po vepronin.Nuk po dinin cfare te benin,cfare te thoshnin.Vetem po me shihnin.Sapo gjuajta butonin e fundit,dikush me shtyti dhe shkarkesa elektrike shkermoqi tere murin.
Kur e pashe qe Victoria e kishte me tere mend,nxorra menjehere harmoniken,i rashe dhe u bera i dukshem.U perpoqa ta shtyja sa me pare,por nuk e di se kush tjeter veproi perpara meje dhe me la aty mes grupit te Victories si nje idiot.
Sapo hapa syte pashe fytyren e atij biondit te neveritshem qe e kisha pare edhe ne castin kur me shpetoi Averio.Me shpetoi dhe kjo me cuditi me shume.U ngrita e tronditur.
Kur pashe fytyren e Francos u shushata krejt.Po ai?
I pari qe bertiti ishte Levi...dhe vetem ajo thirrje...dhe vetem ajo qe tha ai....vetem ajo fjale,ai emer me la pa fjale:
-FRANCO!
YOU ARE READING
E fshehta e nje misteri. ✔
Mystery / ThrillerViktoria kishte shoqerine qe te gjithe do te donin te kishin dhe nje vella qe duket se e kupton me mire se te tjeret. Duke luajtur ne pyll, ata e gjejne veten te ngaterruar ne nje rruge pa krye ku e vetmja gje qe gjejne perpara syve eshte nje keshtj...